Berisha-Olta Xhaçkës:Pritat tuaja
i mori lumi Vjosa se i vodhët lekët 

Berisha-Olta Xhaçkës:Pritat tuaja<br />i mori lumi Vjosa se i vodhët lekët <br>
Gjatë seancës së sotme plenare ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar me ministren Olta Xhaçka, duke i thënë se me fatkeqësitë e qytetarëve të përmbytur nuk duhet të mburret askush duke bërë reklama sikur punoni 48 orë pa fjetur gjumë.

Më tej Berisha ka akuzuar qeverinë se pritat e saja për të penguar daljen e Vjosës janë shkatërruar gjatë qeverisjes së Edi Ramës e jo në kohën e Partisë Demokratike.

Fjala e plotë:

Zotërinj ndodhi një katastrofë në zonën e Vjosës dhe zonat e tjera. Nuk ka gjë më ç’njerëzore para atyre njerëzve sesa rrahje gjoksi, kreanaria absurde e këtyre qeveritarëve të cilët rrijnë dhe i bëjnë elozhe njëri-tjetrit.

Harrojnë se u është mbytur shtëpia dhe këta lavdërojnë njëri-tjetrin. Njëri thotë ndenji Olta pa gjumë. Si ka mudësi që kjo të sillet në paralment. Ky ëshët cinizëm ndaj të përmbyturve.

Shumë mirë që i shpërblyet ushtarakët u përgëzoj për këtë, por duhet të shpërbleni edhe të përmbyturit. Si ka mundësi që Olta Xhaçka të qëndroj 48 ore pa gjumë sikur të matnit gjumin e saj.

Banorët e Vjosës u është marrë buka nga goja. Pritat e tuaja i mori Vjosa se i vodhët lekët.

Nuk duhet të mburreni me fatkeqësitë e qytetarëve që u dëmtuan nga përmbytja nga Vjosa në fier dhe Vlorë. Ju bëni sikur qani hallin e tyre por në të vërtet nuk interesoheni.

Keni vjedhë 10 milion euro në pritat e Vjosës, pritat tuaja i mori lumi si të ishin prej kartoni.
 
Gjasmë ju keni punuar edhe natën, këto janë filma për ti mbushur mendjen njerëzve sikur ju punoni natën edhe ditën, kjo nuk është e vërtetë.


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij