Berisha në listën e zezë, Këlliçi në ‘5 pyetjet’: Edhe kryeministri i Indisë ishte i shpallur ‘Non Grata’! Nuk shoh fatalitet, do tejkalohet

‘Një Berishë ‘Non Grata’ në krye të Partisë Demokratike është një handikap që kalohet’, kështu u shpreh deputeti i PD-së Belind Këlliçi në ‘5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv. Por, surpriza e deklaratës së Këlliçit nuk ishte fakti që futja në listën e zezë është një njollë që tejkalohet, por shpallja Non grata e Berishës është thjesht një deklaratë nga Twitteri, madje këtë e ilustroi me kryeministrin e Indisë i cili i ‘shpëtoi’ Non Gratës së SHBA-ve dhe pati një takim me Obamën. 

Mburoja për Berishën nga deputeti i Rithemelimit arriti kulmin teksa krahasoi periudhën e ardhjes në pushtet të ish kryeministrit në vitin 1997, kur marrëdhëniet e tij me SHBA ishin të kufizuara për shkak të periudhës. Pra për Këlliçin, krijimi i marrëdhënieve diplomatike dhe shpallja Non Grata është e njëjtë. 

'Nuk e shoh aspak fatalitet, sigurisht është një handikap në raport me partnerët tanë jetësorë SHBA, por është një handikap që kalohet. Për shembull, kryeministri i Indisë ishte i shpallur non grata për një akuzë shumë më të rëndë se ajo e zotit Berisha të shpallur nga Tëitteri e më pas u takua në Shtëpinë e Bardhë nga Obama. Marrëdhëniet nga viti 97 të PD por edhe të vetë Berishës me SHBA deri në vitin 2001 ishin më të kufizuara se kaq për shkak të 97 dhe ja doli të vinte në pushtet me votë, me program me ekip dhe me ide. Pra është një handikap që kalohet, do dojë kohën e vetë por në Shqipëri votojnë shqiptarët që çdo ditë e më shumë vidhen nga kjo qeveri.'- tha  Këlliçi në Report Tv. 

Teksa zbuloi planet e PD-së në të ardhmen Këlliçi paralajmëroi protesta.

‘Do të jetë një aksion politik i kombinuar, do të jetë një sezon protestash. Nga kjo forcë politike do të jenë 6 muaj para për bashki. LSI do të jetë në bashkërendim me PD për të bërë opozitë dhe do të keni një front të gjerë për të rrëzuar Edi Ramën një sekondë e më parë.

Kujtojmë se Berisha disa kohë më parë në një intervistë mori shembull kryeministrin aktual të Indisë, për të cilin tha se ka qenë i shpallur non-grata dhe u fal, një arsyetim mesa duket,  uniformë i mbështetësve të tij. 

“Unë qëndroj pas vlerave, parimeve dhe reformave që i bëjnë shqiptarët më të lirë, më të sigurt. Në këtë situatë, është ndodhur kryeministri aktual i Indisë. Ishte i shpallur non-grata por që u prit më vonë në një darkë madhështore zyrtare nga presidenti Barack Obama. Shqipëria nuk është India dhe unë nuk po them se do pritem me një darkë madhështore në Shtëpinë e Bardhë. Kam besim të plotë se një akuzë e ngritur mbi shpifjen dhe trillimin, sado që përpiqen ta rëndojnë, do shkojnë drejt dështimit. Vendi i Shqipërisë do jetë aty ku ajo meriton në bazë të arritjeve të saj. Kjo është përgjigja ime”, tha Berisha.

Po si është e vërteta e kryeministrit indian Narendra Modi?

Ndryshe nga Sali Berisha, politikani indian Narendra Modi nuk është shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aq më tepër për korrupsion madhor si ish-kryeministri shqiptar.

Përplasja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Narendra Modi nisi në vitin 2002, kur Modi ishte bërë kryeministër i shtetit perëndimor të Gujarat. Modi u akuzua nga Perëndimi se kishte mbështetur një protestë me karakter fetar disa muaj pasi mori detyrën si kryeministër i shtetit indian Gujarat. Nga protestat e përgjakshme humbën jetën mbi 1 mijë njerëz, shumica prej tyre myslimanë.

Narendra Modi ka mohuar gjithnjë rolin e tij në demonstratat e përgjakshme, ndërsa pafajësia e tij është certifikuar nga gjykatat indiane. Megjithatë, në vitin 2005, Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi vizën Modit për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me kushtin vetëm nëse do të ftohej në SHBA.

Nga kryeministër i Gujarat, Modi udhëhoqi opozitën indiane dhe më pas u bë kryeministër i Indisë, në vitin 2014. Narendra Modi u ftua për një vizitë në Presidenti Barack Obama në shtator të vitit 2014, ftesë e cila rrëzoi bllokimin e vizës amerikane. Izolimi amerikan për Narendra Modin zgjati 10 vjet, pikërisht për shkak të trazirave me karakter fetar në vitin 2002. 

Thyerja e akullit mes SHBA dhe Modit ka edhe një kontekst tjetër. India kishte nënshkruar një marrëveshje me vlerë 9 miliardë euro për të blerë armë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. India është gjithashtu një fuqia e gjashtë bërthamore në botë. India është gjithashtu shteti i shtatë i madh për nga sipërfaqja në botë dhe e dyta nga ana e popullsisë, pas Kinës.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 12/07/2022 14:00

    je edhe djale i ri, por u vertetua se do vetem pushtetin dhe jo te miren e qytetareve shqiptare. Cfare do tejkalohet ?? vjedhja apo shantazhimi i sistemit te drejtesise. Berisha Ska vjedh buxhetin e shtetit, por nga menyra qe qeverisi , me vendimet e qeverise i hapi rruge abuzimit dhe perfitimit te femijve duke shfrytezuar postin e tij. dhe ti thua do tejkalohet??? pse mori pronat vetem dhendri i tij? po ne te tjeret pse spo marrim ate qe na takon?? kisha respekt per kellicin por qenka zero si njeri

    Përgjigju
  • minushe: 12/07/2022 13:39

    po si do tejkalohet mor ti se je dhe djale i ri!! te perdoresh postin per te pasuruar familjen dhe per te marre pronat (nderkohe qe ne ish pronare spo marrim ate qe na takon) , per te shantazhuar sistemin e drejtesise , te gjithe gjyqtaret kane dhene vendime sipas deshires se njeshit..., u zhbe "demokracia" dhe ti thua do tejkalohet. Turp te te vije.. kam patur njefare rspekti per ty , por qenke njesoj , ke ardhur vetem te rrembesh pushtet per vete , Kaq!do ta shohesh si do tejkalohet kete radhe ! pasi eshte damkosur! se ne 97 nuk ju vu damka dhe fajin e kane vete amerikanet q

    Përgjigju
  • Tepelena: 12/07/2022 11:01

    Ka nje ndryshim te konsiderueshem midis kryeministrit Modi dhe Sali Berishes. SHBA-te ndryshuan kurs me Modin, te cilin e kishin shpallur non-grata kur ishte ne opozite, sepse armiqesia me Indine do rezultonte ne probleme te konsiderueshme gjeostrategjike per Perendimin. Nuk do ishte aspak ne interes te Perendimit, domethene ne interes te demokracive te mirefillta, qe nje shtet i permasave te Indise te shtyhej drejt kundershtareve si Rusia dhe Kina. Te pakten shtyrja drejt Rusise do ishte e garantuar nese nuk hiqej non-grata. Ndersa rrethanat e Shqiperise jane shume ndryshe. Pavaresisht se cilin politikan shqiptar shpall SHBA-ja non-grata, Shqiperia s’mund te kete nje orientim tjeter perpos atij perendimor. SHBA nuk shqetesohet se mos Saliu ose cilido shqiptar tjeter edhe sikur te fitoj pushtetin do behet pro-rus. Nje veprim i atille do ishte vetevrasje politike. Ndaj e shikoni Saliun dhe propagandistet e tij duke u shtirur si pro-amerikan dhe duke perdorur teori konspirative, sepse busulla jone eshte fuqishem pro-amerikane. I ftoj gazetaret qe te shtrojn pyetje te rendesishme kur bisedojn me propagandistet e Saliut. Per shembull: a nuk mendoni se vendimi non-grata eshte i drejt kur merr parasysh se Saliu ka qene fuqishem kunder reformes ne drejtesi? Kur merr parasysh se ai ka perdorur komunikim qe nxit dhune dhe protesta ku militantet u jane versulur shtetit me kapsolla, fishekzjarre dhe me vare? A ka nevoj per nje vendim non-grata per tu distancuar nga Berisha, ne vend se te distancoheni pavaresisht vendimit te SHBA-ve, kur kujton se ai toleroi firmat piramidale, beri masaker zgjedhore ne 1996, coi vendin ne prag te luftes civile ne 1997, udhehoqi grusht shteti ne 1998, e la ekonomine te shkaterruar ne 2013, i fali territor detar Greqise, mbrojti gardistet qe ekzekutuan protestues ne 21 Janar dhe sulmoi presidentin, kryeprokuroren dhe opoziten kur ndodhi ajo tragjedi, etj etj!

    Përgjigju
  • Turi: 12/07/2022 07:44

    O Kërrici i Salehut. Mir qe ne shkolle ke qen injorant fare aq sa dhe Universitetin e mbarove te UET i Cilit se ne shtet skishe shanse, po akoma dhe tani tul ke ngel. Salehun mund ta krahasosh me Narendra Modi vetem per vrasjet. Si Salehu dhe Modi duret me gjak i kan. Po ti si Kërris gabeli kto gjeri nuk i kupton se shperlarjen e trurit ta ben Muli e Salehu cdo mjes. Je dhe Tirons pale. Na turperove prejardhjen o tuli.

    Përgjigju
  • fyelli: 12/07/2022 07:36

    Po shkoni mbrapa fyellit magjik

    Përgjigju
  • Pjeter: 12/07/2022 02:28

    Krahasim prej kerriçi!!!

    Përgjigju
  • Jimmy: 11/07/2022 22:09

    Ca thot ky zhulaqi thuthuq!ca ka sala vetem droge dhe 97 perseri!!keta jane djem te rinj nuk dalin vet ne krye po i ven pas nje maskarai te korruptuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë