Berisha i shkruan Gentjanit: Do
jem 18 orë në ditë në krah të PD

Berisha i shkruan Gentjanit: Do<br />jem 18 orë në ditë në krah të PD
TIRANE-  Kryeministri në detyrë Sali Berisha i ktheu përgjigjigje në facebook djaloshit 16 vjeçar që në një postim të tij në facebook më 29 qershor i shkruante të mos tërhiqej nga politika.

Berisha i shkruan në letrën e tij, të publikuar po në facebook se PD do të bëjë një analizë të thellë të humbjes dhe do të nxjerrë përgjegjësitë defektet e qeverisjes.

Ai komenton premtimet e bëra nga Partia Socialiste të cilat i quan jo realiste dhe shton se do të jetë 18 orë në çdo aktivitet në parlament e kudo gjersa PD-ja të fitojë përsëri.
 
LETRA E BERISHES

I dashur Gentjan, komenti yt ne FB, qe u vendos dje pasdite edhe si status, u be me shpejtesi nje "bestseller" ne rrjetin tone social. Nga Insight rezulton se ka mbi 23.200 likes, mbi 2220 komente dhe eshte lexuar nga 360 mije persona. Une e kam lexuar dhe rilexuar ate, me shume kenaqesi dhe interes dhe me ka bere shume përshtypje. Vertete eshte shume mbreselenese.


Se pari dua te theksoj se me pasionin tuaj te jashtezakonshem per politiken, qe ne moshen 11-vjecare,  me rolin aktiv ne tre fushatat e fundit elektorale, me vleresimet e tua per arritjet e Partise Demokratike, pranimin nga ju te humbjes se PD-se, duke mos dashur kurre te bej profetin, por me dukesh si nje enfant prodige i PD. Une si mik po te rrefej se une, Sali Berisha, njeriu qe ti admiron, ne viziten time te pare ne SHBA, me mikun tim Gramoz Pashko, ne shkurt te vitit 1991, pyetjes se Sekretarit te Shtetit ne detyre, ne zyren e tij, se si po ecte fushata jone elektorale, iu pergjigja se pothuaj asgje nuk dime ose dime per fushatat, vetem cfare kemi pare ne TV-te italiane. Dhe une isha 46 vjec. Imagjinoje cfare pergjigje do te jepje ti sot, 16 vjec, per fushaten zgjedhore, me eksperiencen e tre betejave elektorale. Une te uroj nje te ardhme te shkelqyer ne politike.

Ne rrefimin tend te bukur dhe emocionues, me nje force te brendshme mahnitese, ne cdo fjale spikat krenaria per arritjet e PD-se si nje frymezim i vertete dhe burim i entuziazmit per ty. Vertete, arritjet e ketyre 5 viteve te Partise Demokratike na bejne te ndjehemi krenare me njeri- tjetrin, me Partine Demokratike, me Shqiperine. Dhe jo vetem neve, anetareve e simpatizanteve te Partise Demokratike, por cdo shqiptar. Shqiperia, pak vite me pare ishte vendi qe thuaj nuk i besonte njeri. Ora e integrimit te saj ne BE dhe NATO dhe ora e zhvillimit te saj kishin ndaluar thuajse plotesisht.

Ne keto 5 vite te qeverisjes sone, Shqiperia u be anetare e NATO-s, hoqi vizat me BE-ne, mori rekomandimin per statusin e vendit kandidat, qe e bllokoi kundershtari yne. Ne keto vite, Kosova u be e pavarur dhe ne luajtem rolin tone te pazevendesueshem ne pavaresine e saj dhe njohjet nderkombetare. Sot, historia e Shqiperise dhe shqiptareve nuk eshte kurre ajo qe ishte pak vite me pare. Ajo tani eshte krejt tjeter.


Po keshtu, pak vite me pare, ora e zhvillimit tone kishte ndalur pothuajse plotesisht. Ne ishim vendi ku mungonin ne te shumten e kohes, dritat, uji, udhetonim ne rruge nder me te shkaterruarat e planetit. Shqiptaret paguheshin me rroga dhe pensione tejet te uleta, nxenesit tane mesonin ne shkolla te rrenuara, me rreth 40- 50 nxenes ne klase, ishin pa ngrohje, pa internet, 2/3 e maturanteve nuk lejoheshin te ndiqnin universitetet dhe pranimi ne keto te fundit ishte panairi i korrupsionit. Kompjuteri ishte molle e ndaluar per femijet tane. Interneti kishte shkallen e perdorimit nder me te uletat ne bote. Investitoret vendas dhe te huaj largoheshin nga Shqiperia. 

