Berisha në Uashington,
nderohet veprimtarja Johanna Newman

Berisha në Uashington, <br />nderohet veprimtarja Johanna Newman
SHBA- Në kinemanë e Muzeut Përkujtimor të Holokaustit në Uashington, u zhvillua ceremonia e nderimit të zonjës Johanna Neëman, e cila bashkë me familjen i mbijetoi Holokaustit nazist, duke i kaluar vitet e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. I pranishëm në këtë ceremony ishte edhe kryeministri Sali Berisha I cili ndodhej ne SHBA në kuadër të një vizite zyrtare.
Zonja Neëman punon në Muzeun e Holokaustit dhe njihet për ndjenjat e saj të mirënjohjes ndaj shqiptarëve të cilët u dhanë strehë qindra hebrejve gjatë periudhës së Luftës.
Në prani të personaliteteve të njohur hebraikë si dhe të ambasadorëve dhe zyrtarëve të tjerë mes atyre që mbushnin sallën, Kryeministri Berisha falenderoi zonjën Neëman për dashurinë e saj të madhe për popullin shqiptar.
“Sonte, mes nesh është një grua e mrekullueshme, një e mbijetuar e asaj kohe të tmerrshme. Ajo i kaloi ato vite në një familje shqiptare dhe më vonë u bë një ndër ambasadoret më të mira të moralit të kombit tim. Të jemi shumë mirënjohës Johanna. Desha të theksoj diçka. Kontributi yt është i jashtëzakonshëm sepse pasi të shpëtuan ty dhe hebrenj të tjerë, shqiptarët ranë nën diktaurën më të zezë që kishte parë ndonjëherë Evropa”.
Kryeministri Berisha foli për marrëdhëniet e vjetra të hebrejve dhe shqiptarëve si dhe për marrëdhëniet e mira që Shqipëria ka me shtetin e Izraelit.
“Ne kemi një mik të përbashkët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jemi shumë krenarë për një mik të tillë”, tha zoti Berisha.
I pranishëm Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit Philip Reeker solli për të pranishmit urimet e Sekretares së Shtetit Hillary Clinton .
“Shqipëria ishte dhe është një vend kryesisht mysliman me pakica të konsiderueshme katolike dhe ortodokse. Krahas historisë së bashkekzistencës paqësore mes këtyre besimeve të ndryshme, në kulturën shqiptare është i rrënjosur thellë sidomos zakoni i shenjtë i mikpritjes. Këto ishin parimet që i bënë shumë familje shqiptare, duke përfshirë edhe qeverinë shqiptare, kur ato pranuan hebrejtë nga vende të tjera të Evropës dhe i mbrojtën nga forcat naziste. Për fat të keq, janë të paktë në Evropë shembuj të tillë si ky që tregoi populli shqiptar, tek i cili detyrimi për të mbrojtur mikun kapërceu frikën e ndëshkimit nga njerëzit në pushtet.”
Filmi Besa që u shfaq më pas për të pranishmit flet për historinë e shpëtimit të hebrenjve nga familjet shqiptare gjatë Luftës.
Johanna Neëmann tha për Zërin e Amerikës se në të vërtetë nderimi që iu bë asaj, i takon popullit shqiptar dhe qeverisë shqiptare të asaj kohe, të cilët rrezikuan veten për të shpëtuar hebrejtë:
“Sa më shumë që mësoj dhe lexoj për krimet që ndodhën, aq më tepër ndjej detyrimin për t’i ngritur shqiptarët në piedestal sepse ajo që ata bënë ishte e jashtëzakonshme. Ata jetonin me një moral të lartë. Ata i treguan botës se kur njerëzit janë në nevojë, atyre u duhet dhënë ndihmë. Ajo që bën secili ka rëndësi. Çdo individ i veçantë që ka guximin për të bërë diçka për të ndihmuar një qënie tjetër njerëzore jep një kontribut të madh”.
Zonja Neëman tha se ajo nuk do të ishte sot këtu po të mos ishin shqiptarët. (voa/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore