Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi sot (19 Dhjetor) ashpër ambasadën e SHBA për deklaratën e disa ditëve më parë, duke akuzuar ish-ambasadoren Yuri Kim si autore të saj.

Ish-kryeministri tha se "5 Nëntori ua dha përgjigjen atyre", duke iu referuar zgjedhjeve në SHBA dhe fitores së Donald Trump si president, duke e quajtur "administrata e vjetër" autorët e deklaratës kundër tij për çështjen "non grata". Përgjigja erdhi pas deklaratës së SHBA se 'nuk punon me persona të shpallur non grata'.

Nën akuzë prej një viti për aferën e dosjes “Partizani” dhe i shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe Britania, ai foli sot pasi doli nga godina e Parlamentit në lidhje edhe me disa çështje që lidhen me zhvillimet politike brenda Kuvendit dhe jashtë tij.

Ish-kryeministri akuzoi kryeparlamentaren Elisa Spiropali për shkeljen e procedurës së seancës dhe Kushtetutës, duke e cilësuar edhe me epitetin “pëllumbesha spirogjoka”.

“Procedura është përparësi absolute e patjetërsueshme, përveçse në këtë Parlament. Kjo pëllumbesha spirogjoka pas mbledhjes së grupit parlamentar ka frikë se i nxjerrin 5 milionshin, ku të dush dhe si të dush, kjo është kryetare e pakallur e Kuvendit!”, tha kreu i selisë blu.

Ndërsa i pyetur nga gazetarët për deklaratën e fundit të ambasadës së SHBA-ve, ai bëri përgjegjëse administratën e vjetër të SHBAve dhe ish-ambasadoren Yuri Kim, duke thënë se “nuk do diskutonte të shkuarën”, sepse “5 nëntori (zgjedhjet në SHBA) ia dhanë përgjigjen”.

“Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën. 5 Nëntori u dha përgjigjen këtyre. Kjo administratë ka humbur. Pyet për atë që vjen se për atë që iku nuk besoj se ka mbetur gjë që s’kam thënë. Ishte e shkruajtur nga dora e Kimit (deklarata e SHBA), ishte ndryshuar pak por s’ka gjë, dukej dora e saj”, tha Berisha.

Më tej ai dha deklaratë edhe për mbledhjen dypalëshe të qeverive Shqipëri-Kosovë më 20 Dhjetor në Prishtinë, duke e akuzuar Ramën se kishte bërë përpjekje të rrëzonte qeverinë e Kurtit, bashkëpunonte me Beogradin duke i vënë sanksione Kosovës dhe madje ndaloi këngën e himnit të ri të kombëtares “Mora fjalë”, duke dalë kundër figurës së Adem Jashari.

“Po ekspozoj këtu para shqiptarëve Së pari datë 20 Dhjetor mblidhen 2 parlamentet në Kosovë-Shqipëri. Ky parlament s’mund të shkojë në një mbledhje të përbashkët kur ka hedhur poshtë rezulutën e gjenocidit serb në Kosovë. Prandaj do kërkojmë që kjo rezolutë, të votohet para se Parlamenti të shkojë atje. Të mos jetë hipokrizi kombëtare, por akt i pranueshëm kombëtar. Të kërkojë të falur. Së dyti sepse Rama ishte i para që vuri sanksione ndaj Kosovës. Ky Parlament të kalojë një rezolutë ndjese falje kombëtare për aktin e turpshëm të Shqipërisë, nga asnjë vend tjetër, përveç Shqipërisë ndaj Kosovës”, tha ai.

Për të kaluar më tej tek debati për këngën e kombëtares shqiptare si himn në stadium, duke shigjetuar përsëri kryeministrin Rama:

“Ndalimi që i bënë në stadium që i bënë kuqezinjve, i himnit të këngës Mora Fjalë e poetit Naim Gjoshi. Kënga u shndërrua edhe fal virtuozitetit të Shkurte Fejzës në himn të kuqezinjve. Tani zëvendësimi që pretendon Edi Rama me këngën tjetër që i ka bërë me Rrjedh në ligjërime, janë dy këngë të ndryshme. Në radhë të parë Shqipëria ka himnin aty, hapet me himnin kombëtar çdo ndeshje. Unë e dua shumë “Rrjedhë në këngë e ligjërime”, por për tifozërinë është lehtësisht e këndueshme ‘Mora fjalë’. Kjo s’ka asnjë fjalë që nxit konfliktualitet apo armiqësi. Adem Jashari është kreshta e heroizmit botëror, s’ka komb tjetër që të ketë një Adem Jashar. T’i përkulesh Beogradin në një kohë kur ai është kryeluftëtari i kombit, është akt poshtërues. Në fakt lexova një deklaratë që dukej si nga zyra e Fugës sepse ja njoh dorën. E ftuan vetë atë, e pamë në stadium, janë gënjeshtra të Edi Ramës, ai e ndaloi me urdhër të Beogradit atë. Ndaj duhet rezoluta para seancës në Prishtinë. Mund të votohet edhe sot rezoluta për dënimin e gjenocidit serb, mund të dënohen sanksionet e Ramës ndaj Kosovës, përpjekjet e tij për të përmbysur qeverinë e Kosovës dhe për atë që bënë për himnin e Adem Jasharit”, u shpreh ai në fund të fjalës.

A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat me kimikate/ Bardhi: Qarkullojnë apo jo këto sasi në Shqipëri dhe Kosovë? Ministria e Bujqësisë të sqarojë a është lajm i vërtetë

Mandarinat me kimikate/ Bardhi: Qarkullojnë apo jo këto sasi në Shqipëri dhe Kosovë? Ministria e Bujqësisë të sqarojë a është lajm i vërtetë