Gjykata e lartë e emigracionit në Angli, SIAC (Komisioni Special i Apeleve të Emigracionit) ka nisur shqyrtimin e kërkesës së Sali Berishës i shpallur non grata nga SHBA edhe nga Anglia për korrupsion dhe lidhje me krimin në vitin 2022 kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme të Britanisë së Madhe.
Prej 19 marsin dhe në 20, 21, 22 mars kjo gjykatë do të shqyrtojë çështjen që përfaqësohet nga kompania avokatore londineze Zaiwalla and CO së bashku me përfaqësuesin ligjor Ferguson Randolph KC. Ata do të paraqesin argumentet në gjykatë për vendimin që ndalon hyrjen e Sali Berishës në Angli.
Në çelje të procesit mbrojtja e Berishës, deklaroi se “kjo është një çështje e jashtëzakonshme mes një udhëheqësi të një opozite dhe një vendi Europian. Vendimi për zotin Berisha u mor vetëm bazuar në pretendime të mediave të huaja’.
Sipas mbrojtjes së ish-kryeministrit sot nën arrest shtëpie, -‘në asnjë rast, nuk është dënuar për ndonjë vepër penale në Shqipëri dhe se ai me forcë mohon akuzat për korrupsion apo aktivitete kriminale’.
Ndërkohë pala e paditur Ministria e Punëve të Brendshme Home Office deklaroi se: “Qeveria e Britanisë së Madhe ka si prioritet sigurinë e vendit dhe e bën këtë edhe duke promovuar sigurinë, prosperitetin dhe shtetin ligjor në të gjithë botën. Britania e Madhe ka qenë një partnere e Shqipërisë duke e mbështetur në llogaridhënien dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete kundra kriminalitetit dhe korrupsionit”.
Home Office thotë po ashtu se do të ishte e tepërt të komentonim më tej pasi procesi në gjykatë është në vijim. Britania e Madhe nuk i bën publike emrat e të shpallurve non grata por vetë Berisha e bëri publike në një konferencë për shtyp bëri publik këtë vendim që erdhi pas atij të shpalljes non grata nga sekretari amerikan Antony Blinken. Aktualisht ish kryeministri Sali Berisha ndodhet nën masën e sigurisë arrest shtëpie për aferën e privatizimit të ish kompleksit partizani.
M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.4%
Vota total: 1199
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Meçe: Berisha i rrezikshëm edhe për SHBA, ‘non grata’ se cenoi sigurinë! Çoi Këlliçin të lobonte me para! Beqiri: E ka vendin te 313-ta, burg i përjetshëm, dosjen ia kopsiti Trump
5 Shkurt, 18:57
-
Aferat serbe të Berishës në SPAK, Beqiri: Pastrim parash me Fazlliç e Lazareviç, grabitën pronat në Porto Romano dhe u favorizuan me VKM! Argita miliona euro nga offshore
5 Shkurt, 18:14
-
VKM/ Diaspora do votojë edhe me pasaporta e ID të skaduara, qeveria zgjat afatin! PS i ‘mbyll’ derën PD: S’lejohen dokumentet e huaja! Berisha: Nuk votojmë ndryshimet në Kod
5 Shkurt, 13:07
-
Non grata e SHBA/ Sali Berisha: Nuk është përparësi e Trump në këtë kohë! Do t'i shkruaj sapo të plotësohet administrata e re
5 Shkurt, 12:47
-
Afera Partizani/ Shtyhet sërish seanca në GJKKO, mungoi avokati i Malltezit dhe Andia Pustinës
5 Shkurt, 11:10
-
Jakin Marena: Pse Berishët braktisën Austrinë e ‘pushojnë’ në Gjermani si ‘rezidentë?!
4 Shkurt, 19:13
-
Fatbardh Kadilli për Report Tv: Bardhi, Alizoti e Gjekmarkaj dikur e shanin Berishën, tani i ‘lëpihen’ për t’u bërë deputetë! Primaret janë një teatër
4 Shkurt, 18:46
-
Aferat serbe të Berishës në SPAK, kallëzim për ish-kryeministrin, familjen e bashkëpunëtorët! Si Argita e Malltezi pastruan paratë me Fazlliç, miliona euro offshore në studion ligjore
4 Shkurt, 18:29
-
Balla në Report Tv: Berisha kërkon të prishë zgjedhjet, kushtëzimi që diaspora të votojë me dokumente të huaja alibi! PS synon 84 mandate, Shqipëria jo më peng i Saliut
4 Shkurt, 18:17
-
Rama: Berisha është problem i drejtësisë jo i imi! Më 11 maj, shqiptarët i japin përgjigje bufit të kënetës! Budallenj ishin gjermanët që mbajtën Merkelin 4 mandate?
4 Shkurt, 08:48
-
Fushata e Berishës, besnikë (dhe humbës)/ Në krye të qarqeve, figura që kanë vetëm humbje
4 Shkurt, 07:20