Ne keto pake vite, Shqiperia, bazuar ne programin e PD-se, perjetoi ne zhvillimin e saj nje quantum leap (hop te madh) te vertete. Ajo, sic thote Komisioni Europian, ndertoi keto vite rruge me shume se i gjithe rajoni marre se bashku. Ne çame malet, ndertuam rrugen e Kombit, bashkuam Shqiperine me Kosoven, tunelin e Krrabes, bashkuam Tiranen me Elbasanin, ndertuam pothuaj gjysmen e rruges se Arberit dhe segmentin me te veshtire te Boshtit te Jugut, si dhe mbi 10000 mije kilometra rruge. Ne ndertuam dhe rindertuam mbi 1300 shkolla, kopshte, korpuse universitare, trefishuam numrin e studenteve, shtrime internetin dhe kabinetet e informatikes ne cdo shkolle, ndertuam mbi 400 qendra shendetesore dhe spitale, 360 ujesjelles, 420 sisteme kanalizimesh dhe sisteme moderne te perpunimit te ujerave te ndotura, si dhe qindra e qindra kilometra kanale vadites dhe kullimi. Ne po ecnim me shpejtesi drejt perfundimit ne Shqiperi te nje infrastrukture te re, moderne, te denje per vende te zhvilluara.

Me programin tone te reformave ekonomike, taksen e sheshte dhe reforma te tjera, ne dyfishuam te ardhurat dhe mbidyfishuam rrogat dhe pensionet, trefishuam eksportet dhe investimet e huaja. Ne kulmin e krizes me te thelle te Europes dhe botes se lire, ekonomia shqiptare ruajti rritjen me te larte ne rajon e me gjere dhe krijoi vende te reja pune. Shqiperia turistike eshte zhvillimi tjeter madhor i ketyre pak viteve. Nga nje vend inekzistent ne harten e turizmit ne bote, ajo sot renditet ne dhjete vendet me rritjen me te shpejte te turizmit ne bote. Nga nje vend i prapambetur i kohes analoge, ne me programin tone ndertuam Shqiperine e moshes dixhitale dhe ti komunikon ne Facebook dhe lundron ne internet njolloj si moshataret e tu ne disa vende te zhvilluara.




Ne epiqender te zhvillimit tone, ne vendosem energjine dhe ne keto pak vite jane ndertuar ose jane ne ndertim e siper mbi 120 hidrocentrale, nder te cilat Kaskada e Devollit, investim prej rreth 1 milarde dollare, qe ndertohet nga flamurmbajtesja e kesaj fushe ne Europe dhe ne bote “Statkraft” e Norvegjise. Kontrata koncesionare jane firmosur per ndertimin edhe te 243 HEC-eve te tjera. Rezerva te medha nafte jane ne zbulim e siper ne token dhe detet tona. Por, ketu, une do te vecoja si suksesin me te madh strategjik per shqiptaret, pas anetaresimit ne NATO dhe pavaresise se Kosoves, gazesjellesin TransAdriatik qe do sjelle gazin nga deti Kaspik ne Shqiperi dhe Europe. Ky projekt, me i madhi i ketij lloji ne histori ne fushen e energjetikes, eshte nje investim prej 40 milarde dollaresh dhe sjell per shqiptaret, mungestarin e madh ne shtepite dhe industrite e tyre dhe e sjell ate, nga nje vend mik si c’eshte Azerbajxhani dhe ne nje kuader solid europian. Ne kete projekt gjigant dhe vendimmarrjen nga qeveria e Azerbajxhanit dhe konsorciumit ne favor te tij, ne raport me projektet e tjera konkurruese, Shqiperia me besueshmerine e sidomos me lobimin e fuqishem dhe qendrimet e saj te vendosura ka luajtur nje rol kyç, te dores se pare. TAP do kete ndikim te madh ne uljen e kostos se jeteses, rritjen e te ardhurave dhe mireqenies per shqiptaret. Me kete projekt, Shqiperia zgjidh ne menyre perfundimtare problemin e energjise dhe merr nje rol te vecante ne fushen e energjise per rajonin dhe Europen. Vitet qe vijne, Shqiperia mund te zbuloje ne toke apo dete rezerva te medha gazi, por tashme ka te gatshem ne territorin e saj, gazsjellësin, per shperndarje ne mbare Europen.


Miku im i ri ne moshe, por jo ne politike, te gjitha keto jane arritur para se gjithash, sepse programi i PD-se, forces sone politike te qendres se djathte, per zhvillimin dhe integrimin e Shqiperise eshte i bazuar ne vlerat me te larta njerezore, iniciativen e lire, te drejtat e individit dhe interesin kombëtar. Ky eshte nje programi i shkëlqyer, me te cilin eshte ndertuar Europa dhe bota e lire. Pa mëdyshje, keto arritje u bene te mundura nga zbatimi me vendosmëri, seriozitet dhe kreativitet i programit tone, nga qindra e mijera djem dhe vajza, burra e gra te administrates sone, me pergatitje profesionale, aftesi, ekspertize dhe perkushtim te madh. Ne kemi sot eksperte, specialistet e studiuesit me te mire te Shqiperise, pasuria e saj me e madhe per ne, por dhe e vendit ne teresi, qe kane ne arritjet tona, vepren e tyre te pavdekshme.


I dashur Gentian,

duke lexuar komentin tend, serish dua te theksoj se une gjej tek ti, nje politikan te vertete. Ju burrerisht pranoni humbjen tone. Humbjen e pranojne vetem ata qe kane besim te vetja dhe kauza qe mbrojne dhe qe e konsiderojne humbjen nje sfide, per te arritur suksesin e radhes. Humbja sigurisht eshte e dhimbshme dhe kerkon analize te thelle e te gjithanshme dhe jam i sigurt qe PD-ja do ta beje kete analize dhe do te nxjerre pergjegjesite per defektet e qeverisjes sone. Por perseri duhet te mos harrojme se ne humbem duke i qendruar besnik programit tone. Ne nuk pranuam per asnje cmim, te braktisim vlerat dhe parimet e tij. Perkundrazi, ne rame me dinjitet, duke luftuar per mbrojtjen e tyre. Ne paraqitem para qytetareve projektin me te mire ne tere ekzistencen tone, me realist, me te bazuar, per Shqiperine e zhvilluar dhe evropiane. Ne projektin tone, ne u zotuam per krijimin e 250 mije vende pune, rritjen e ndjeshme te rrogave dhe pensioneve, perfundimin e ndertimit te rruges se Arbrit, Boshtit te Jugut dhe te cdo rruge, shkolle, ujesjellesi, kanalizimesh, rritjen e cilesise se sherbimit shendetesor, arsimit, mbeshteje te fuqishme per fermeret. Shqiperine, vend lider ne energjine e rinovueshme dhe teknologjine e larte, ne rajon. Ne ne asnje rast nuk premtuam dhe nuk mund te premtojme gjera qe bien ne kundershtim me parimet e vlerat themelore qe ndajme dhe besojme.


Mirepo qytetaret kesaj radhe besuan me shumice, premtimet e kundershtarit, te cilat ne nuk mund dhe nuk do t’i benim ndonjehere. Kundershtari yne premtoi sherbim shendetesor falas per te gjithe, legalizime falas, heqjen e TVSH-se per energjine, ushqimet dhe ilacet per te gjithe. Ne besojme se kjo eshte hipokrizi dhe jo drejtesi sociale. Ne filozofine tone, qeveria duhet te subvencionoje kujdesin shendetesor teresisht vetem per ata qe nuk kane mundesi te paguajne sigurimet shendetesore dhe ne e kemi bere kete. Kurse te tjeret qe kane te ardhura duhet te paguajne sigurimet shendetesore, perndryshe, padrejtesisht do te barazonim te pasurin me te varferin dhe kjo nuk eshte drejtesi, por hipokrizi. Ne kemi vendosur cmime te arsyeshme per legalizimet, por ligjet e vendit, Kushtetuta jone nuk lejojne kurre t’ia marresh falas token nje qytetari dhe t’ia japesh ate nje tjetri. Ne nuk mund te premtojme heqjen e TVSH-se per energjine, ushqimet dhe ilaçet, sepse barazojme ne kete rast, te mjerin me miliarderin, por ne subvencionojme jo vetem TVSH-ne, por teresisht energjine per ate qe nuk ka dhe e kemi bere kete. Ne nuk besojme se keto masa ulin cmimet, sepse rritja e parashikuar e tyre eshte ligjesi e shendetshme dhe absolute e tregut te lire. Por ne rrisim rrogat dhe pensionet, si dhe i kemi rritur me shume se te tjeret, per te perballuar rritjen e parashikuar e cmimeve. Ne nuk premtojme heqjen e plote te takses per biznesin e vogel apo uljen e taksave per 95 % te shqiptareve dhe perballimin nga 5% te barres se madhe fiskale, sepse ky model eshte tejet i rrezikshem, nuk ekziston askund ne bote, vecse ne platformat e antiglobalisteve. Programi i forces sone konservatore nuk mund te bjere dhe nuk do te bjere kurre ne antiglobalizem. Alternativa jone eshte ajo qe ka ndertuar Shqiperine, Europen dhe boten e lire. Antiglobalizmi nderton kaosin dhe hiçin.


Keshtu pra, miku im, ne humbem duke mbrojtur vlerat dhe parimet qe ne besojme, lirite ekonomike te individit, konkurrencen e ndershme, drejtesine e vertete sociale dhe sic thote Cherchill, ata qe bien duke luftuar, ngrihen perseri. Dhe ne rame duke mbrojtur kauzen tone te drejte dhe shume shpejt do te ngrihemi ne nje fillim te ri, te fuqishem.




Se fundi, i dashur, si nje admirues i flakte i imi, ju shkruani se mezi prisnit te ndiqnit me shume admirim mbledhjet e qeverise apo ato te grupit parlamentar, te kryesuara nga une, si dhe veprimtari te tjera te miat. Dhe, vertete, tani nuk do te me shohesh ne TV te kryesoj me keto mbledhje, mirepo ti do te me kesh me afer se kurre, do te me shohesh ne krahun tend dhe te te gjithe demokrateve te tjere, 18 ore ne dite, ne cdo aktivitet ne parlament dhe kudo, duke luftuar se bashku si luane te vertete, gjersa PD-ja te fitoje perseri dhe ora e integrimit dhe zhvillimit te Shqiperise te ecin me shpejtesine e ores se PD-se.



Te perqafoj,

Sali Berisha

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot