Berisha i jep fund me Atalantën pas 3 vitesh, firmos me klubin e ri në 'Seria A'

Berisha i jep fund me Atalantën pas 3 vitesh, firmos me klubin e ri në 'Seria A'

Etrit Berisha te klubi i ri

Etrit Berisha, portieri i kombëtares shqiptare, nuk do të jetë më pjesë e Atalantës pas 3 sezonesh me bergameskët. 30-vjeçari ka firmosur sot me klubin e Spal pasi këta të fundit kanë arritur akord me Atalantë në bazë të formulës së huazimit me të drejtë blerje sezonin e ardhshëm.

Lajmi është konfirmuar nga të dy klubet, ndërsa në lajmërimin e Atalantës thuhet: ‘Njoftojmë se klubi ka huazuar futbollistin Etrit Berisha me të drejtën e largimit përfundimtar. Atalanta falenderon portierin për angazhimin, seriozitetin dhe kontributin e çmuar në këto tre vite për arritjen e objektivave të rëndësishme. Paç fat Etrit.”

Pas dy sezoneve si titullar Etrit Berisha në të fundit e nisi si i padiskutueshëm te Atalanta, por gjatë rrugës italiani Gollini fitoi besimin e trajnerit Gasperini. Gjithsesi me kalimin te Spal Etrit pritet të jetë i padiskutueshëm në portë, ndërsa klubi do të tentojë sërish për mesin e tabelës në “Seria A”.

Kjo për Berishën do të jetë aventura e tretë në kampionatin elitar të Italisë pas transferimit të Lazio në verën e vitit 2013.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë