Sali Berisha ka zgjedhur të nxjerrë besnikët e tij të fundit në protestë të hënën ditën kur në Këshillin e Mandateve do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së tij.
Në ditën që SPAK i kërkoi Kuvendit autorizimin për arrestimin e Berishës përmes zëvendësimit të masës nga “detyrim paraqitje”, të cilën ai nuk e zbatoi 3 herë radhazi, në arrest me burg ose arrest në shtëpi, kreu i Rithemelimit nën hetim për korrupsion pasiv në aferën “Partizani” sërish u kërkoi mbështetësve të tij të ngrihen në protesta.
Mbledhja e përbashkët me grupin e Gazment Bardhit pati debate, pasi edhe krahu i djathtë i Berishës, Flamur Noka kundërshtoi duke thënë se nuk duhet protestë në këto momente. Kundër planit të Berishës për protesta në këto momene siç mësoi Report Tv, u shpreh dhe Gazment Bardhi, i cili siç është vënë re, ka bojkotuar aktivitetet e fundit të Berishës si në rastin e festimeve për 33 vjetorin e themelimit të PD apo dhe në Kuvendin e Rithemelimit.
Thirrjen e protestës Sali Berisha e ka argumentuar me mbrojtjen e të drejtave të opozitës, por deputetët nuk kanë dashur të krijojë paqartësi të aksionit opozitar në të njëjtën kohë që SPAK kërkon arrestimin e ish-kryeministrit. Por nuk dihet se sa prej tyre do ta ndjekin në protestën e thirrur të hënën, 18 dhjetor.
Kuvendi njoftoi se kërkesa e prokurorisë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në orën 12.00, të së hënës në Kryesinë e Kuvendit.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.1%
-
Jo
51.9%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14758
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik
12 Janar, 14:53
-
Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera
12 Janar, 12:48
-
Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen 'Xibraka'! Rama paralajmeron padi edhe për Bardhin për kallëzim të rremë: Një “Babale 2”
12 Janar, 12:05
-
Rama mesazh publik: Berisha, katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje e familjarëve! Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur (FJALIMI I PLOTE)
12 Janar, 11:04
-
Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?
11 Janar, 15:42
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Berisha: koalicion me Metën për zgjedhjet e 11 majit! SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, kryetari i PD sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’!
11 Janar, 14:54
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
Te henen te gjithe ne proteste Ftoj te gjithe eunuket berishes,te tru shplaret dhe mercenaret, haxhi qamilistet,me parrullen demokraci dhe liri per kusaret dhe vrasësit dhe lironi kullat e sekuestruara.Mos prekni Shkëlzenin dhe argiten.Rrofte Haxhi Qamil Berisha qe i bofte varri mehajne
PërgjigjuKy salehu diten e hene do haje nje m*t te madh sa do te çudite jo vetem trutharet qe e ndjekin po edhe tërë ishkryeministrat e deritashem pa harruar edhe edvinin e OLSIT dhe ishpresidentet pa harruar edhe begun aktual te edvinOLSIT.
Përgjigju