Berisha: Bardhi të mos i thurë lavde SPAK, të zbardhë rolin e tij në vrasjen në Elbasan! I përgjigjet deputeti: Bandat në ortakëri me “Foltoren”, s’ka asnjë deklaratë distancimi

Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij”. Kështu i komentoi Sali Berisha deklaratat e Gazment Bardhit në Komisionin e Ligjeve ku pretendoi se socialistët pranojnë propozimet nga grupi i ish-kryeministrit. Ndër të tjera, Berisha thotë se Bardhi nuk duhet t'i thurë lavde SPAK, por të zbardhë rolin e tij  në ngjarjen e Elbasanit ku u vra Pjerin Xhuvani.

Nuk vonoi reagimi Gazment Bardhit, i cili thotë se Sali Berishës vetëm shpifja i ka mbetur si instrument në politikë. Bandat e Elbasanit thotë Bardhi, janë në ortakëri me Sali Berishën dhe sot e kwsaj ditw nuk ka asnjë deklaratë të SB për t’u distancuar nga ndërhyrja e bandave të Elbasanit në punët e Foltores.

Berisha nuk hezitoi të komentonte edhe mbledhjen e ditës së djeshme të grupit parlamentar të PD të thirrur nga Alibeaj, për të cilin tha se po shkelmon mbi veten. Sipas Berishës, katër demokratë që nuk janë pjesë e grupit të PD ishin pjesë e mbledhjes dhe Alibeaj i ka bërë pjesë për të thënë se ka arritur kuorumin.

Ndër të tjera, Berisha komentoi edhe rrëfimin e Nuredin Dumanit që zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin, për të cilat Shqiptarja.com dhe Report Tv siguruan DOSJEN. Berisha i bën thirrje që të nxjerrë bisedat që pretendon se ekzistojnë mes Suel Çelës me Taulant Ballën. Ndër të tjera paralajmëroi protesta duke thënë se është hequr testi i drogës për policët dhe ngjarjet e fundit, sipas tij tregojnë se efektivët janë nën efektin e drogës.

"Fytyra e vërtetë e kësaj qeverie është ajo e Nuredin Dumanit. Një serial killer i cili po flet dhe unë e vlerësoj vendimin e tij për të rëfyer, por i bëj thirrje të rrëfejë çdo gjë se deri tani nuk ka thënë asgjë tjetër vetëm atë çka kemi ditur që të gjithë. Nuk ka patur asnjë dyshim se Banda e Elbasanit dhe të tjera kanë qenë fund e krye të lidh7ura me qeverinë dhe kanë patur në xhep prokurorinë e Elbasanit por edhe prokurorë të tjerë të mëdhenj në Tiranë, ministra, mbi ministra. I bëj thirrje Dumanit në emër të asaj që rifiton në vetëvete një njeri që rrëfehet.
 
Një i penduar i drejtësisë është një njeri që vendos të rrëfejë në kuptimin moral krimet që ai ka kryer për të shpëtuar shpirtin e tij dhe kjo është e pranueshme, ky rrëfim. I bëj thirrje ta bëjë të plotë me guxim, sepse ka një tendencë absolute çensure të rrëfimeve të tij tronditëse. të cilat dëshmojnë atë që është thënë çdo ditë nga media, shoqëria dhe Shqipëria. Është denoncuar me kohë. Ata plaçkisnin, vrisnin, përdhunonin, bënin  çdo gjë sepse mbyllnin çdo çështjke m eurdhër nga sipër. I bëj thirrje të dalin të gjitha bisedat e Suel Çelës me Taulant Çelën.
Taulant Çela është minimumi, nuk është më i madhi, se ato shkojnë direkt tek Edi Rama", tha Berisha.

“Edi Rama përvetëson pronat e shqiptarëve përmes gjykatave”. Ky ishte reagimi i Sali Berishës për vendimin e fundit të qeverisë që detyron administratën shtetërore të heqë dorë nga 3800 cështje për të cilat ishte bërë rekurs me qëllim që të ulet stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë. Sipas Berishës ka mungesë transparence dhe kjo tërheqje do të kushtojë miliarda euro dëm për pasurinë publike. 

“Jam për para jush për të denoncuar me ashpërsinë më të madhe vendimin e fundit të Edi Ramës me të cilën ai dëshmon çdo ditë e më shumë se Gjykatën e Lartë apo Sado - Gjykatën tani e tutje do e quani Sado - Gjykatë, Gjykata Sadushi, e ka kapur përmes Sadushit të tij, për sa koordinohet në planin e qartë të masave në mënyrën e dhënies së drejtësisë së shqiptarëve. 

Edi Rama dhe Sadushi i tij kanë zgjedhur drejtësinë Sui Generis për qytetarët shqiptarë dhe kjo është një histori e rëndë turpi.  Edi Rama përvetëson pronat e shqiptarëve përmes gjykatave si edhe ushtarëve të tij në administratë. Mungesa e transparencës, shkelja e ligjit janë parimet bazë të punës të qeverisë së tij që pa dyshim do të filtrojë rekurset sipas porosive që Agaçi do shpërndajë sipas urdhrave të Ramës që tashmë me vendimin e tij, vendos publikisht dhe haptas kontrollin mbi sistemin gjyqësor. 

Në mungesë të plotë transparence pa asnjë analizë të detajuar të rasteve por edhe dëmit të madh kolosal që mund t’i shkaktohet shtetit për rrjedhojë, taksapaguesve shqiptarë, në shkelje të plotë të Kushtetutës, Këshilli i Ministrave vendos që për të gjitha institucionet në varësi të KM, të hiqet dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë për çështje me natyrë administrative, apo civile. Mafia e tmerrshme e tokave, e drogës dhe e pronave, amnistohet. Nuk shkon më në Gjykatë të Lartë, mjafton të çojë qesen në Apel se sipër ja ka zgjidhur Rama në Gjykatën e Lartë.

Vlera e kësaj tërheqje është miliarda euro dëm për pasurinë publike dhe qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.

Ditën e djeshme, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, tha se vendimi u mor për të lehtësuar stokun me më shumë se 35 mijë dosje në Gjykatën e Lartë, që është shkaktuar kryesisht nga mungesa e gjyqtarëve që janë shkarkuar nga vettingu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:10
‘SPAK të zbardhë rolin e Bardhit në vrasjen në Elbasan’, deputeti i përgjigjet Berishës: Je në ortakëri me bandat, ndërhynë në punët e Foltores

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur Sali Berishës, i cili i kërkoi SPAK që të hetojë vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

‘Shpifja është i vetmi mjet që i ka mbetur Sali Berishës për të bërë politikë. Ai e di shumë mirë se roli im në Elbasan ka qenë dyfishimi i mandateve për PD nga 3 në 6 mandate përballë terrorit të bandave të pushtetit, që sot janë në ortakëri me Sali Berishën. Sot e kësaj dite nuk ka asnjë deklaratë të SB për t’u distancuar nga ndërhyrja e bandave të Elbasanit në punët e Foltores. Me shpifje as nuk mbulon dot të vërtetën, as nuk shkon dot larg.’- shkruan Bardhi.

Ora 15:15
Alibeaj i përgjigjet Berishës: Duket se kush është në pazare të fshehta me Ramën

Enkelejd Alibeaj u është përgjigjur akuzave të bëra më herët nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në një postim në Twitter, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së thotë se nuk janë deputetët e Grupit Parlamentar, peng i Edi Ramës, por duket se kush është duke bërë pazare të fshehta me kreun e qeverisë.

Sipas Alibeajt, bëhet fjalë për po të njëjtën njerëz që kanë dëshmuar mungesë koherence në qëndrimet e Ramës dhe që tashmë “hedhin baltë mbi çdokënd që mendon ndryshe.

“Asnjë formë e vjetëruar komunikimi nuk e fsheh dot dështimin në përballjen me të vërtetën dhe vullnetin e lirë të demokratëve. Pazaret e politikës së vjetër janë të vështira të çrrënjosen nga mendësitë e atyre që për 30 vjet mbajnë peng interesin e shqiptarëve. Nuk janë deputetët e grupit parlamentar të PD peng i Edi Ramës dhe shpurës së tij. Ata që janë në pazare të dukshme dhe të fshehta me të, ata që ndër vite kanë dëshmuar mungesë koherence në qendrimet ndaj qeverisë Rama dhe partnerëve të saj, janë sot të njëjtët që hedhin baltë mbi çdokënd që mendon ndryshe. Respekti për interesin e qytetarëve dhe jo për hallin personal është treguesi", shkruan Alibeaj. 

Ora 13:31
PD kundërpërgjigjet: Berisha përdor një ngjarje të rëndë për interesa personale, ka partner kryesor Edi Ramën

1653251462_SeliaePD.jpg

Pas konferencës për mediat të Berishës, PD me anë të një reagimi në faqen zyrtare të Facebook i është përgjigjur ish kryeministrit duke thënë se përdor një ngjarje të rëndë për interesa personale. Ndër të tjera thotë se Berisha mbron bandat e Elbasanit sepse i përdori kundër demokratëve në tentativën për të marrë peng PD.

“PD dënon me forcë përdorimin e një ngjarje të rëndë për interesa të Sali Berishës. Është e pafalshme të shohësh se si Sali Berisha mbron bandat e Elbasanit edhe pse ai tashmë është peng i tyre, sepse i përdori kundër demokratëve në tentativën e tij për të marrë peng PD.

Për hallin e tij, Sali Berisha bëri koalicion edhe me Aqif Rakipin, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Këtë e dinë gjithë demokratët dhe gjithë qytetarët e Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit. Për hallin e tij, Sali Berisha kërkon të shkatërrojë PD-në dhe ta izolojë atë nga çdo partner ndërkombëtar.

Siç po shihet çdo ditë në këtë sipërmarrje, ai ka partner kryesor Edi Ramën. Mjafton të shikoni sot vendimin e Komisionit të Ligjeve, për të kuptuar se si Edi Rama është aleati i Sali Berishës. Ata kanë halle të përbashkëta dhe për hallet e tyre duan të bëjnë kurban PD-në”, thuhet në reagimin e PD.

