Repolitix/ Kriza energjetike, Qefalia: Qeveria do paraqesë nesër masat mbrojtëse! Malko: Me këtë krizë, Rama i dha dorë Bashës të largojë vëmendjen nga Berisha

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ditën e nesërme një konferencë ku pritet të paraqesë programin me masat mbrojtëse të shtresave në nevojë ndaj asaj që paralajmëroi krizës energjetike. Këtë e konfirmoi edhe deputeti i PS, Xhemla Qefalia, i cili tha në "Repolitix" në Report Tv se në foks të qeverisë do të jenë shtresat në nevojë dhe biznesi i vogël.  Ndërsa ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gent Malko e shikon këtë krizë në një tjetër këndvështrim. Ai thotë se nuk ka krizë dhe se Rama artikuloi një krizë energjetike në vendin  tonë në këtë moment, për t'i dhënë një dorë Bashës që të shmanget vëmendja nga lufta brenda PD-së me Sali Berishën.

Pjesë e diskutimit ishte edhe çështja e Sali Berishës, i cili ende nuk ka mbajtur asnjë fjalim në foltoren e Kuvendit, por ka vijuar me "foltoren" e tij, qytet më qytet. Në vend që akuzat e tij dhe "hallet e popullit" t'i thotë në Kuvend, për ku dhe është votuar, Berisha endet rrugëve me militantët e tij. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gent Malko thotë se nëse Berisha flet në foltoren e parlamentit nuk do të sjellë asgjë tjetër përveçse përçarjen e partisë Demokratike. Sipas Malkos, rrethanat e kanë detyruar Berishën të bëjë këtë lëvizje. 

"Ka dy arsye. Është për të ardhur keq. Berisha është në pozitë të vështirë. Nuk mund të shkojë në parlament dhe të ulet në fund si një i përjashtuar. A mund ta bëjë këtë një njeri që është ndër politikanët me të rëndësishëm i këtij vendi. Për një njeri që mendon se ka personalitet, të shkojë të ulet në fund. E zëmë se Berisha flet, ca pasoje sjell? Ka nja 10 deputete që e përkrahin. Do sillte një gjë, çarjen e grupit parlamentar. E treta, ai shkon dhe bën atë që është më produktive. Ai nuk ka hall ti thotë Ramës c'ja fute me punën e çmimeve, ai ka hall të vendos të prevalojë çështja më e rëndësishme, që është çështja e së ardhmes së PD-së. Nuk ka asgjë të rastësishme, është lëvizje e detyruar", tha Malko.

Deputeti i PD, Xhemal Qefali ka preferuar që të mos e komentojë situatën brenda partisë demokratike, por sipas tij i rëndësishëm është fakti që sot maxhoraca dhe opozita janë bërë bashkë për një çështje shumë të rëndësishme, që vaksinimi kundër COVID  në vendin tonë të vazhdojë. Sakaq, deputeti Qefalia thotë se në PD ka një problem të madh, se cili do të marrë rolin e protagonistit, që të sulmojë kryeministrin.

"Po u fute në parlament deputet konsiderohen të barabartë. E rëndësishme është pesha fjalës. Në këtë kontekst e shoh që tek PD është problemin roli protagonist, kush do marrë revanin që do sulmoj Ramën. Për fat të keq kjo ndihet edhe në komisione, ku shihet një protagonizëm ku shikohet se kush të marrë rolin  e liderit. Kjo është një gjë që nuk i shërben të mirës kombëtare. Ne kemi opozitën që njihet ligjërisht, kryetari  i PD, se ata sollën përbërjen e grupit parlamentar. Lajmi kryesor është që bashkuan votat për një çështje të rëndësishme. Të dyja forcat politike në fund vendosën që Shqipëria të vazhdojë vaksinimin", tha Qefalia.

Por, ish-deputeti Myslim Murrizi nuk ndan të njëjtin mendim mbi bashkimin e opozitës e maxhorancës për blerjen e vaksinave, duke e konsideruar votimin një turp. Ai hedh akuza të drejtpërdrejta për të dyja palët, duke thënë se, aty ku ka lek, ata janë bashkë. Sipas tij, çmimi i vaksinës Pfizer është rritur, por asnjë nga deputetët e opozitës nuk kërkoi ta shihte faturën.  

"Sa herë kanë votime për lek këta janë bashkë. Nuk e dëgjova asnjë deputete të opozitës, ku është fatura. Pfizer ka rritur çmimin. Votuan edhe heshtën. Ky votim është turp", tha Murrizi.

Për analistin, Ilir Kalemaj problemi i Partisë Demokratike është ekzistenca, ata nuk duhet të ishin përçarë, por duhet të ishin bërë bashkë përballë Edi Ramës.

"Tragjikomedi! Një lider qeverie që ka gjithë komoditetin për tu tallur, pavarësisht së është mjeshtër i komunikimit politik. Më vjen keq që është ashtu. Shoh një opozitë që e ka vënë veten në pozitat më të dobëta. Rama merret me dilemën, është Basha apo Berisha. Problemi i PD është ekzistenca. Berishën e ke duke folur për partinë e vet që e ka formuluar. Opozita duhet të ishte një bllok, përballë një politikani vizionar për të qeverisur një vend. Rama e vë gishtin tek dilema. Nga kjo pikëpamje kjo është tragjikomedi", tha Kalemaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:39
Kriza energjetike, Qefalia: Qeveria do paraqesë nesër masat mbrojtëse! Malko: Me këtë krizë, Rama i dha dorë Bashës të largojë vëmendjen nga Berisha

Deputeti i PS, Xhemla Qefalia tha në "Repolitix" në Report Tv se nesër qeveria do të paraqes planin mbrojtës për krizën energjetike, ku në foks do të jenë shtresat në nevojë dhe biznesi i vogël.

"Kryeministri nesër jam i bindur se do të shpalosë për t'iu gjendur pranë shqiptarëve për të marrë masa që shtresat në nevojë, që është relativisht jo e vogël, të ketë mundësi të mos e ndjejë këtë krizë të madhe dhe po ashtu edhe biznesi i vogël që kjo të kalohet me sa më pak dhimbje", tha Qefalia

Ndërsa ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gent Malko e shikon këtë krizë në një tjetër këndvështrim. Ai thotë se nuk ka krizë, por kjo është pjesë e një projekti botëror që do të ndryshojë mënyrën e manaxhimit të energjisë në raport me karburantet fosile në të ardhmen. Dhe kjo tha Malko lidhet edhe me projektin Shqipëria 2030 që ka Rama. Fakti se pse Rama artikuloi një krizë energjetike në vendin  tonë në këtë moment, për Malkon është bërë për t'i dhënë një dorë Bashës që të shmanget vëmendja nga lufta brenda PD-së me Sali Berishën.  Madje Malko shtoi me ironi se sapo Rama paralajmëroi krizën energjetike, Basha doli me 7 pika për zgjidhjen , a thua se po i mbante në xhep.

"Kjo duhet parë edhe në një mënyrë tjetër. Mund të duket  sikur i dha një dorë Bashës, pasi shkëputi të gjithë vëmendjen nga ajo që po ndodh me Berishën dhe e solli vëmendjen te kriza. Rama mund të dilte dhe ta bënte publike dhe më vonë, dhe Basha doli menjëherë me 7 pika sikur i kishte në xhep dhe disa prej tyre do i pranojë qeverisa se janë "zgjidhje shumë të mira".  Nuk është Rama i pari që thotë se ka krizë, kanë dalë liderë botëror. Por kjo ka të bëjë më një projekt që quhet marrëveshja e re e gjelbër që nuk ka të bëjë fare me Shqipërinë. Ky është një projekt që lidhet me ndryshime të thella në mënyrë se si menaxhohet energjia dhe ekonomia ne raport me karburante fosile dhe i përket axhendës 2030 të Ramës. Këtë çështje në këtë vend e dinë pak vetë, që janë edhe Rama e Basha dhe për mënyrën se si do të funksionojë në vazhdim. Rama po fillon të përgatisë terren për t'u përgatitur për ndryshimet esenciale  që pritet të ndodhin", tha Malko.

SI.E./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë