Berisha kërcënon Metën dhe ish ministrat e tij me një ligj? Propozon heqjen e parashkrimit për korrupsionin! Përjashton Gërdecin, ’97, grushtin e shtetit e piramidat

Berisha kërcënon Metën dhe ish ministrat e tij me një ligj? Propozon heqjen e parashkrimit për korrupsionin! Përjashton Gërdecin, ’97, grushtin e shtetit e piramidat

Ilir Meta dhe Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike me në krye Sali Berishën ka depozituar një projektligj në Kuvend, për t’i hapur rrugë ndëshkimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësisht kohës kur është kryer vepra penale. Projektligji është firmosur nga 18 deputetë të Rithemelimit me në krye Berishën, i cili si për ironi është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion. Projektligji parashikon shtimin e një fjalie në nenin 67 të Kodit Penal, duke përjashtuar nga parashkrimi veprat penale dhe akuzat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, kundër kryeministrit, ish kryeministrave, zëvendëskryeministrit dhe ish zëvendëskryeministrave, kryetarit dhe ish krerëve të Kuvendit, si dhe drejtuesve të institucioneve qendrore përgjegjëse për prokurimet publike dhe koncesionet.

Nisma ligjore është trumbetuar nga Berisha si një presion ndaj kryeministrit Rama dhe ministrave aktualë. Por, SPAK nuk ka asnjë pengesë ligjore për të hetuar pushtetarët aktualë për korrupsion dhe krim të organizuar, madje disa ish ministra janë nën hetim për korrupsion. SPAK mund të hetojë zyrtarët dhe ish zyrtarët për krimin të organizuar që nga viti 2002 dhe për korrupsion që nga viti 2016. 

Në këto kushte, propozimi i Berishës për të hetuar dhe ndëshkuar korrupsionin e ish zyrtarëve të lartë pa afate parashkrimi, pra që nga viti 1992, duket se atakon më shumë Ilir Metën, i akuzuar nga vetë Sali Berisha për përfshirje në një sagë aferash korruptive, sidomos gjatë periudhës 2000-2002, kur Meta ka qenë kryeministër, por edhe gjatë periudhës 2009-2017, kur ka ushtruar detyrat e ministrit të Ekonomisë, zëvendëskryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit. Nisma ligjore mund të rrezikojë edhe ish ministrat e Berishës të akuzuar për abuzime gjatë periudhës 2009-2013, si Genc Ruli, Ridvan Bode, Arben Imami etj.

Nga ana tjetër, Berisha është kujdesuar për të mos i hapur telash vetes, duke mos përfshirë vepra të tjera penale që nuk parashkruhen. Nuk reflektohen në ligj vepra penale që janë konsumuar hapur në Gërdec, me grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998, me trazirat e ’97, urdhrat për bombardimin e Jugut të Shqipërisë dhe as skema me firmat piramidale, për mes të cilave u mashtruan dhe humbën kursimet e tyre rreth 800 mijë shqiptarë. Për këto ngjarje, janë dënuar persona periferikë, ndërsa drejtësia nuk ka vepruar mbi organizatorët dhe përfituesit.

(Kliko këtu për të lexuar nismën ligjore të Bereishës)

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gëzimi: 08/12/2022 05:26

    Po nuk janë të korruptuar ansjë nga politikanët shqiptarë. Rama-Berisha-Meta etj mbrojne njeri tjetrin me lige. Lereni si bejne ne sy te popullit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur