Berisha fsheh 28 deputetët që duan ta shpëtojnë nga arresti! Padia në kushtetuese, mbahen sekret firmat e deputetëve

Në përpjekjen e radhës për t’i shpëtuar arrestimit nga SPAK për aferën “Partizani” Sali Berisha mobilizoi 28 deputetë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me padi për pezullimin e çdo mase ndaj ish-kryeministrit dhe rreth kushtetutshmërisë së kompetencave të SPAK në hetimin e tij.

Edhe pse refuzoi 3 herë radhazi zbatimin e masës detyrim paraqitje me argumentin se edhe për ketë kufizim duhej pyetur Kuvendi, Sali Berisha shprehte hapur dakordësinë pro hetimit e çdo mase që SPAK do e kërkonte përmes autorizimit të parlamenti. Por tashmë që arresti po bëhet gjithnjë e më shumë fakt, e kërkesa e Prokurorëve të posaçëm trokiti në Kuvend, gjithçka mori kthesë.  

Berisha po përpiqet të mbrohet në një anë me Gjykatë Kushtetuese duke paraqitur argument në padi, se çdo vendim tjetër që rrjedh prej masës së parë, siç është arrestimi i pritshëm, është po ashtu anti-kushtetues.

Ajo që bie në sy dhe mbetet mister, është fakti përse në padinë e 28 deputetëve nuk bëhen publike emrat dhe firmat e atyre që duan ta shpëtojnë Berishën nga arrestimit?

Asnjë deputet nuk ka dalë publikisht të flasë për këtë fakt, e Sali Berisha nga ana tjetër ka deklaruar se nuk e di kush janë ata. Mbetet e paqartë pse për herë të parë nuk po tregohen deputetët që kanë firmosur që Berisha të mos arrestohet, duke lënë të hapur aludimet se disa prej tyre mund të kenë kërkuar që firmat të mbahen sekret për të mos devijuar në sytë e publikur kauzën e opozitës në betejën personale të një individi në hetim. Apo edhe më e rëndë akoma, duke mos i treguar kush janë, mund të aludohet se firma e ndonjërit prej tyre mund të jetë vënë pa dijeninë e tyre, pa e falsifikuar, për të plotësuar kriterin ligjor për padinë në Kushtetuese, e cila kërkon 1/5 e deputetëve, pra jo më pak se 28 deputetë.

Nëse edhe kjo tentativë i dështon, mbrojtja e Berishës në anën tjetër, janë protestat para Kuvendit në të njëjtën ditë, të hënën, dhe në të njëjtën orë, në mesditë, kur Këshilli i Imunitetit shqyrton kërkesën e SPAK për masë arresti ndaj Berishës.

Objekti i padisë, konsiston në zgjidhjen e kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe SPAK e GJKKO për sa i takon çështjes së heqjes ose kufizimit të lirisë së Deputetit.

Ishte pikërisht moszbatimi i këtij vendimi të GJKKO për tre herë radhazi nga Berisha, që solli kërkesën e SPAK në Kuvend për të kërkuar zëvendësimin e masës me arrest me burg ose arrest në shtëpi.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/12/2023 02:11

    Cilet jane te 28-et?! Pergjigjen e keni ne pyetje.Se pari,jane vetem deputete,pra jo militante jashte Kuvendi,nga ky grup filtroni grupin e Rithemelimit dhe nga ky filtroni se cilet u bashkuan te paret me Berishen, kur u nxorr jashte loje nga Basha,kush u perjashtua ne fillim nga PD, se ju bashkua Sales, kush jane me agresoret gjate antikave ne Kuvend,kush jane me aktivet,kush jane me goje-medhenjte dhe kush jane ata qe i mbajne celularin kur Berisha del ne FB,kush e mban nga krahu dhe kush i mban oturakun dhe dalin 28 /misteriozet/ me nje gabim statistikor + ose - 2,3 deputete.Per emra mos u lodhni se i marrim me mend kush jane.

    Përgjigju
  • Qytetari: 15/12/2023 15:50

    Cilet jane deputetet? Po te njejtet qe votuan per Gazmenden kryetare grupi. Agron Gjekmarkaj, Asllan Dogjani, Bledion Nallbati, Bujar Leskaj, Dashnor Sula, Dhurata Cupi, Edi Paloka, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferaj, Flamur Hoxha, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Helidon Bushati, Ina Zhupa, Isuf Celaj, Jorida Tabaku, Kastriot Piroli, Lefter Gështenja, Lindita Metaliaj, Ludovik Hasanaj, Qani Xhafa, Ramadan Likaj, Saimir Korreshi, Sorina Koti, Tomor Alizoti, Xhelal Mziu dhe Zheni Gjergji

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 15/12/2023 12:32

    Edhe ne b*the ti fuse ky salehuviçidolit nuk i ruan dot vetëm se do menderosen nga jadhtëqitjet e pëgërat e ketij banditikomunistofashist...

    Përgjigju
  • AltinTop: 15/12/2023 12:31

    Do shpalleni Non Grata te gjithe… por Non Graten e madhe e keni marre nga shqiptaret!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit

Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit