Shumë zhurmë për asgjë mund të ishte një përkufizim i asaj që nisi si garë e hapur për kryetarin e PD, por shpejt përfundoi me vetëm një kandidat: Sali Berishën.

Pas përjashtimit të Ervin Salianjit, Alesia Balliut e Evi Kokalarit, Berisha ndërtoi skenarin e zgjedhjeve formale duke vendosur përballë dy kandidatë: Mereme Selën dhe Vladimir Mulajn. Edhe këta u skualifikuan në vetëm 24 orë pas dorëzimit të dokumenteve.

E meqë prej kohësh Berisha flet për zgjedhje të ndershme dhe votë të lirë, analisti Kreshnik Spahiu e ka paraqitur grafikisht gjithë këtë garë në PD. Me pak ndihmë nga Inteligjenca Artificiale, ai ka bërë bashkë 10 ‘kandidatët’ për kryetar, por të gjithë, madje edhe kandidatet gra, kanë një ngjashmëri të pashoqe mes tyre: fytyrën e Berishës.

“Plas garë e fuqishme për kryetarë në PD. 10 kandidatë në partinë që ka 36 vjet proteston për zgjedhje të ndershme dhe votën e lirë, por kurrë s’ka bërë zgjedhje të lira për veten e saj”, ironizon Spahiu.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Maj, 08:14

    1 Maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?