Pasi revolucioni para kryeministrisë dështoi, ish kryeministri Sali Berisha thërret sot në orën 17:00 një tjetër protestë, kur njëkohësisht do të mbahet edhe seancë plenare. Vetë Berisha në një dalje për mediat, përsëriti të njëjtin argument, tezën e lidhjes së Ramës me McGonigal si arsyen kryesore të thirrjes së protestës. Berisha tha se Rama e ka paguar atë si vrasës me pagesë kundër opozitës në Shqipëri.
‘Jam para jush per t’u bërë thirrje demokratëve dhe demokrateve, qytetarëve dhe qytetareve të Tiranës të bashkohemi sot në ora 5, në një protestë të fuqishme para parlamentit shqiptar. Kjo protestë që shënon vazhdimin e revolucionit demokratik, ka për qëllim madhor ngritjen e zërit. Revoltën kundër dhunimit, shkelmimit të interesave të 750 mijë zgjedhësve shqiptarë të cilët më datën 25 prill votuan për partinë opozitare. Përfaqësuesit e 750 mijë qytetarëve trajohen në parlamentin shqiptar me praktika absolutisht staliniste kriminale të turpshme. Përfaqësuesit e këtyre 750 mijë qytetarëve shqiptarë që kanë detyrë themelore mbrojtjen e interesave të tyre, kontrollin e qeverisë dhe transparencën nga abuzimet. Përjashtohen, bllokohen, iu mohohet e drejta e fjalës dhe nuk lejohen të krijojnë komisionet hetimore parlamentare si një institucion themelor i parlamentit për të bërë transparencë. Superskandali Rama-McGonigal, apo Rama-McGonigal-Gate ka tronditur opinionin publik në SHBA në Europë dhe në Shqipëri. Në këtë superskandal dosja shqiptare është e një rëndësie të jashtëzakonshme për zbardhjen e të vërtetave rreth këtij skandali. Kjo dosje është historiku i korruptimit të kryezbuluesit të FBI, pagesën e tij si vrasës për shkatërrimin e opozitës shqiptare. Pasojat e këtij korruptimi janë të shumëfishta. Kongresi i SHBA po heton, dhe ne kemi besim te hetimi i tyre, por natyrisht është detyrë emergjente e parlamentit shqiptar të hetojë dosjen e Tiranës në këtë superskandal.'- tha Berisha.
Sipas Berishës, parlamenti nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë axhendë tjetër para hetimit të skandalit Rama-McGonigal
'Parlamenti nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë agjendë tjetër, përpara hetimit të skandalit Rama-McGonigal. Qytetarë dhe qytetare! Zëri juaj dhe prania juaj ka një rëndësi vendimtare për demokracinë në Shqipëri. Ajo sot është shndërruar në fiktivitet. Ajo sot është irreale, por duhet secili të qendrojë, duhet të rezistojmë. Duhet të bashkojmë forcat tona për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij regjimi që nuk meriton asnjë ditë.
Ju e shihini, ata që u strukën në vrima miu në datën 11 shkurt. Ata që postuan video të regjistruara kohë më parë, tani dalin nga vrima e miut ku ishin futur dhe tallen me qytetarët. Tallen me protestën e tyre të jashtëzakonshme. Ky është morali i tyre, ky është karakteri i tyre. Ndaj dhe sot në ora 5, ju ftoj të gjithëve para parlamentit, të dëgjohet zëri juaj, në sallë dhe jashtë sallës, zëri i popullit opozitar.’- tha Berisha.
Ish- kryeministri Berisha do të jetë brenda parlamentit, pas përfundimit të masës ndëshkimore me 10 ditë përjashtim pasi bllokoi foltoren, pasi të flasë në parlament, do t’u bashkohet protestuesve, mes të cilëve do të jenë edhe deputetët e përjashtuar javën e shkuar nga seanca plenare. Edhe aleati i tij, Ilir Meta doli me thirrje për qytetarët që të mos mungojnë në protestë dhe shtoi se nuk do të ndalen derisa të rrëzojnë Edi Ramën.
Më 11 shkurt Berisha mbajti protestën para kryeministrisë. Berisha dhe Meta premtuan se do sillnin në shesh 100 mijë njerëz, për atë që ata e quajtën nisja e një revolucioni. Por siç dukej edhe nga pamjet me dron që solli Report Tv, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u panë më pak se 10 mijë vetë, që në fund pas dy orësh fjalime, hodhën tymuese e kapsolla para godinës së kryeministrisë. Sali Berisha me 2 non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe e thirri protestën me pretendimin se do rrëzojnë kryeministrin Rama, siç e quan ai për skandalin McGonigal. Por siç u pa kishte parulla kundër SHBA.
Kreshnik Çollaku ka publikuar një foto krah Jorida Tabakut në parlamentin e Kosovës teksa po mbahet seanca për dialogun Kosovë-Serbi. Ndërkohë, Çollaku ka shpërfillur protestën e Berishës për të mbështetur Kosovës.
“Nga Parlamenti i Kosoves,ne seancen e debatit per ceshtjen e dialogut.
Ne jemi Nje ,ne jemi ne krah te Kosoves !!”- shkruan Çollaku.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos mungojnë në protestën e thirrur nga Sali Berisha sot në orën 17:00 para parlamentit. Me mesazhe kundër qeverisë, Meta shton se revolta popullore nuk do të ndalet dhe është më e vendosur se kurrë për largimin e Edi Ramës.
“Mirënjohjen më të thellë për dhjetëra mijëra qytetarë që duke sfiduar një ditë të acartë morën pjesë në protestën madhështore të 11 shkurtit, mesazhi i fuqishëm i së cilës për shpresën e fitores së shqiptarëve kundër regjimit më të korruptuar në kontinent jehoi ndërkombëtarisht.
“Zhgënjimi” i zëdhënësave mediatikë proregjim për masivitetin dhe qytetarinë e kësaj proteste dëshmon në fakt një përpjekje të dëshpëruar për t'i qarë hallin Kryeministrit në largim dhe Qeverisë. Revolta popullore, ka shpërthyer, më e vendosur se kurrë dhe ajo nuk do të ndalet deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës.
Edi Rama kërkon të asgjësojë Kuvendin, sepse kërkon të asgjësojë pluralizmin dhe llogaridhënien, të agjësojë opozitën që përfaqëson vullnetin e 750 mijë qytetarëve që i kanë ngarkuar detyrën e shenjtë të kontrollojë në çdo hap veprimet mafioze të kësaj Qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar në çdo qelizë.
Bllokimi mafioz i të gjithë projektligjeve të opozitës, i komisioneve hetimore, i interpelancave, i heqjes të së drejtës së fjalës, i largimit nga Këshilli i Integrimit Europian, i përjashtimit të deputetëve, i bllokimit të informacionit që deputetët i kërkojnë Qeverisë janë krime të vërteta ndaj Kuvendit të kryera nga Edi Rama dhe “Rilindja”.
Kuvendi po kthehet në një zyrë noteriale për korrupsionin e Kryeministrit në largim, ku mungon llogaridhënia, roli mbikëqyrës dhe kontrollues dhe vetëm miratohen ligjore me porosi kundër interesit publik dhe kombëtar. Ndaj të gjithë sot, në ora 17:00, në protestë para Kuvendit, në mbrojtje me çdo çmim të Republikës Parlamentare, themelit të demokracisë dhe pluralizmit politik në Shqipëri!”, shkroi Meta.
Negativiteti ketyre sdo marre fund kurre
PërgjigjuPd e percare ka qene gjithmone
PërgjigjuKujdes se mos rrezoheni ju ne ndnj puset kriminela
PërgjigjuA ju meritoni burgun,se e keni shkaterruar kete vend.Do ju vije dita po prisni.
PërgjigjuAsgje skeni per te bere,se populli nuk ju beson me te ju,se e dine ca kriminelesh jeni.
PërgjigjuKujdes te protesta se mos te gjuajne prap
Përgjigju