TIRANË- Këngëtarja e njohur Bleona Qereti ka refuzuar publikisht të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Berisha ditën e nesërme, ndonëse ky i fundit e futi në listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Qereti jeton prej vitesh në Amerikë dhe përmes një postimi në rrjetet sociale, Qereti thotë se është besnike ndaj SHBA-ve. Ajo shton se nëse do të punonte ndonjëherë për ndonjë qeveri, padyshim që do ishte ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ndërsa kam lindur në Shqipëri jam një qytetar amerikan! Unë e dua Shqipërinë por besnikëria ime është ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Nëse do të punoja ndonjëherë për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruan Bleona Qereti.

Postimi i Bleona Qeretit