TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha ka falënderuar rrjetin social Facebook për njohjen e Kosovës si shtet më vete. Berisha falenderimet i ka bërë në profilin e tij në Facebook, ku ka shkruar se, “Superfuqia botërore e komunikimit njeh Kosovën e pavarur!”
“Të dashur miq, një lajm shumë i gëzueshëm erdhi këto ditë për të gjithë qytetarët e Kosovës në tërësi, miqtë tanë të FB në veçanti por dhe mbarë kombin shqiptar. Flamuri i Kosovës së pavarur valëvitet tani krenar në selinë qendrore të Facebook”, shkruan Berisha. Sipas tij, “tani përdoruesit që do vendosin vendodhjen e tyre në faqe do të kenë opsionin Prishtina, Kosova. Njohja nga FB si shtet i pavarur është një arritje historike për Kosovën”.
“Facebook vërtet nuk është një vend i pavarur me një votë në OKB por është superfuqia numër një e komunikimit në botë. Kështu që tani rrjeti social i FB, me mbi 1 miliard përdorues, paraqet një platformë të shkëlqyer që do të ndihmojë miliarda njerëz në botë për të kuptuar se Kosova e pavarur është një realitet i padiskutueshem në zemër të Europës”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.
“Mirënjohje të thellë Mark Zuckerberg dhe bordit të Facebook për vendimin e tyre historik për Kosovën! Urime Kosovë, Urime miq të rrjetit tonë në Kosovë!”, përfundon shënimin e tij në Facebook, Berisha.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com