Berisha fonde lobimi edhe për
tetorin, Podesta mori paradhënie

Berisha fonde lobimi edhe për<br />tetorin, Podesta mori paradhënie
Tiranë - Sali Berisha do ta paguajë bujarisht kompaninë e lobimit Podesta Group, edhe për muajin tetor, kur ajo nuk parashikohet të ushtrojë asnjë lloj veprimtarie në favor të qeverisë në ikje, pasi pushtetin ekzekutiv do ta ketë qeveria Rama, me të cilën Podesta nuk ka marrëveshje bashkëpunimi.

Sipas një fature të Thesarit të Shtetit, nga buxheti janë disbursuar tashmë 19.4 milionë lekë të reja, baras me rreth 190 mijë dollarë amerikanë, për të kryer pagesën e fundit për shërbimet e kryera për të rregulluar imazhin e Berishës dhe ekipit të vet qeverisës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pagesa është kryer në rrugën e ndjekur edhe më parë, nëpërmjet bankës Raiffeisen, që ka transferuar shumën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në përshkrimin e faturës shkruhet se pagesa përfshin shërbimin e kryer nga kompania amerikane për periudhën gusht, shtator dhe tetor, para duke paguar paradhënie dhe për një shërbim të paqenë.

Pagesa është kryer nga Thesari, duke u mbështetur në marrëveshjen dypalëshe, të miratuar nga qeveria shqiptare me VKM, nr.321 datë 19 prill 2013 dhe në bazë të një marrëveshjeje të posaçme angazhimi që mban datën 1 maj të po këtij viti. Marrëveshja rinovonte kushtet e kontratës së lidhur që në vitin 2011 midis përfaqësuesve të Podestas dhe sekretarit të atëhershëm të përgjithshëm të aparatit të Këshillit të Ministrave Gjergj Lezhja.

Qeveria shqiptare kishte bërë më parë edhe dy pagesa në llogari të Podestas, në dy data të ndryshme të muajit prill 2013. Dokumentet zyrtare të kompanisë amerikane janë depozituar në Zyrën e Taksave në SHBA më 31 korrik të këtij viti, ku pasqyrohet aktiviteti dhe të ardhurat e gjashtë muajve të parë të vitit. Pagesa e parë është bërë më 16 prill me një vlerë prej 180 mijë dollarësh. Pas tetë ditësh, “Podesta” ka marrë shumën tjetër prej 180 mijë dollarësh.

Para, para se të merrte 190 mijë dollarëshin e fundit, gjatë këtij viti Podesta kishte arkëtuar nga Berisha edhe 360 mijë USD të tjera. Në total, duke llogaritur se, sipas kontratës, pagesa mujore do të ishte 60 mijë USD, që nga prilli 2011 e deri në tetor të këtij viti amerikanët e lobimit kanë marrë 1 milion e 800 mijë dollarë pagesa nga taksat e shqiptarëve, që janë përdorur për të krijuar një imazh pozitiv për Berishën dhe qeverinë e tij përtejdetit. Kompania ka bërë shërbime të tilla, si psh takimi i ish-kryeministrit me ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, etj.


Shkrimi u publikua sot(14.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)

Redaksia online
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja