Berisha e quajti 'kriminel elektoral në Kukës', përgjigjet Majko: Ishte kënaqësi të dëgjoj se më fyeni! Kjo tregon se bëj gjënë e duhur

Berisha e quajti 'kriminel elektoral në Kukës', përgjigjet Majko: Ishte kënaqësi të dëgjoj se më fyeni! Kjo tregon se bëj gjënë e duhur

Pandeli Majko

TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar ndaj akuzave të Berishës i cili tha se Majko është një 'kriminel elektoral në Kukës'.

Këto akuza Berisha i bëri në konferencën e sotme me gazetarët, pas lajmit se Majko ka kaluar nga drejtues qarku politik në Kukës, në një prej zonave të Tiranës.

Majko thotë se e vërteta e Berishës është konfuzioni me të cilën verbon njerëzit. Më tej shton se Berisha dhe forca e tij kanë qenë gjithnjë gati ti vënë flakën vendit.

'Publiku i shoqërisë sonë është mjedis delikat! Tundini dhe shkundini njerzit me gënjeshtrat e duhura dhe ata do të verbohen e sdo te shohin cmendurinë që kane para syve!

Konfuzioni është kontroll! Kjo është e vërteta e vërtetë e Sali Berishës!

Nuk besoj se jam aq i fortë sa të “vjedh” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit! Edhe të përsëritur!

Vjedhja e votave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar është mirë tu lihet atyre që kanë fuqi të kontrollojnë punët e kësaj bote! Atyre që dinë dhe ju dhimbset Shqipëria më shumë se sa ata që ajo ka mbajtur me pushtet dhe janë gati ti vënë flakën vendit kur mbesin pa të!

Ishte një kënaqësi tu dëgjoja të më fyenit! Kjo do të thotë se kam bërë gjënë e duhur!

Ka shumë lloj vjedhjesh në këtë botë Doktor! Më e keqja, është vjedhja e të ardhmes! Sigurisht!', shkruan Majko në facebook.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës