Berisha mbledh 'Frontin për shpëtimin e Shqipërisë' dhe flet si Meta: Të përgatitemi për referendum

Ashtu si Meta, Berisha bëri thirrje për referendum duke theksuar se të gjithë duhet të punojnë për demokracinë direkte. Në mbledhjen me atë që e quan “Fronti për shpëtimin e Shqipërisë” për të folur rreth situatës ku ndodhet vendi dhe theksoi se është e rëndësishme që të punohet me demokracinë dhe të bëhen ndryshimet që duhen. Një ditë më parë, Meta bëri thirrje për sovranitet dhe referendum të cilat sipas tij ishin dy elementët më të nevojshëm për demokracinë shqiptare.

“Të gjithë ne duhet të përgatitemi për një referendum. Se një parti fiton zgjedhjet, një kryeministër hipën në timon, kushtetuta mbetet siç është, ligjet mbeten siç janë, dhe vjen tjetri që bën këto që po bën. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme themelore të angazhohemi dhe të punojmë që me demokracinë direkte ne të bëjmë ndryshimet që duhen”, tha Berisha.

Në takimin e hapur me intelektualë mbi problematikat që hasin sektorë të ndryshëm, Berisha nuk ndali akuzat ndaj Edi Ramës duke thënë se po përdor gjithcka për të mbajtur pushtetin. Ndër të tjera u shpreh se Rama nuk respekton asgjë dhe cdo marrëveshje që firmos e kthen përmbys. Ndaj pretendon se qytetarët po jetojnë instalimin e një regjimi që nuk njeh ligj.

“Një gjë, kemi një kundërshtar i cili nuk respekton asnjë parim, përveç mendimeve të tij, dëshirave të tij, nuk ka respektuar këto 8 vitet e fundit asnjë marrëveshje. Dhe marrëveshjet me të që të gjitha janë përmbysur pas firmosjes. Por kështu ne nuk mund të shkojmë. Ne po jetojmë instalimin e një regjimi që nuk njeh ligj, që nuk njeh asgjë, që përdor çdo gjë kundër kundërshtarëve, përdor gjithçka për të mbajtur pushtetin, kalon nga skandali në skandal sikur kalon nga suksesi në sukses, njëlloj”, tha Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:53
Berisha zotohet: Nëse PD vjen në pushtet, njeriu i parë që do shpallet non-grata do jetë Soros

 

Berisha ka komentuar sërish shpalljen 'non grata' nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA duke hedhur sërish akuza se pas tyre fshihet George Soros. Në takimin me intelektualë, u zotua se nëse vjen PD në pushtet, njeriu i parë që do të shpallë non grata është George Soros dhe djali i tij.

“Shtrohet një problem tjetër, Soros, non-grata… me 20 maj të 2021 në një sallë unë kam deklaruar, s’kisha menduar se do detyrohesha të sfidojë sekretarin e shteteve të bashkuara, por meqë kishte firmosur një akt që unë kisha bindjen absolute se nuk qëndronte asnjë fakt, i thash paraqit fakte se ndryshe do shkoj në Gjykatë se s’ke dhe s’do gjesh kurrë ndonjë fakt për mua dhe fëmijët e mi. Unë kam qenë i këtij kodi dhe sot pas 15 muajsh me gjithë check-up universal, kanë gjet zero, megjithatë vazhdoj të them një fakt të vetëm po sollët i them mirupafshim politikës.

Kjo që ndodh me drogën në Shqipëri është politikë e tij, sepse padroni i Ramës ka nisma në organizatën në kombet e bashkuara për të ndërprerë transportin e drogës… mirëpo ku është droga? Por ai e predikon, kjo qe arsyeja që në 2017 kërkova shpalljen tij non-grata dhe nëse PD vjen në pushtet njeriu i parë që do shpallet non-grata do jetë Soros dhe i biri”, tha Berisha.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 27/07/2022 12:59

    Grahmat e fundit te komunizmit me barbar,sepse idealistet jetuan me nder,keta eleminuan opoziten e shendoshe dhe krijuan armikun e partise,o zot ku jane shqiptaret qe si hedhin ne grope keta dy lubi qe shkaterruan kete vend ne 30 vjet?

    Përgjigju
  • DYRDYL BEU: 27/07/2022 07:57

    O Salhe Bajga megjith mënd të gënjen mëndja ty se mund të vish ti në pushtet ? Ti jo vetëm që je HAJDUT , kriminel po qënke dhe idjot i ler. Salhe bajga bëhu gati për Reç ajo do jet fitorja jote e fundit e shum triunfale o malok pis.

    Përgjigju
  • Sifi: 26/07/2022 23:16

    Po erdhi PD me ty ne pushtet ta kesh te qarte qe dyert e Shqiperise jane mbyllur nga USA dhe BE mos dhe me teper.Lere rinine te drejtoj PD se non grata nuk te ka bere as Soros dhe as Rama ,por vet ti ,me veprimet e tua kriminale per 31 vjet . Koha yte mbaroi Sali

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 26/07/2022 22:20

    Salishejtani,katrani,mjerani te di sinia ty kodosh,te di shume. Ti nuk ke objektiv te largosh ramerilindjen,jo kurre. Ti do qe ai te vdese kryeminister,se vetem keshtu ka nje obsion per ty dhe familjen tende te mbuloni krimet monstruoze qe kini bere dhe te mos dorzoni pasurine e vjedhur e grabitur gjate ketyre 31 vjetesh. Fundi maskarenjve maksimalja shkon 40 vjet dhe te gjalle apo te vdekur populli do ta bej m*tin mbi krye patjeter duke ju marre edhe pasurine e grabitur e te vjedhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)