Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se PD është opozita e vërtetë, pasi është ngritur sipas tij, si feniksi nga hiri.
Më pas Berisha në fjalën e tij, duke thënë se 'do shpëtojmë Shqipërinë', duket se u ka dhënë një mesazh grupit të molotovit, të cilët kanë nisur menjëherë hedhjen e tyre në drejtim të Kryeministrisë.
“Kanë filluar të ikin minjtë, drejtora, etj. Braktisin Shqipërinë me shpresë se do të shpëtojnë. As ju, as Lubia dhe as Edi Rama vrimë miu nuk do të gjeni.
Miq, në 1991, pak muaj pas themelimit dhe me të drejtë të gjithë ata që na shikonin shtonin pyetjen kur shihnin shtatoren e diktatorit aty, thoshin janë apo nuk janë opozitë këta. Por një ditë, ne ju faktuam atyre që ishim opozitë dhe u përballëm me diktatorën më të egër dhe e shembëm atë. Sot mendjet dhe sytë e shqiptarëve janë të drejtuara vetëm te ne. Nëse 35 vite më parë me të drejtë pyesnin janë apo nuk janë opozitë këta, sot pasi u ngritëm si feniksi nga hiri, nuk e bën më njeri këtë pyetje. Jemi opozita e vërtetë dhe do shpëtojmë Shqipërisë”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Protesta e PD, militantët sulmojnë me molotovë Kryeministrinë dhe Kuvendin, nuk kursejnë as xhaminë e Namazgjasë! Shpërndahen me gaz lotsjellës









