Gjykata Kushtetuese i rrëzoi ankimin, Berisha e sulmon: Trupë puçiste, vendimi pjesë e grushtit të shtetit! Njofton 26 nëntorin si protestën e radhës

Tirane- Sali Berisha sulmoi sot anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duke i quajtur trupë puçistë, pas vendimit për të lënë në fuqi masën e parë të sigurisë që GJKKO kishte lënë ndaj tij me kërkesë të SPAK.

'Këta janë çeta e gjobës. Këta janë bashkëpunëtorë në krime'tha Berisha

Me këtë qëndrim Sali Berisha doli para mediave për të akuzuar si trupë puçiste anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që e quajtën të ligjshëm masën “detyrim paraqitje” të marrë ndaj tij, mosrespektimi i të cilës i solli arrestimin nën masën 'arrest shtëpie'

Gjykata Kushtetuese me vendimin saj dje, u bë pjesë e grushtit të shtetit, e grabitjes së pushtetit të parlamentit nga mercenarë, gjykatës me 4 mbiemra, me Enchro Chat, Sky Ecc”  

Ai tha se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese vendosën siç u kërkon kryeministri Rama, i cili sipas tij, i regjistron dhe shantazhon për t’i marrë peng.

“Afërmendshi regjistron dhe ka përdorur dhe përdor të gjitha mënyrat për të marrë peng gjykatës dhe prokurorë të tjerë. Ndërkohë që Skapistët janë grupi më i kompromentuar, më i korruptuar, janë organizatë e vërtetë kriminale, por ata askush nuk i regjistron. Ky përdor, të gjitha praktikat antiligjore, si presione, përfshi edhe ato që i ndalon ligji, çështjet intime dhe çështjet familjare.”

Megjithatë një meritë ia njeh Gjykatës Kushtetuese, atë që e konsideroi jo proporcionale dhe të panevojshme masën e ndalimit të jashtë vendit, që për Berishën mjafton për të mos e respektuar të gjithë vendimin e Gjykatave.

"Kjo gjykatë që ka gjykuar dje, thotë se është shkelur parimi i proporcionalitetit. Është shkelur Kushtetuta. Atëherë lind pyetja: a kishte të drejtë Sali Berisha të zbatonte një vendim antikushtetues? Nuk mund ta zbatonim atë vendim" u shpreh Berisha.

Me të njëjtin argument si Berisha, edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se përderisa gjykata vlerësoi se dalja jashtë vendit është e panevojshme, atëherë edhe izolimi në shtëpi duhet të hiqet.

Nga shtëpia ku ndodhet i izoluar prej 326 ditësh, Berisha njoftoi edhe datën e re të protestës tjetër kombëtare.

"Me datën 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria. Ndaj ftoj shqiptarët me datë 26, marshim në TIranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë. Ora do të njoftohet. Nuk ka tërheqje. Mosbindja civile është rruga e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë"

Për vendimin e ditës së enjte për Berishën, Gjykata Kushtetuese reagoi sërish duke thënë se vendimi ishte vetëm për masën e parë të marrë nga GJKKO, atë të detyrimit të paraqitjes që e konsideroi kushtetues dhe si një masë që nuk kishte nevojë për autorizim nga Kuvendi. Ndërkohë për atë të masës së arrestit në shtëpi, Gjykata do të vendosë pas shqyrtimit, pasi nga avokatët e Berishës është dorëzuar vetëm pak ditë më parë.  Arresti në shtëpi, u vendos për Sali Berishën nga GJKKO pasi ky i fundit nuk respektoi detyrimin për t’u paraqitur.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën