Berisha: Më kanë thënë 'në Vlorë
ka laborator droge', të nis hetimi!

Berisha: Më kanë thënë 'në Vlorë<br />ka laborator droge', të nis hetimi!
TIRANE - Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit kërkoi që prokuroria të nisë hetimet pasi vetë ai ka informacion se në periferi të Vlorës ndodhet një laborator i përpunimit të lëndës narkotike. Nuk dihet se nga e ka marrë këtë informacion deputeti demokrat. “Njerëzit flasin”,  - tha Berisha.
 
“I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë në periferi të Vlorës se thuhet se ka edhe një laborator tjetër. Unë vet s’kam fakte, por njerëzit flasin”, u shpreh ish-kryeministri.
 
Berisha: Laboratori në Xibrakë i ngritur me ndihmën e qeverisë
Ish-kryeministri Berisha akuzoi gjithashtu se edhe laboratori në Xibrakë të Elbasanit është ngritur me ndihmën e qeverisë. Sipas tij, një nga të arrestuarit Kelmend Dalipi është arrestuar në polici se laboratori po vidhte energjinë, por më pas është liruar me urdhër nga lart. 

Gentian Gjonaj ka qenë një eksponentët më kryesorë të bandës. A jeni ju socialistë që u mor me këtë bandë? A jeni ju që Neritan Nallbatin e cuat në Elbasan, pikërisht aty ku kishte folenë. A e dini ju që Vilson Bala, shefi i komisariatit të Elbasanit arrestoi Kelmend Dalipin në laboratorin e kokainës se vidhte energjinë dhe më pas e liruan me urdhër.” tha Berisha
 
Më 14 Janar policia zbuloi një laborator të përpunimit të drogës në Xibrakë të Elbasanit. Aty kokaina përpunohej pasi vinte nga Amerika Latine e më pas tregtohej në vendet e Evropës Perëndimore. Mes të arrestuarve është edhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit komunist Enver Hoxha.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë