Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi kryeministrin Edi Rama nga foltorja e Kuvendit për mosparaqitjen e tij në parlament dhe mosrespektimin e kërkesave të opozitës për interpelanca.

"Është bërë si kurrë ndonjëherë në 35 vite: kreu i ekzekutivit, i tmerruar nga vetja e tij, nuk guxon të dalë në këtë platformë para qytetarëve dhe deputetëve për krimet e rënda, për problematika madhore që mbajnë autorësinë e tij. Ndërkohë, shqiptarët rrokullisen çdo muaj e më shumë në varfëri.

Pse nuk vjen? Sepse mali i fakteve dhe dokumenteve e “gripos” atë. Sepse ai vetë është kreu i sistemit korruptiv. Dhe sepse aferat e tij korruptive nuk lejohen të hetohen. Ku është djegësi i Tiranës, 130 milionë euro? Ku është impianti i përpunimit të ujërave të zeza, 120 milionë euro kredi japoneze?

Si kujton se nuk do të ketë skepticizëm dhe mosbesim maksimal? Shikoni treguesit e investimeve, realizimit: 5%, ndër më të ultit në botë. Ku shkojnë të tjerat? Vidhen. Në 15 projekte, vetëm 1 realizohet",- tha Berisha ndër të tjera.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- ‘Porta e Alpeve’, opozita: S’mund të miratohet 100 milionë euro hua pa transparencë! Ka lidhje me Paketën e Maleve Karakaçi: E përdorni projektin për politikë