Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili është prej më shumë se një viti nën akuzë nga SPAK për dosjen e aferës “Partizani”, mblodhi sot Grupin Parlamentar, ku në fjalimin e hapur sulmoi ashpër Xhorxh Soros dhe kryeministrin Edi Rama, duke bërë edhe një premtim publik se pasi të fitonte zgjedhjet e 11 Majit, dekretin e parë që do firmoste do ishte desorosifikimi dhe dëbimi i fondacionit Soros nga Shqipëria.

Por ish-kryeministri duket se i prekur nga ‘demenca politike’ ka harruar kohën kur drekonte me filantropin Xhorxh Soros. Ai paralajmëroi Aleks Soros që të mos vinte më në Shqipëri dhe se grupet po punojnë për hartimin e një ligji të veçantë për këtë qëllim, si pjesë e programit elektoral të PD-së. 

“Kemi projekt madhor desorosifikimin e vendit. I bëra thirrje Aleks Sorosit që të mbyllë fondacionin në Shqipëri, sepse i jap fjalën që në javën e parë, do mbyllet pas 11 Majit me dekret-ligj që të mos të shkelë më në Shqipëri. Ka bërë të këqija të mëdha në Shqipëri, një fondacion i ekstremit të majtë, marksist dhe shkatërrimit të familjes. Është bërë mbështetës i ekstremit të majtë në Shqipëri dhe kulturës marksiste. Ndaj do përgatiten akte dhe ligje që sjellin desorosifikimin e tij. Me doktrinën e tij ushtron censurë në mbarë botën. Financojnë Fatmir Xhafën, Erion Braçen dhe zyra të tilla. Zotohemi se duke ruajtur standardet më të mira të lirive njerëzore, Kushtetutës dhe drejtësisë së pavarur, për desorizimi do jetë objektiv madhor”, tha Berisha për çëshgtjen Soros.

Më tej tha se PD ka detyrim ‘përgatitjen e të gjitha akteve edhe ligjeve që sjellin desorifikimin e Shqipërisë, duke e krahasuar me censurat e Putin në Rusi dhe Xi Jinping në Kinë.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 01/02/2025 19:19

    Po erdhe po nuk erdhe çfar do te besh ? Futu ne hale dhe mos dil me se populli nuk ka luajtur nga ment qe te te japi voten more kriminel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 08:36

    Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në SHBA, përmbytjet në Kentaki shkaktojnë 8 viktima, mes tyre një nënë me fëmijën

Moti i keq në SHBA, përmbytjet në Kentaki shkaktojnë 8 viktima, mes tyre një nënë me fëmijën