Berisha harron dietat, me “ushtri”
këshilltarësh, 34 zv.ministra

Berisha harron dietat, me “ushtri”<br />këshilltarësh, 34 zv.ministra
TIRANE - Premtimi i vitit 2005 për një qeveri në dietë duket veçse slogan i hershëm i kryeministrit Sali Berisha. Ulja e numrit të portofoleve ministrore krahasuar me qeverisjet e socialistëve ishte vetëm një makiazh. 15 ministrat e Berishës kanë pas vetes jo pak por 34 zv.ministra e që të gjithë paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Nëse provon të klikosh në faqen zyrtare të qeverisë www.km.gov.al ke mundësinë të njihesh edhe me kabinetin e kreut të qeverisë që përbëhet nga 23 persona në krye të të cilëve qëndron Oerd Bylykbashi. Shtatë pjesëtarë në këtë listë figurojnë pa ndonjë specifikim të posaçëm dhe nuk kuptohet se cilën fushë mbulojnë.

Një post këshilltari i është rezervuar dy kryetarëve të partive të ardhura nga e majta Neritan Ceka dhe Lufter Xhuveli. Në të njëjtin status të papërcaktuar janë edhe Mirela Tabaku, Njazi Kosovrasti, Ariana Çela e Bardhyl Musai. Prurja më e re në këtë kategori është ish ministri i kulturës Ferdinand Xhaferri i cili humbi mandatin e deputetit pas konkurimit për Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e vitit 2011.

Ndërsa lista vjen duke u shtuar në vijimësi, Berisha ka shënuar edhe një këshilltare për çështjet e ujit, po aq sa ka edhe për çështjet ligjore dhe politikën. Një tjetër element që bën përshtypje është imazhi. Disa prej këshilltarëve nuk kanë fare foto, të tjerë kanë zgjedhur të shfaqen me foto krejt rastësore dhe shumë pak me uniformën protokollare.

Në faqen e këshillit të ministrave ka edhe një hapësirë tjetër për këshilltarë dhe ndihmës të jashtëm por në këtë hapësirë mungojnë emrat dhe transparenca. Nga një vështrim i shpejtë i faqeve të ministrive konstaton se gjysma e tyre nuk bëjnë publike përbërjen e kabinetit të ministrit. Në tetë raste ku janë të deklaruar emrat numri i këshilltarëve shkon në 38.

(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

5 vjet SPAK, Dumani: Jemi përballur me përpjekje për të minuar punën tonë, na janë kërcënuar edhe familjarët! S’ka të pandëshkueshëm

5 vjet SPAK, Dumani: Jemi përballur me përpjekje për të minuar punën tonë, na janë kërcënuar edhe familjarët! S’ka të pandëshkueshëm