Sali Berisha përkujton vitin e “non grata”-s britanike duke shpikur gënjeshtra. Akuzon Sorosin mediat perëndimore, dhe përpiqet të mbroj vajzën si seksere. Ish- Kryeministri u përpoq sot të zhvlerësonte akuzat mbi të cilat janë mbështetur argumenentet e Mbretërisë së Bashkuar mbi shplljen “non grata” të tij. Berisha përmendi po ashtu se ata i kanë bashkangjitur në dosje emrat e Flamur Nokës, Klevis Balliut, Muftar Lumeshit etj.
Berisha u përpoq të relatvizonte akuzat duke thënë se ato mbëshsteten tek media të sponsorizuara nga SORS, si BIRN, Ballkan Insight etj, çka nuk është e vërtetë realisht. Ndërkaq, kreu i foltores u pëproq të keqpërdor raportet e cituara nga amabsada nga takimet me politikanë të ndryshëm në Shqipëri përfshirë dhe Lulzim Bashën.Ai u pëproq të gënjente publikisht për lidhjet e Damir Fazliç me vazjën e tij, duke mos e përmendur transfertën prej 1.7 milion dolarë të Fazliçit për të.
Ai tha se në atë kohë lejohej kjo gjë dhe gënjeu duke thënë se procesi u mbyll me pafajësi. Në fakt procesi u mbyll për shkak të mos bashkpunimit me Qipron ku ishte regjstruar kompania. Sali Berisha thotë në gjatë ekspozesë së tij pa lidhje, se 3 provat për të cilat janë bazuar nga Home Office për shpalljen e tij ‘non grata’ janë të sponsorizuar tërthortazi nga George Soros.
"Cilat janë dokumentet e famshme ku është bazuar vendimi për shpalljen time non grata, tregojnë tre burime, burimi i parë Fondacioni shoqëria e Hapur George Soros. Burimi i dytë mediat Ballkan Insight dhe Reporter.al dhe sponsori i këtyre mediave është George Soros. Burimi i tretë akuzat e kundërshtareve të mi politik Edi Rama, Lulzim Basha, Erion Veliaj”’- u shpreh Berisha.
Ai po ashtu u përpoq të mbronte vazjën e tij në aferën me biznesmenin Ansar, të cilit i kërkoi 3 milion euro si fee suksesi nëse lidhte kontratën për termocentral. Ai ndërroi mendje dhe nuk pranoi pazarin e vajzës së tij duke e denoncuar përmes emaleve me të.
Nga ana tjetër Berisha përmendi se SHBA ende nuk i ka çuar asnjë fakt për shpalljen non grata, ndërkohë që SHBA nuk e ka paktik dhënine e provave në publik. Nuk ja ka dhënë aksujt në botë dhe Berisha nuk bën përjashtim. Sali Berisha është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë së bashku me familjen e tij, gruan vajzën dhe djalin./TemA