Jo vetëm në drejtim të Kryeministrisë dhe Parlamentit. Sali Berisha, pa shfaqur shenja pendese mbi aktet e dhunës që mbrëmjen e së premtes, nuk kursyen as besimtarët myslimanë që faleshin në Xhaminë e Namasgjasë, paralajmëron akte dhune edhe ndaj selive të Partisë Socialiste në të gjithë vendin.
“Garantoj Edi Ramën se për të gjitha këto do jetë përgjegjës. Por në përshkallëzimin e tyre të djeshëm në një akt urrejtje të papërmbajtur janë hedhur në oborrin e selisë së PD sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe bomba tymuese.
Ky përbën një agresion të hapur ndaj selisë së PD dhe pluralizmit. Me këtë rast u kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonjicionin e plotë të selive të PS në çdo rreth. Dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit”, tha Berisha.
Akuzat e tij shkojnë sërish te skenari se protestuesit u sulmuan me plumba gome.
“Regjimi përdori të gjitha mjetet e dhunës, nuk kurseu as plumbat e gomës, me snajper në ballë të kandidates tonë për deputete në Shkodër, intelektuales së njohur, Mehmeti”, tha Berisha.
Aktet e dhunës një ditë më parë nisën menjëherë pasi Berisha përmbylli fjalimin para kryeministrisë, ndërsa në një moment teksa po fliste për dhunë policore, ai i quajti edhe protestuesit e tij kryengritës të armatosur.

Gjin Gjoni me 'grupin e sulmit' të PD në protestën e 20 shkurtit
Deputeti demokrat, Gjin Gjoni i është bashkuar thirrjes së kreut të PD, Sali Berisha, i cili paralajmëroi sulme ndaj selive të PS në të gjithë vendin.
Në një intervistë për televizionin e familjes Berisha, Gjoni kritikoi mënyrën se si u menaxhua situata nga autoritetet në protestën e 20 shkurtit, duke nënkuptuar se tani ata mund të sulmojnë selitë e PS.
“Për sa kohë që në krye të policisë së shtetit janë njerëz të cilët janë të lidhur me krimin, për sa kohë që policia e shtetit menaxhohet nga njerëz të cilët janë pjesë e organizatave kriminale, padyshim që ngjarje të tilla do të ndodhin. Por Partia Socialiste dhe qeveria duhet t'i vënë gishtin kokës, sepse lufta ndaj një partie politike nga ana e një krahu tjetër mund të sjellë të njëjtën përgjigje edhe nga ana e Partisë Demokratike, në partitë dhe në degët e Partisë Socialiste të cilët ndodhen në Tiranë ose në rrethe të tjera. Unë nuk e uroj këtë, të them të drejtën, por në rast se gjërat do shkojnë në këtë drejtim, të jeni padyshim që militantët dhe pjesa e simpatizantëve të Partisë Demokratike është e pamundur që t'i mbash brenda kornizave ligjore në raport me këtë mënyrë sjellje”, tha Gjoni.

Taulant Balla
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka reaguar ndaj deklaratës së kryedemokratit Sali Berisha, i cili paralajmëroi akte dhune edhe ndaj selive të Partisë Socialiste në të gjithë vendin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kishte postuar deklaratën me tone lufte të Berishës, Balla pati një thirrje për mbështetësit e PD.
Balla kërkoi që ata të mos marrin urdhra nga një plak matuf, i cili për interesin e tij ka mbjellë vëllavrasje gjithë jetën e tij politike.
“Reagimi im ndaj Sali Berishës, i cili paska kërcënuar me sulme selitë e PS nëpër qytete: “Do iu asgjësojmë”
SB? “U kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonicionin e plotë të selive të PS në çdo rreth. Dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit”.
Thirrja publike për kryerjen e veprave penale, thirrja për dhunë, nxitja e urrejtjes dhe e përçarjes, goditjet që shkojnë deri në tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë së shtetit, goditjet për shkak të detyrës, përfshirja e të miturve në krim janë vepra penale të dukshme. I takon organeve kompetente t’i vlerësojnë.
Kam një thirrje vllazërore miqve të Partisë Demokratike në bazë, mos e merrni veten në qafë nga urdhërat e një plaku matuf, i cili për prapanicën e tij ka mbjellë vëllavrasje gjithë jetën e tij politike. Tropoja për shembull e ka vuajtur dhe vazhdon ti vuajë thirrjet dhe porositë e tij.
Kaq për sot! Ditë të mbarë dhe faleminderit për vëmendjen mbi këtë çështje”, shkruan Balla.
Komente













Akoma mendjen me djeg e me vra e ka ky ogurzi, nuk beri qef 35 vjet duke djegur vendin qe e lindi e e rriti. Nuk beri akoma qef duke shkretuar familje te tera, Preseri ky legen=pleh mendon me djeg dhe vra shqiptar, veq te shpetoje sumen e vet.......mallkuar dita qe ke lind ti o zagar!
PërgjigjuKy njeri ka ik nga trute ne qifrese drehtesi nuk e arrwston pwr thirrje per keyengritje do jete vone . PD me sumet terroriste me molotov po kthwhet ne franksion dhune dhe jo parti politike
PërgjigjuO te marte mortja. Na ke shpifur darkat. Te marte mortja ty dhe mediat qe te vijne nga pas. O njeri i lige.
PërgjigjuKu jeni o prokurore te SPAK??? Apo po kerkoni ndonje deshmitar anonim per ndonje kryetar bashkie. Keni te drejte kur thoni se Veliaj paraqet rrezikshmeri, Veliaj qe transformoi Tiranen e e beri nje kryeqytet model. Turp te keni qe nuk justifikoni besimin e popullit e merreni me perralla e kerkoni shtese rrogash dhe mbrojtje nga taksat e popullit...
PërgjigjuKu eshte Spaku?
PërgjigjuDhunuesi bene viktimen... kruaje po ta mbajti se nuke do gjesh vrime shpelle ku te futesh.
PërgjigjuKryekrimineli i Ballkanit Sali Ram Berisha gjarpi i zi kobra me sy si djalli ne bashkpunim me tradhetaren e partis demokratike grabitqaren oligaren Sude Tabakun dhe kriminelin e Elbasanit Gazmend drogaxhi Bardhin individ me dosje ne hetim nga drejtesia shqiptare oraganizuan dhunen ne Tirane.Si mundet ambasadoret ne Tirane duke u kryesuar nga zoti Gonzato ulen ne tavolin dhe japin duart me kriminel Bardhin dhe oligaren super miliarderen ( cuditerisht nuk i hetohen miliardat) Sude Tabakun.Ambasada Amerikane kur ju leshoj viza per Amerik nuk i verifikoj dosjet e tyre ne Spak apo nuk duken e dikush i ka futur nen dhe?? Kane mbaruar intelektualet e vertet qe ka ngelur opozita ne duar te ketyre 3 krimineleve duke mos harruar dhe Gjin Gjonin dhe zhelen e Shkodres ajo qe organizon me urdher te Berishes vrasjet me pages??Spak drejtohet nga nje Skrapalli qe dje flinte gjume kur u prek xhamia nuk ishte ne rruge atje ku duhet te ishte .Sali kriminelit dhe bandes se tij do tu tregohet vendi nga vet populli qe e njef mire kete familje trafikante nderkombetare (drog,arme,naft,femra )qe organizohen nga Zeni + Noka dhe televiozinet private te ngritura nga rrafiku i droges!!Kercenimet qe ben Berisha u kthefshin mbrapsh te ballkoni i tij atje te cmenduria e tij!!
PërgjigjuAte bej se te kthehen te gjithe kundra teje si ne 97
PërgjigjuI shoftë ZOTI plerat e SPAK me gjith familje që që kanë se janë ndyrësira që janë të kapur nga Sali non grata....
Përgjigju