Kreu i PD ka dalë sërish në një deklaratë për shtyp, ku sërish ka paralajmëuar Ramën të japë dorëheqjen. Ndër të tjera ai i drejtohet Ramës që të zgjedhë midis fatit të Çausheskut dhe fatit të Ramiz Alisë

“Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion, asnjë akt i tij, policisë së tij kriminale dhe shërbimit të tij, nuk do mund të cënojë mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike, anëtarëve, mbështetësve të saj në mbarë Shqipërinë, për protestën studentore. Sikundër, i sugjeroj që midis fatit të Çausheskut dhe fatit të Ramiz Alisë, të zgjedhë këtë të dytin. Rrugë tjetër nuk ka. Të japë dorëheqjen”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Protestat e dhunshme, Berisha kërcënon Ramën: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë! Protestuesit ‘liberatorë’, sipërmarrësit t’i mbështesin!