Ish-kryeministri, Sali Berisha ka shfrytëzuar një meme në internet për të për ritheksuar edhe njëherë kërkesën e Partisë Demokratike për testin e drogës si pjesë të reformës për dekiriminalizimin.
Në foton e postuar nga Berisha, shfaqet kryeministri Edi Rama në një formë të shpërfytyruar dhe ku shkruhet: “Le ta bëjnë testin e drogës, se mos pi mall unë”.
Berisha ka komentuar se si doktor se rrotullimi i syve është tipik i mbidozës.
"Ja pse kërkohet dhe duhet doemos testi i drogës, por në rast se Ramës i del negativ, ç'ka duket e pamundur, unë do t'i kërkoj atij të falur publikisht", shkruan Berisha.
“Unë jam mjek dhe e di se syri klinik edhe mund të gabojë por ky rrotullim syshë është tipik i mbidozës. Mendoni ju vetë, këtij zotërisë edhe në këtë gjendje i kërkohet të vendosë për gjera shumë të rëndësishme shtetërore dhe me pasoja të mëdha për qytetarët, jetën dhe ekonominë e tyre. Testi i drogës është zgjidhja e vetme”, shkruan Berisha.

*Fotoja e postuar nga Berisha ne Facebook
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com