Berisha nga 'Top Channel': Rama
më tha gjysh ndaj e sulmova

Berisha nga 'Top Channel': Rama<br />më tha gjysh ndaj e sulmova
TIRANE - Kryeministri Berisha në “Top-Story” me gazetarin Sokol Balla ka folur për fushatën zgjedhore, akuzat ndaj Ramës, vizitën e Ramsfeld dhe për lobimin e Podestës.
 
Pse zgjodhët këtë lloj fushate?
Koha kërkon që pas kaq vitesh, një ndryshim e s’besoj se mund të ecësh me fushatën klasike. Është koha e “Facebook”, e “Twitter”, është koha e “touch”, e prekjes si lajmotiv i fushatës. Pra kemi një seri dimensionesh të reja, të cilat kërkojnë vendin e tyre në fushatën elektorale, e kjo ka qenë fushata më dimensionale.
 
Pse duhet t’iu besojnë shqiptarët që programin e tretë do i mbani të gjitha premtimet?
Absolutisht s’ka pasur ndërrime populiste e emocionale. Programi ndryshohet nga një meditim i thellë. Pse u ndërtua Elbasani? Sepse më përpara ka qenë jashtëzakonisht e kushtueshme. Çndodhi? Jo për koinçidencë, tuneli i Qafë Murrizit, pasi puna ka filluar, kompania konsulente daneze tha nuk mund të çpohet në këtë nivel, sepse sipas kësaj kompanie, ai nivel ka baltë dhe ujra, ndaj është i rrezikshëm. Projekti i dytë është 100 metra mbi atë kuotë dhe të dhënat janë që atje mund të ndërtohet.

Tuneli i Elbasanit, është segmenti kryesor i boshtit të jugut, është tuneli që bashkon Tiranën e Elbasanin dhe në këtë aspekt është segmenti më fizibël, absolut. Prej kostos së lartë, sepse dy tunele kanë një kosto e lartë. Meqë ai i Rrugës së Arbrit s’mund të bëhej, kaluam te Elbasani e realizuam jashtëzakonisht të rëndësishme dhe që nëse nuk do të ishte ndërtuar, do të ishte premtimi kryesor për mandatin e tretë.
 
Vazhdoni ti mbeteni shifrës së 10 mijë kilometrave të shtruara, e cila është kritikuar gjerësisht nga opozita?
E vërteta është që janë ndërtuar mbi 11 mijë.
 
Ajo që keni bërë shumë nga e diela në Fier, ju rinisët një pjesë të sulmeve personale ndaj zotit Rama...?
Sulmet personale ai i bëri dy muaj rresht, nisi sulme për vitin e jetës, u tha njerëzve se moshatarët e mi janë në atë botë, i zhveshur nga çdo argument nisi të përdorte moshën time. Deri diku e lejoja, sepse kjo është një çështje edukate, nuk mund të fyesh një njeri për moshën, pasi vitet e jetës janë një bekim i Zotit. Mund të mos i kesh, pasi është një dhuratë që të ka bërë Zoti dhe duhet ta falenderosh në çdo ditëlindje, e gjëja e parë që bëj është të falenderoj Zotin sa herë kjo ndodh.

Kurse ai i numëron në mënyrë ordinere, çdo ditë. Në qoftë se një politikan kërkohet për hetim për larje parash, nga SHBA dhe FBI, këto janë vepra në legjislacionin amerikan, s’mund ta kaloj në këtë mënyrë këtë. Nuk mund ta kaloj që tha për Ramsefeldin që na kujton markisistët dhe leninistët që na vinin. Kjo është e gabuar, pasi Rama ka një detyrë shumë të rëndësishme.

Secili nga këta qytetarë këtu në studio, të thotë nëse i duken normale që një politikanë të ngrejë një vilë 56 metra të gjatë, pa treguar burimin e pasurisë, çka është një detyrim ligjor. Ky bëhet pastaj qesharak duke thënë më humbi deklarimi. Ai duhet të sqarojë edhe akuzat se ka paguar 80 mijë euro për foton me Obamën e këto të tjera. S’ka asgjë të keqe të paguash për një foto, por duhet të deklarosh burimin e këtyre parave.
 
Po zotin Ramsfeld kush e solli në Tiranë? A ju bë transparencë ardhjes në Tiranë. Qeveria është akuzuar se fondet qeveritare janë përdorur për PD e fushatën e saj? Diçka është e dukshme, ndikimi i Podestët..?
Shumë mirë që shtrohet kjo pyetje dhe unë garantoj çdo qytetar që vizita e Donald Ramsfeld, qeveria shqiptare dhe PD, për udhëtimin e tij s’ka paguar qoftë edhe një qindarkë, në mënyrë absolute. Ai ka ardhur këtu për të promovuar librin e tij, siç kanë ardhur të tjerë për promovime librash. Me ardhjen e tij u përpoqa t’i bëja çdo nderim si mirënjohje që na ndihmoi për NATO-n. Natyrisht, si kryeministër i kam bërë çdo nderim dhe mendoj se e ka merituar.

Përsa i përket Podestës, John Podesta ka qenë ish-shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë, personalitet i shquar e i kontraktuar nga qeveria shqiptare, absolutisht për asgjë për PD, por për interesa strategjike kombëtare të Shqipërisë. Podesta është kontraktuar gjithashtu nga Kosova për të rritur numrin e njohjeve. Ky grup po merret liberalizimi i vizave me SHBA, që garantoj se e kam çështje serioze.
 
Pse raportet personale me ambasadorët amerikanë kanë gjithmonë probleme?
Së pari unë jam kryeministër ose kam qenë kryetar i opozitës. Në këtë funksion, marrëdhëniet personale janë krejtësisht dytësore ose tretësore, kam një marrëdhënie zyrtare e jam një njeri i tillë, që i qëndroj raporteve zyrtare. Garantoj që marrëdhëniet e mia zyrtare me qeverinë amerikane kanë qenë shumë të mira dhe vazhdojnë të jenë të tjera. Marrëdhënia personale nuk mund të diktojnë kur mban këtë pozicion, unë jam njeri me marrëdhënie zyrtare.
 
Ju e ndjetë keq që Rama iu sulmoi personalisht duke iu përmendur moshën biologjike?
Nuk është se unë kam nipër e mbesa, por ç’punë ka ai që i përmend ata, nuk është etike.
 
Por, mos harroni që edhe ju e keni prishur këtë kod, këtu duhet të jetë reflektimi dypalësh....?
Siç ju thashë, problemi është këtu që këta janë fëmijë, ndjekin TV si të gjithë, ç’punë ka?
 
Duket se ai sulm mbi vitet e moshës suaj, ka pasur një insinuatë dinake poshtë...?
Në qoftë se ky kryeministër ka arritur të vendosë një raport me të rinjtë, e në zgjedhjet e fundit u votua me mbi 17% mbështetës më shumë se Rama, ky kryeministër e përfaqson edhe atë brez.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot