Berisha nga arresti i shtëpisë mbledh Këshillin Kombëtar të PD-së: Ky do të jetë shtatori i opozitës

Sali Berisha, nga arresti i shtëpisë ku ndodhet për aferën ‘Partizani’ ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Berisha e mbylli fjalën e tij pa deklaruar një datë për nisjen e protestave. Ai kërkoi angazhim maksimal nga strukturat e partisë, takim derë më derë me qytetarët dhe përgatitje për aksionin final drejt zgjedhjeve të 2025-s.

‘Ky do të jetë shtatori i fundit në opozitës’- deklaroi Berisha.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:37
‘Dikush tha do hidhem nga ballkoni po erdhi Berisha’, Murrizi në mbledhjen e PD: Ti Flamur i fryn në vesh për listat

1725647892_flamurnokamurrizi.jpg

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Myslym Murrizi ka folur me tone të ashpra në mbledhjen e zhvilluar pasditen e sotme (6 shtator). Murrizi kritikoi Agron Gjekmarkajn, por në mbrojtje të këtij të fundit doli Flamur Noka. Sipas Nokës, Gjekmarkaj është njeriu që ka bërë më shumë për të dënuar burgimin politik të Berishës, me shume se askush tjetër, duke komunikuar me kancelaritë e huaja. 

Murrizi: Berisha tha "sulm" por ne e kemi trajnerin me të kuqe. Me çfarë ta bëjmë sulmin me mbrojtës? Kush ka gjujt nga ju? Berisha i ka bërë listat e drejtuesve politik, por ke qenë t’i Flamur që i ke fry në vesh. E kemi pare ne media me kohe listën e drejtuesve te qarqeve. Agroni Gjekmarkaj ka thënë do hidhem nga ballkoni po erdhi Berisha. Jorida Tabaku tha vdiq Berisha politikisht.

Si mund te motivohen demokratet? Ne e nisem foltoren që të ketë vlere vota. Por Bardhi dhe Gjekmarkaj nuk u zgjodhën me vote.Erdhën si te bashkuar në diversitet e na u bënë diversante.

Të vijnë të votohen. Pse drejtuesit politik mos te votoheshin? A do ngjisni ju neper qarqe? Duhet të jemi të ndershëm me anëtarësinë. Si hyjmë në qeveri teknike? Keni bere pazar me Ramen, na e sqaroni. PD duhet te hapet , kemi vuajtur sepse s’kemi folur duhet te flasin të gjithë

Paloka: Qëllimi ynë te mundësojmë qeveri teknike. Askush s’ja u ka hequr te drejtën e fjalës.

Noka; PD ka si baze debatin e brendshëm. Debati është i shëndetshëm dhe i domosdoshëm. Postimet ne rrjete sociale kundër figurave te PD -se janë propagande. Drejtuesit politik janë tagër i Kryetarit te PD-se

Mund t’i fryj unë ose dhe ti Myslim por nuk ndikohet Sali Berisha. Ne jemi duke hyre ne një beteje. Gjekmarkaj është njeriu që ka bërë më shumë për të dënuar burgimin politik të Berishës, me shume se askush tjetër, duke komunikuar me kancelaritë e huaja. Jemi bashkuar dhe duhet të bashkohemi edhe me pjesët e tjera. Kemi kërkuar në gjykate që Berisha te njihet si kryetar dhe me pas të kërkojmë në Kuvend bashkimin e Berishës në grupin parlamentar

Ora 20:07
‘S’do dal të them na i vodhi zgjedhjet!’ zbardhen diskutimet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD

1725643827_saliberisha.JPG

Janë zbardhur disa nga diskutimet e zhvilluara në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka deklaruar se “nëse Rama na i vjedh prapë zgjedhjet nuk do dal më të them qe na i vodhi. Përgjegjësia tek ne si fillim. Ne nuk hyjmë në zgjedhje për te marre një mandat”.

Ai i ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit që ndarjen e drejtuesve në qarqe mos ta shikojnë si sfidë me njëri tjetrin, por të jenë të bashkuar për të rrëzuar Ramën. Ndërkohë anëtari tjetër, Apollon Baçi ka pyetur për listat, si propozoi PD lista te hapura apo të mbyllura.

I pyetur nga një anëtar perse Alizoti nuk është me drejtues politik në Berat, Flamur Noka tha se eshte respektuar kërkesa e tij për t’u larguar nga qarku i Beratit për në Tiranë.

Diskutimet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së

Osman Stafa, anëtar i Këshillit Kombëtar në PD: A e pranonin sfidën që të jeni me poshtë në lista?

Noka: Lista e drejtuesve të qarqeve është kompetencë e Kryetarit të PD. Neni 46 pika 2 Kryetari mund te ngrejë ekipe ndihmese.

I pyetur nga anëtar: Përse Alizoti nuk është me drejtues politik në Berat?

Noka: Është respektuar kërkesa e tij për t'u larguar nga qarku i Beratit për në Tiranë.

Paloka-Osman Stafës: Nëse Rama na u vjedh prap zgjedhjet s’do dal me te them qe na i vodhi. Përgjegjësia tek ne si fillim. Në nuk hyjmë në zgjedhje për te marre një mandat. Nëse na i vjedhin prap jemi ne qe jua kemi vjedhur demokrateve. Ta shohim ne ketë si beteje jete një vdekje. Mos e shihni këtë lojë si sfide me njëri-tjetrin. Te jemi bashke për te rrezuar Ramën. Fushata të jetë lufte, jo në kuptimin figurativ.

Ora 20:06
Mbledhja në PD, Murrizi me tone të larta për të rikthyerit nga Basha: Jorida dikur thoshte fundi i Berishës sot është këtu

1725645728_tabakumurrizi.jpg

Me tone të larta është zhvilluar diskutimi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së. Myslym Murrizi me tonë të ashpra gjatë mbledhjes ka cilësuar si të pamoralshme bashkimin me të rikthyerit nga Basha.

“Jorida dikur thoshte fundi i Berishës, ndërsa sot është këtu!’- tha Murrizi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet një shqiptar pasi i kërcënoi policët gjermanë me hanxhar! Dyshohet për tentim vrasje dhe për motive ekstremiste

Arrestohet një shqiptar pasi i kërcënoi policët gjermanë me hanxhar! Dyshohet për tentim vrasje dhe për motive ekstremiste