Ora 12:59
Berisha: Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij! Të mos i thurë lavde SPAK, por të zbardhë rolin në vrasjen në Elbasan

 

Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij”. Kështu i komentoi Berisha deklaratat e Gazment Bardhit në Komisionin e Ligjeve ku pretendoi se socialistët pranojnë propozimet nga grupi i ish kryeministrit. Ndër të tjera, Berisha thotë se Bardhi nuk duhet t'i thurë lavde SPAK, por të zbardhë rolin e tij  në ngjarjen e Elbasanit ku u vra Pjerin Xhuvani

“Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij, unë e kuptoj luftën që bën për të shpëtuar shpirtin, por prapë është i pashpresë. Të zbardhë njëherë, të mos i thurë lavde SPAK-ut, të zbardhë rolin që ka pasur në vrasjen e Elbasanit, Bardhi dhe Balla janë përgjegjës politik për atë gjakderdhje që ndodhi. Të shkojë dhe të japë sqarime”, tha Berisha.

Kujtojmë se në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Berdhi tha se një prej kandidaturave, ai i Simon Mirakës është propozuar nga Berisha.

“Jeni të pafytyrë se keni bërë një betim që nuk votoni asnjë person të propozuar nga non grata, ja tek e keni firmën, sapo votuat një person që është propozuar nga non grata, po ju tregoj se çfarë përfaqësoni ju, ata njerëz që tjetër thoni dhe tjetër bëni. Jeni betuar ju, keni 6 muaj, që do rrëzoni çdo dokument që vjen nga non gratat, shpjegojeni votën tani”, u shpreh Bardhi.

Ora 12:53
Berisha paralajmëron protesta: Policët janë të droguar, Rama ka urdhëruar ndalimin e testit të drogës

 

Sali Berisha ka paralajmëruar protesta në Tiranë pas ngjarjeve të fundit me dy policë që tronditën kryeqytetin. Caush Saliasi u ekzekutua nga kolegu me armën e shërbimit ndërsa efektivi i FNSH plagosi fqinjin me të cilin po pinte në një lokal me armën e shërbimit. Sipas Berishës, duhet të ngrihen në protesta sepse janë policët e droguar.

“Procesi që po kalon PD është i domosdoshëm dhe jetik për rithemelimin e saj. Është një kohë e humbur për protesta. mjaftojnë 2 vrasjet e fundit nga policët e droguar. Njëri u ekzekutuar brenda në komisariat, dhe tjetri njeri me probleme të shëndeti mendor që nuk kishte pasur agresivitet asnjëherë qëllohet. Droga është bërë një normë në policie dhe Edi Rama ka urdhëruar ndalimin e testit të drogës, gjëja më absurde dhe kriminale. Dy vrasjet janë të lidhura me drogën. Nuk do mbetet pa u dëgjuara fjala jote për protesta”, tha Berisha.

Ora 12:39
Berisha: Alibeaj shkelmon mbi veten! Në mbledhje kishin demokratë që nuk janë pjesë e grupit të PD

 

Sali Berisha ka komentuar mbledhjen e grupit të PD që mbajti një ditë më parë Enkelejd Alibeaj duke thënë se në mbledhje kishte 4 demokratë që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

“Një grup i vogël, ndër ta ish kryetari dhe 2-3, Alibeaj e të tjerë të kapur këmbë, krye dhe xhep nga qeveria thonë se këto nuk kanë ndodhur, nuk janë të vërteta. E vërteta është se kjo lojë dështoi në mënyrë përfundimtare se ishte përpjekje e tmerrshme për të kapur peng pluralizmin. Loja ishte të mos kemi pluralizëm politik. Çfarë bëri Alibeaj dje? Unë tha kam kuorum këtu. Para 10 ditësh, grupi parlamentar tha ka 40 deputetë. Dje ishin 4 demokratë që nuk i përkasin grupit parlamentar se Kuvendi ia ka dhënë grupeve të tjera. Për kuorum mbledhja e tij duhet ta kishte të paktën 27 deputetë.

Kur i intereson e thotë e kam me 40, kur i intereson thotë se ka një sharlatan që ka mungesë totale respekti për veten, keqpërdoret nga Edi Rama, harron se ka patur funksione të rëdnësishme dhe në qeveri e kur bën akte të tilla vetëm sa shkelmon mbi veten e tij. Ajo që mund t’u them se mrekullia shqiptare e shekullit 21 ishte shpëtimi i pluralizmit politik, jo rikthimi i Sali Berishës”, tha Berisha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 27/05/2022 18:49

    Salihu po ankohet-akuzon se, Rama ka kapur shtetin,ka kapur gjykatate prokurorine,ka kapur kete e ate.Po mire ore Salo!Po kapja ti Rames,çka po pret,se ia kap dikush tjeter para teje, e ti prap ngelesh duar thate.

    Përgjigju
  • Taulant: 27/05/2022 13:59

    O non grata u ringjalle tiii…ik e futu me naj vend qe sdo te te gjeje njeri se dhe pak dhe do vije dhe dita jote te gjykohesh per te gjitha te kqiat qe i ke ber popullittt…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi