Buxheti dhe paketa fiskale/ Berisha publikon 23 amendamentet, përfshin edhe ato të grupit të Alibeajt! Nga ulja e TVSH-së 6% për energjinë elektrike deri te heqja e akcizës për gazin

Buxheti dhe paketa fiskale/ Berisha publikon 23 amendamentet, përfshin edhe ato të grupit të Alibeajt! Nga ulja e TVSH-së 6% për energjinë elektrike deri te heqja e akcizës për gazin

Sali Berisha

Ashtu si Ilir Meta, edhe Sali Berisha me deputetët që e mbështesin kanë përgatitur 23 amendamente për buxhetin 2023. Pas mbledhjes me kryesinë e Rithemelimit, u shpreh se deputetët kanë thirrur interpelancë me Edi Ramën. Mes amendamenteve, Berisha thotë se përfshihet ulja e TVSH-së me 6% për energjinë elektrike dhe për ushqimin. Nuk mbeten jashtë vëmendjes edhe rimbursimi i dëmeve të Covid për bizneset dhe fondi rezervë i KESH për përmbytjet.  Në 23 amendamentet e propozuara nga Sali Berisha, ish-kryeministri ka përfshirë edhe amendamentet grupit tjetër të PD-së të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. 

“Ka disa amendamente që ne i mbështesim plotësisht siç janë ulja e TVSH-së në 6% për ushqimet dhe energjinë elektrike. Barazimi i TVSH-së në produktet bujqësore. Heqja e akcizës së gazit, limiti i arkës, rimbursimi i të gjitha dëmeve të Covid për bizneset. Ka një amendament për krijimin e fondit rezervë të KESH në mënyrë që dëmshpërblimi i të përmbyturve të mos jetë çështje mundësie, por detyrimi real dhe ligjor, ku KESH duhet të mbajë një fond rezervë prej 15 milionë eurosh, për të dëmshpërblyer të përmbyturit në zonat ku janë vendosur digat”, tha Berisha.

Edhe në këtë dalje nuk munguan akuzat se qeveria po vjedh energjinë. Sipas tij, në ditët kur mund të prodhonin energji, e blinin me një çmim 230 euro megavatin, ndërsa sot pretendon se e shesin me 79 euro megavatin. Ndërsa përmbytjet i cilëson si akt kriminal dhe të papërgjegjshëm të qeverisë.

“Ligji i detyron se në çdo vendim që marrin për hapjet e portave, duhet të njoftojnë autoritetet vendore dhe ata marrin masa, njoftojnë popullatën, që të kenë parasysh atë që mund të ju vijë. Kjo nuk ka ndodhur”, thotë Berisha duke vijuar akuzat se kanë hapur dy tunelet e Komanit, portat e Komanit dhe tunelet dhe portat e Vaut të Dejës.

Po ashtu, Berisha thotë se Rama nuk guxoi të shkonte te të përmbyturit në Shkodër, por shkoi në Sukth ku u përpoq të merrte në mbrojtje Emirjana Sakon. Nuk la jashtë vëmendjes Mit’hat Hazbiun që e konsideron trim dhe gëximtar për përgjigjen që i dha Ramës.

Berisha ka hedhur sërish akuza për portin e Durrësit ndërsa ka ripërsëritur se pas kësaj afere fshihet Basha dhe Rama. Sipas tij, një kompani EMS shipping and trading GMBIH, ka dërguar një letër në parlamentin shqiptar ku thotë se projekti i portit të Durrësit me kompaninë e  do të ndikojë në marrëveshjen që kanë bashkë dhe do të sjellë përfundimin e kontratës para afatit të saj 35-vjeçar. Projektligji sipas Berishës bie ndesh me kontratën e koncesionit të EMS.

Ditën e nesërme do të debatohet për 6 orë marrëveshja për ndërtimin e Portit të ri yahteve të Durrësit, ku pritet të hapen 12 000 vende pune, 280 vende parkimi Yahtesh, e mbi 12 000 apartamenteve. Ndërkohë Sali Berisha, ashtu si Alibeaj, ka kërkuar që debati për projketin e Portit të Durrësit, nesër të jetë pa afat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:01
PD dorëzon 14 amendamente në Kuvend: Në fokus kriza e të ardhurave dhe tryeza e ngrënies për familjet shqiptare

1667921840_enkelejdalibeaj.jpg

Edhe grupi i PD-së zyrtare ka dorëzuar 14 amendamente për buxhetin e vitit 2023, ku në fokus ishte kriza e të ardhurave dhe tryeza e ngrënies së familje. Në 23 amendamentet e propozuara nga Sali Berisha, ish-kryeministri ka përfshirë edhe amendamentet grupit tjetër të PD-së të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Sipas njoftimit të kreut të grupit parlamentar të PD-së në qendër të amendamenteve ka qenë familja shqiptare dhe prekja e saj nga kriza.

NJOFTIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike ka dorëzuar 14 amendamente në Kuvendin e Shqipërisë për t’u diskutuar ditën e nesërme. Në qendër të amendamenteve kanë qenë familja shqiptare dhe prekja e saj nga kriza.

Lëvizja e grupit të PD në Parlament vjen pasi para disa javësh u diskutua në Kuvend Buxheti i shtetit në të cilin Rama vendosi që t’i sulmonte personalisht deputetët e opozitës dhe jo të ballafaqohej me to me argumente. Gjatë debatit mbi 23 orë në kuvendin e Shqipërisë për buxhetin në parim, opozita argumentoi se buxheti nuk përmbush aspak nevojat e familjeve shqiptare në kohë krize që pritet të prekë xhepat e shqiptarëve.

Amendamentet e dorëzuar deri në orën 10 të ditës së sotme kanë në foksus familjet shqiptare dhe tryezën e bukës së familjeve shqiptare. Siç edhe parashikimet e FMN dhe Bankës Botërore tregojnë, vendi jonë do të goditet nga kriza ekonomike dhe inflacioni pritet që t ëshkojë në 6% për vitin aktual ndërsa rritja ekonoike e vitit të ardhshëm do të jetë më e ulëta në rajon.

Shporta e ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike duket se ka goditjen më të rëndë duke shkuar deri në 30% rritje për disa produkte të shportës. Çmimi i bulmetit është rritur, ndërkohë që shqiptarët po preken nga kriza ndërsa 30% e qytetarëve, sipas BB, jetojnë nën 5 USD/ditë.

Duke apsur parasysh që Shqipëria është një nga vendet me fuqinë blerëse më të ulët fokusi i amendamenteve ka qenë ulja e taksave dhe presioni fiskal nga një krah dhe nga ana tjetër rritja e subvencioneve shtetërore për kategoritë në nevojë, shprehet një burim pranë grupit parlamentar të PD. Fokus kanë pasur gjithashtu edhe shtresat e mbështetura nga PD, si të përndjekurit politikë gjatë periudhës së komunizmit. 

BASHKËNGJITUR LISTA E DEPUTETËVE TË CILËT KANË PARAQITUR AMENDAMENTE PËR BUXHETIN SI DHE AMENDAMENTET PËRKATËSE:

Do te prezantojne amendamente deputetet si vijon:

1. Dhurata Cupi (rritjen me 50% të transfertës së pakushtëzuar për bashkitë);

2. Arbi Agalliu (rritjen me 10% të pensioneve me një fond prej 12 miliardë lekë);

3. Helidon Bushati (3-fishimin e fondeve të akorduara për të përndjekurit politikë);

4. Lefter Geshtenja (heqjen e akcizës për gazin e lëngshëm GPL);

5. Eralda Bano (shtimi me 100 mësues ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara);

6. Orjola Pampuri (rritjen me 20% të fondit të pagave për mjekët dhe infermierët);

7. Zheni Gjergji (dyfishimi i ndihmës ekonomike, me një fond shtesë prej 4 miliardë lekë);

8. Bledion Nallbati (kreditimi i TVSH-së për grumbulluesit e produkteve bujqësore);

9. Saimir Korreshi (zerimi i tatimit për inputet bujqësore);

10. Emilia Koliqi (;

11. Jorida Tabaku (heqjen nga skema e përjashtimeve të TVSH-së për resortet luksoze dhe lojërat e fatit); (heqjen e pagesës së akcizës sipas normës së inflacionit); 

12. Dashnor Sula (uljen e TVSH-së për shportën e ushqimeve në 6%);

13. Andia Ulliri (uljen e TVSH-së së energjisë në 6% për konsumatorët familjarë dhe jofamiljarë).

Ora 15:46
LISTA, ja 23 amendamentet e Rithemelimit për buxhetin 2023

1669207058_Screenshot3.jpg

Sali Berisha bashkë me deputetët demokratë kanë përgatitur 23 amendamente për buxhetin 2023. Në amendamentet e propozuar ka edhe nga deputetë të PD-së që nuk i janë bashkuar Sali Berishës, por që siç deklaroi ai do të mbështeten prej tij. Mes amendamenteve, Berisha thotë se përfshihet ulja e TVSH-së me 6% për energjinë elektrike dhe për ushqimin.

23 amendamentet e Rithemelimit për buxhetin 2023

1. Skema e te përndjekurve politike (20% te privatizimeve) (Bujar Leskaj).

2. Trefishimi i fondeve për ish te përndjekurit, nga 1 miliardë leke ne 3 miliardë leke (Bujar Leskaj & Helidon Bushati).

3. Rritja ne 5% te PBB-se te buxhetit te arsimit (Luciano Boci).

4. Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shëndetësisë. (Lindita Metaliaj)

5. Anullimi i pagesave buxhetore per tre PPP-te ne shëndetësi (Albana Vokshi). 

6. Dëmshpërblimi i covid 19 (Mond Spaho). 

7. Rritja me 30% te pagave te pedagogeve (Ina Zhupa).

8. Trefishimi i fondeve për kërkimin shkencor, nga 300 milionë ne 1 miliardë leke (Ina Zhupa).

9. Rritja me 20% te pagave ne shëndetësi (Orjola Pampuri).

10. Dyfishimi i fondit te ndihmës ekonomike (Orjola pampuri).

11. Rritja e numrit te mësuesve ndihmës, rreth 1 mije mësues ndihmës (Eralda Bano).

12. Dhjete-fishimi i fondit për rritjen e pensioneve, nga 1.2 miliardë leke ne 12 miliardë leke (Arber Agalliu, Dhurata Cupi).

13. Rritja e transferues se pakushtëzuar për bashkitë, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (Dhurata Cupi).

14. Limiti i arkës (Emilia Koliqi).

15. Heqja e akcizës se gazit te lëngshëm (Helidon Bushati & Lefter Geshtenja).

16. Ulja e TVSH-se për ushqimet baze te shportës (i njëjte me propozimin me projektligjin e dorëzuar 1 vit me pare) (Jorida Tabaku).

17. Ulja ne 6% te TVSH-se për energjinë elektrike (Jorida Tabaku).

18. Barazimi i TVSH (hyrje-dalje) te produkteve bujqësore (Bledion Nallati).

19. Heqja e TVSH për in putet bujqësore (nga 10% ne 0%) (Bledion Nallbati).

20. Votimi elektronik Durrës Elbasan (Oerd Bylykbashi).

21. Demet e përmbytjeve Shkodër Lezhë (Greta bardeli).

22. Heqja e indeksimit te akcizave (Jorida Tabaku)

23. Rritja e gjithe pagave me 25% (Sali Berisha)

Ora 13:57
‘Akt mafioz’ Berisha tjetër akuzë për Bashën: Rama shkriu aksionet me të për t’i bërë gjëmën shqiptarëve me Portin e Durrësit

 

Berisha ka vijuar akuzat për Portin e Durrësit ku sipas tij Basha dhe Ramaka shkrirë aksionet për t’i bërë gjëmën shqiptare. Berisha ka publikuar sot letrën e kompanisë gjermane EMS Shipping and Trading me të cilën i është drejtuar me një letër parlamentit shqiptar. Sipas Berishës kompania ka një kontratë 35-vjeçare për kalatën lindore të Portit të Durrësit dhe se mund t’u kushtojë shqiptarëve 200-300 milionë euro pa asnjë hezitim.

“Afera mafioze korruptive më e madhe ndoshta jo vetëm në historinw e Shqipërisë por edhe të Evropës, Porti i Durrësit. Ky projekt bën aktin më madhor të krimit ekonomik të një organizate të strukturuar kriminale me të cilën shqiptarëve u plaçkitet pasuria numër 1 publike kombëtare e tyre.

Përbën aktin mafioz, në të cilën Rama shkriu aksionet dhe me ish kreun e opozitës, për ti bërë gjëmën shqiptarëve dhe pluralizmit politik. Përbën aktin dhe kur e them këtë dua të sqaroj se, kur mediat njoftuan se menaxheri i Emar dhe i kompanisë familjare Basha ishte i njëjti person. Ky menaxher doli dhe tha se unë dhashë dorëheqjen nga kompania Basha. I pari unë e besova që dha dorëheqjen, po unë dhe ata që e besuam gabuam.

Ky ishte një mashtrim, se një muaj më vonë ky, dopio menaxher u gjet se vazhdonte detyrën në kompaninë Basha. Pra dopio menaxheri, s’dha dorëheqjen nga Emari.

Dhe, këtu ky përbën një akt shekspirian, në kuptimin e gllabërimit të opozitës. Me një aferë të tmerrshme mafioze, është aspekti i tretë i shëmtuar për marrëveshjen e portit të Durrësit. S’janë vetëm këto, sot, kompania gjermane, EMS shipping and trading GMBIH, e referuar më tej si EMS, i është drejtuar me një letër parlamentit shqiptar. Kompania, ka një kontratë 35 vjeçare për kalatën lindore të portit të Durrësit. Ka një detyrim investimi mbi 15 mln euro. Kompania, i drejtohet parlamentit dhe i thotë, ne kemi shqyrtuar projektligjin në faqen zyrtare. Projektligji bie ndesh me kontratën e koncensionet të EMS. Kompania konstaton se binomi Rama-Balluku vetëm mashtrojnë. Kompania thotë nënshkrimi i marrëveshjes kuadër dhe i anekseve të saj do të sjellë përfundimin e kontratës para afatit të saj 35-vjeçar”- tha Berisha.

Ora 13:42
Berisha sulmon Ramën: Nuk shkoi në Shkodër, por në Sukth për të justifikuar Sakon! Qytetari guximtar përfundoi në spital prej tij

 

Sali Berisha ka sulmuar sërish Edi Ramën duke thënë se nuk shkonte në Shkodër ku kishte përmbytje, por udhëtoi drejt Sukthit për të justifikuar Sakon. Ish kryeministri përmendi edhe rastin e qytetarit që sipas tij ishte guximtar përballë Ramës.

“Nuk shkonte dot në Shkodër, por shkonte në Sukth për të justifikuar Sakon për ballon e saj. Në kulmin e përmbytjeve, Sako bënte ballo për kryeministrin te Kodra e Kuajve. E përgëzoj Mit’hat Hazbiun, qytetarin trim dhe guximtar, i cili i tha; çfarë vjen këtu në Sukth, këtu skemi. Kur kemi përmbytje ti nuk vjen, kur kemi nuk vjen. Shko në Shkodër, se atje ka përmbytje. Ky u soll me tërbim dhe përfundoi në spital ai. I bërtiste qytetarit: Burg, burg, burg.

Sikur të ishte i ati, apo Spiro Koleka në vend të tij. Ndaj dhe ky amendament është shumë i rëndësishëm, sepse ligji shqiptar dhe çdo ligj i botës thotë, ai që përmbyt, ai të paguan”, tha Berisha.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille