Berisha i vendosur për ta shkrirë SPAK-un: Do bëjmë reformë të drejtësisë me ndihmën e Venecias dhe aleatëve tanë! Thotë se do imitojë edhe Elon Musk

Berisha i vendosur për ta shkrirë SPAK-un: Do bëjmë reformë të drejtësisë me ndihmën e Venecias dhe aleatëve tanë! Thotë se do imitojë edhe Elon Musk

Sali Berisha, duke folur sot mes të tjerash dhe për zhbërjen e SPAK-ut

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk i ndahet idesë së tij ekstreme për ta shkrirë SPAK-un dhe zhbërë reformën në drejtësi.

Teksa mori pjesë sot në takimin e prezantimit të “Librit të zi të Rilindjes” të departamentit “Brain Gain” në selinë blu, si theksoi se “do bëjmë një reformë në drejtësi me ndihmën e Komisionit të venecias” dhe aleatëve tanë.

Ai e cilësoi një drejtësi politike që përbën rrezikun më madhor për të sotmen dhe të ardhmen e kombit, ndaj duhej ribërë.

“U them këtyre zotërinjve, se kjo reformë e Xhorxh Sorosit i la shqiptarët, iu privoi qytetarëve shqiptarë të drejtën e një procesi ligjor të ndershëm. Nuk ka proces ligjor të ndershëm nëse pret 15 vite për të marrë vendimin. Dhe u dashka ne të pranojmë të lëmë qytetarët tanë pa sistem drejtësie për një akt korrupsioni ndërkombëtar të paparë? Kurrë! Ne nuk humbasim besimin tonë tek Komisioni i Venecias. Jo. Tek institucionet evropiane dhe amerikane. Por reformën e drejtësisë e bënë ata që shkruajtën Kushtetutën e vitit 1974. Janë sorosianët më të thekur të rajonit dhe Tiranës. Janë ekspertë mashtrues, falsifikatorë të huaj. Me dokumente! Dhe tani kjo mbrohet si e shenjtë. Mos na shani reformën. Kujt ia thonë? Po pse, mund të sakrifikohet e drejta e një populli për të drejtën e një procesi ligjor të ndershëm?”, tha berisha ndër të tjera.

Ai shtoi se para 3 vitesh kishte 130 mijë dosje stok, kurse tani stoku është 150 mijë dosje. 

“Ndaj dhe reforma do bëhet. Ne do reformojmë. Libri i Zi i paraqet këto. Nuk është çështje hakmarrje, por çështja është se prokurori politike është diktaturë”, theksoi ai.

Gjithashtu kreu i selisë blu u shpreh se do kalojë në audit të gjithë institucionet pas 11 majit dhe do imitojë strategjinë e Elon Musk në SHBA me administratën. 

“Audit të tipit Elon Musk në SHBA dhe ju garantoj se do ndodhë, për t’ia kthyer paratë e vjedhura shqiptarëve. Pastrimine shtëpisë tonë bashkë me Made in Albania, Paketën e Varfërisë dhe të tjerat. Të gjitha paratë e grabitura do ia kthejmë shqiptarëve, paratë e krimit do i sekuestrojmë e t’ia japim shqiptarëve. Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe narkoeurove. Diktaturat meritojnë librin e zi”, tha ai. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:28
Qytetari kryqëzon Berishën për legalizimet: S'mbajte premtimin, shumë familjeve iu prishën banesat e tani s'kanë asgjë 

Në takimin me banorët e njësisë 8 një qytetar ‘kryqëzoi’ Berishën për shkak të mos premtimit të mbajtur për legalizimet e banesave. Gjatë 12 viteve qeverisje të PS-së shumë prej familjeve të cilat kishin banesat në proces legalizimi iu prishën për shkak të projekteve zhvillimore tani nuk kanë asgjë, as banesa, as dokumente dhe as kompensim.  

“Fatkeqësisht ngaqë këta kanë 12 vite që qeverisin dëmi është bërë mullar. Janë prishur shtëpija dhe nuk kanë ngelur gjurmë. Edhe për faj të PD-së. Janë prishur pronat që nuk kanë pasur legalizimin e ato nuk ekzistojnë fare. Ata që janë prishur e nuk ka pasur legalizim janë të shumta. 47 familje nuk kanë gjurmë fare, nuk marrin bonus, nuk ekzistojnë se ishin në process legalizimi e nuk njiheshin. Ka shumë dhe tek ‘5 maji’, ‘Astiri”, ‘Lapraka’. Janë njerëz kryesisht opozitarë. Këtu është votuar gjithmonë djathtas” tha qytetari.

Berisha pranoi gabimin dhe tha se ata që dëmtuan banesat do të marrin ndëshkimin e merituar nëse do të vijë në qeveri pas zgjedhjeve të 11 majit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 20/03/2025 15:22

    Me tragjikja nuk eshte Saliu qe thote dhe ben marrina, por jane ata qe vazhdojne e degjojne dhe i shkojne mbas.

    Përgjigju
  • agim: 20/03/2025 13:33

    O Salih ,ti nuk vjen nga hena sot e na genje sic e ke zakon,ke qene dy here 14 vjet ne qeverisjeje,e ke rrjepur me zi se Sllobodani kete popull,ik tani se na cave bitthen,zoti te mallkofte ty e faren tende

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Katërnjakët marrin kartën e anëtarësisë së PS, Rama batuta: Erdhët me kap pasaportën e BE

Katërnjakët marrin kartën e anëtarësisë së PS, Rama batuta: Erdhët me kap pasaportën e BE