TIRANË- Për të disatën herë që nga vendosja e masave te sigurisë nga GJKKO me kërkesë të SPAK, Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme për zëvendësimin e këtyre masave me masë me të lehtë siç është ajo e detyrimit për tu paraqitur.
Në kërkesën e drejtuar gjykatës avokatët e Berishës dhe Malltezit argumentojnë se në këtë faze që ndodhet hetimi janë zbutur nevojat për mbajtjen e tyre ne masën “arrest shtëpie” dhe për këtë arsye kërkojnë vendosjen e një mase me të lehtë. Kërkesat do të shqyrtohen të hënën nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila është gjyqtarja e hetimeve paraprake.
Gjyqtarja Gjoka ka caktuar orën 13.00 për t’i shqyrtuar të dyja kërkesat në një seancë, pasi edhe kërkesat janë të njëjtat dhe për të njëjtën dosje.
Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ndodhen prej muajsh në masën arrest shtëpie. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i Kodit Penal lidhur me privatizimin e ish kompleksit Partizani, ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim, Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve për të njëjtën dosje.
Disa herë gjykata u ka thënë jo kërkesave te tyre për ndryshim mase, por avokatët e dy të akuzuarve nuk heqin dorë nga këto kërkesa duke iu drejtuar thuajse çdo javë gjykatës për të mundësuar lirinë për dy klientët e tyre. Ndërkohe që prokuroria e Posaçme ka kundërshtuar në të gjitha rastet ndryshimin e masave duke kërkuar vazhdimin e tyre ne arrest shtëpi.
M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
24.2%
-
Jo
17.2%
-
Nuk e di
58.6%
Vota total: 10296
Lajme të tjera
-
Dash Sula: Kam bojkotuar mbledhjet e grupit! Berisha, Meta dhe Basha figura të konsumuara, i japin Ramës fitoren e radhës
1 Maj, 17:56
-
Intervista/ Basha në Report Tv: Protesta para bashkisë po keqpërdoret për interesa personale! Vula e PD? Telenovelë e stisur! Nuk bashkëpunoj me Metën
30 Prill, 13:00
-
U rrëmbye dhe u zhduk nga SHIK-u i Sali Berishës, emri i një rruge në Tiranë merr emrin Remzi Hoxha
30 Prill, 09:11
-
'5 pyetjet'/ Tkurrja e opozitës, Teliti: Kemi organizuar edhe protesta madhështore! Analisti: Meta pritet të shkojë në SPAK, po i kërkon mëshirë Berishës
29 Prill, 20:54
-
Imagjinoni, sikur të rikthehen në pushtet…
28 Prill, 17:35
-
Mit’hat Havari: 1997 e organizoi dhe stimuloi Sali Berisha, s’kanë punë grekërit fare! Saliu si Enveri, donte pushtetin
28 Prill, 11:45
-
Mban veshur bluzën 'lironi liderin e opozitës', Meta sulme SPAK dhe 'karaoke' poshtë ballkonit të Berishës
27 Prill, 21:07
-
Protestat e Rithemelimit, Veliaj për Report Tv: Dogjën bashkinë, monument kulture! Ditët e ardhshme dorëzoj vetë dosjet në SPAK me informacione për të gjitha çështjet
27 Prill, 18:13
-
PD i përgjigjet sulmeve të Metës, risjellë akuzat e tij për Berishën: E kam dhënë njëherë dorëheqjen për Shkëlzenin
27 Prill, 13:15
-
Dritan Hila: Mendo kush e ka drejtuar këtë vend?!
25 Prill, 17:12
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
Edison Ypi: Hidhu Doktor
24 Prill, 12:51