TIRANE- Sali Berisha sfidoi kryeministrin Edi Rama për një debat publik para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Pjesë e debatit sipas Berishës do të jenë dhe pensionet e pensionistëve.
"Sa rri e flet me veten në makinë, fol sa të duash, por hajde të dalim shesh të burrave dhe ti themi njëri-tjetrit gjërat. Hajde urdhëro në televizion, se rregulli këtë ka. Hajde të ulemi me ta dhe shpjegoju pensionistëve se pse pensioni në Mal të Zi që në vitin 2013 ishte më i ulët se në Shqipëri, sot është 450 euro. Si shkoi. Çfarë ka Mali i Zi, as të 1/20 nuk e ka. Hajde shpjegoju pensionistëve se pse pensioni në Maqedoni është 280 përqind më i lartë se në Shqipëri"
Nga Lezha, në 34 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike në këtë qytet, Sali Berisha akuzoi sërish qeverinë se është përpjekur ta copëtojë opozitën qëllimisht
"Ne vimë sot, pas një kalvari që kaluam në mënyrë të pamerituar. Kurrë nuk meritonim ne, ne kishim përmbysur diktaturën më të egër në Europë, kishim anëtarësuar vendin në NATO, kishim dyfishuar rrogat, pensionet, e transformuam vendin. Por u sulmuam nga sundimi mafioz i Edi Ramës. U sulmuam nga kryemafiozi i planetit Xhorxh Soros dhe mafia e tij. Ata menduan se do na zhduknin, por ata gabuan. Ja ku jemi ne sot më të bashkuar, më të fortë, më të fuqishëm se kurrë.
Kryedemokrati bëri një rezyme të punëve që PD ka bërë kur ishte në pushtet, ndërsa ishte i bindur se përgjigjen Rama do t’a marrë nga vota e qytetarëve në 11 maj.
"Na përçanë, u bashkuam. Na e morën flamurin, ja ku e kemi më krenar se kurrë në jetën e tij. Na arrestuan, ja ku jemi sot më të fortë se asnjëherë. Pra miq, ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar" tha Berisha.
S.G/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 13750
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera
12 Janar, 12:48
-
'Babale 2' Rama paralajmeroi padi për kallëzim të rremë! Reagon Bardhi, sulmon SPAK: 7 pyetjet pa përgjigje
12 Janar, 12:21
-
Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen 'Xibraka'! Rama paralajmeron padi edhe për Bardhin për kallëzim të rremë: Një “Babale 2”
12 Janar, 12:05
-
Rama mesazh publik: Berisha, katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje e familjarëve! Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur (FJALIMI I PLOTE)
12 Janar, 11:04
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?
11 Janar, 15:42
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Berisha: koalicion me Metën për zgjedhjet e 11 majit! SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, kryetari i PD sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’!
11 Janar, 14:54
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
Shikojeni si qesh Gjin Gjoni ( me akademi plepash) jan bere te gjithe hajdutet bashke, ju mungon dhe Fran Frrokaj dhe kompletohen..........por ndoshta do i beje Zoti bashke ne Req.
PërgjigjuDebat me një ordiner NON GRARA..!!!!
PërgjigjuSi ka mundesi qe kokat e korrupsionit jane ne krah te berishes...
PërgjigjuDihet perfundimi, PS fiton zgjedhjet PD vazhdon me mos bindjen civile me sebepin se kjo ishte vjedhja me e madhe e shekullit, e kemi par ket teater shum her.
PërgjigjuJe ndyresire sali mu...
PërgjigjuMos u mbur , mos u levdo ne 11Maj do ta shohim .Pastaj ti o kriminel do te fillosh avazin , me kane vjedhur votat .O kancer ty ne 11Maj do te te bere damllaja nga humbia e modhe qe do te maresh .
Përgjigju