Berisha: Benet Beci hajde dil në debat me Bardh Spahinë dhe jep llogari
Kandidati demokrat për Shkodrën, Benet Beci dhe ish kryeministri Sali Berisha
SHKODËR- Nga kryeqendra e veriut, ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kandidatit të socialistëve, Benet Beci që të dalë në një debat me Bardh Spahisë. Sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për të dhënë llogari para qytetarëve.
“Karshi Bardh Spahisë kandidon përfaqësuesi i Edi Ramës. E meriton këtë që po bëni ju, megjithatë kjo është njëra anë, ana tjetër është ftesa ime; Benet hajde këtu bashkë me Bardh Spahinë, dilni para qytetarëve dhe jepni, jepni llogari për çdo gjë. Përgjigjuni të gjitha pyetjeve të qytetarëve të Shkodrës dhe me këtë ti dëshmon se ke ndjenjën e përgjegjësive, përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Shkodrës”, tha Berisha.
Ai nuk i ndali akuzat as në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
“Merreni në dorë, flamurin e fitores, flamurin e kësaj fushate, sepse në të vërtetë për nënën, motrën, vajzën, gruan shqiptare, armik më të egër në pushtet se Edi Rama nuk kanë paturndonjëherë. Ai është një mizogenist i pashoq dhe i pashembullt dhe nuk e quaj të tillë për gosipin që ekziston për dhunën brutale që përdor në familje, etj., etj., se nuk janë punë të mia ato, por e quaj të tillë për vuajtjet, dhimbjet, psherëtimet, brengën që ai u krijoi gjatë këtyre viteve, nënave dhe motrave, vajzave shqiptare, duke i zhytur në varfëri, duke detyruar fëmijët e tyre të largohen nga vendi, vëllezërit, motrat, djemtë e vajzat të marrin dheun se nuk mund ti mbajnë në shtëpitë e tyre”, tha Berisha.
Berisha është i bindur që do të marrë Shkodrën, duke theksuar se provën e ka dhënë edhe në 6 mars.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
22.6%
-
As i mirë as i keq
33.1%
Vota total: 1433
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor, 19:48
-
Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes
26 Dhjetor, 19:39
-
‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, non grata s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!
26 Dhjetor, 18:14
-
Studio Live/ Debat i fortë në REPORT TV, Bala: S’e dimë se ç’ka thënë Këlliçi për diplomën, pasurinë dhe foton me Trump! Balliu: S’është e vërtetë! Islami: Duhen fakte
26 Dhjetor, 17:51
-
Dimri i vërtetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz, prifti mbetet në rrugë! Vështirësi dhe në Shishtavec e Theth
26 Dhjetor, 15:43
-
'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë
26 Dhjetor, 14:31
-
Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit
26 Dhjetor, 13:56
-
Albin Kurti 42 km rrugë? Gjatë mandatit të qeverisë u ndërtuan 1.6 kilometra për 3 vite
26 Dhjetor, 11:25
-
Tiranë/ Protesta e 23 dhjetorit, gjykata liron nga arresti 7 protestuesit e opozitës! Vendosen në masën 'detyrim paraqitje' për pengimin e qarkullimit dhe kundërshtim ndaj policisë
26 Dhjetor, 10:55
-
Shkodër/ Orteqet krijuan probleme në rrugët Qafë-Thore-Theth, hapen të gjitha akset problematike (VIDEO)
26 Dhjetor, 10:00
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:38
cfare ka bere benet beci qe te dale te jape llogari mor malok i qelbur..tu shofte fara....
PërgjigjuDebatet per fushate do te ishin nje gje shume e mire,shume demokratike,por jo ne Shqiperi,ku debatuesit nuk kane pike respekti per kundershtarin,mjafton te shikosh emisionet e pernatshme ku te gjithe flasin e ulerasin ne te njejten kohe,asnje nuk degjon tjetrin,rrahin uje ne havan pa rezultat dhe ne fund ka raste qe dhe kalojne ne ofendime.Une nga qe jetoj jashte i kam pas ndjekur keto emisione ndonjehere ne YOUTUBE,por nuk i ndjek me.Tani vetem nena ime ka akoma nerva t'i ndjeke keto programe ku e vetmja gje qe mungon eshte respekti per mendimet e fjalet e kundershtarit.Imagjinoni tani debatet elektorale.
PërgjigjuBeci eshte kapacitet nuk I takon me be debat me Spahine
PërgjigjuKy i cmendur qe nuk le rast pa marre neper goje vajzat dhe grate duhet denuar me ligj nderkombetar.Kerkon me dhune te ule vlerat e njerezve por per fat Beci eshte dhurat ne politiken shqiptare.
Përgjigju