Arrest shtëpie për Berishën, Spartak Ngjela: Injorant, mirë ia bënë! Nëse GJKKO nuk merrte vendim shkelte ligjin

Avokati Spartak Ngjela e quajti të drejtë vendimin e GJKKO-së për të pranuar kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish kryeministrin Sali Berisha në hetim për aferën e privatizimi të ish kompleksit Partizani

“Kush është ky që nuk pyet gjykatën? As monarkët nuk janë sjellur kështu. Mirë ia bënë! Injorant njeri pa asnjë koncept shtetëror. Fyeu gjykatën. Të shkonte të mbrohej në gjykatë. Nëse GJKKO nuk do e bentë do shkelte ligjin gjykata. Si të shkelte ligjin gjykata?! tha Ngjela në një intervistë me skype në Report Tv

Ngjela jep dy argumente pse iu dha arrest shtëpie me policë.

 “Arrest shtëpie do të thotë bllokimi në shtëpi me policë.  Kjo ka dy arsye. Nuk e lejon të vijojë që të mos ketë jetë sociale sic e kërkon vendimi por dhe e mbron se mos kërkojnë ta vrasin. Ku e dimë ne se ku i ka kundërshtarët Berisha.”

Më tej avokat Ngjela nënvizon se nëse nuk do të vepronte me forcimin e masës së sigurisë SPAK do të shkelte vetë ligjin ndërsa kujton se Berishën e kanë braktisur pasi nuk të përkrah njeri nëse akuzohesh për korrupsion.

Berisha prezumohet i pafajshëm por është i arrestuar se shkeli ligjin, fakti që nuk pranoi marrjen e pyetjeve nga prokurorët mudn të quhet dhe delirant. Nuk iu paraqit pyetjeve, çdo të bënte SPAK? Nëse nuk do të vepronte kështu SPAK bënin ata shkelje ligji. Ky është shteti mësohuni! Nëse mendohej se do të bënte revolucion kjo është ëndërr. Nuk e kuptoj mosbindjen civile. Unë di bindjen ndaj ligjit. Po ka mosbindje ndaj ligjit futet në burg. Nuk ka pasur përkrahje popullore. Nuk të përkrah njeri nëse akuzohesh për korrupsion" tha Ngjela për gazetarin Nertil Agalliu.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI