Berisha pagesa për lobim “Podestës”
1 ditë para se të dorëzonte pushtetin

Berisha pagesa për lobim “Podestës”<br />1 ditë para se të dorëzonte pushtetin
Qeveria e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha i ka kopmanise lobuese “Podesta”, 180 mijë dollarë për shërbime lobimi më datë 9 shtator 2013, pra një ditë para se të linte pushtetin. Sipas dokumentave të pulbikuara nga “Influence Explorer”, pjesë e Sunlight Foundation, burimi qendror i të dhënave për paratë dhe influencën në politikën amerikane, është bërë pagesa prej 180 mijë dollarë, një ditë pasa se presidenti Bujar Nishani të dekretonte qeverinë e re të majtë, që doli fituese në zgjedhjet e Qershorit.

Ish-qeveria e drejtuar nga Berisha ka paguar për lobim gjatë vitit të kaluar një sërë këstesh, që sipas “Influence Explorer”, në total për vitin 2013 shuma e paguar, nga muaji Prill deri në Shtator, ka qenë 560 mijë dollarë. Pagesa prej 180 mijë dollarësh është vetëm njëri nga këstet. Ndërsa të gjitha janë përfituar nga grupi “Podesta”, kompania lobuese e Toni Podestës.

Pagesat e vitit të kaluar janë vazhdim i një historie, që ka nisur kohë më parë, në vitin 2007, kur u nënshkrua kontrata e parë e lobimit me kompaninë “Euro Ridge”, në pronësi të ish-sekretarit për Sigurinë e Brendshme në SHBA, Tom Ridge.

Që nga ajo kohë, kontratat për lobim dhe për kurimin e imazhit të qeverisë shqiptare në sallonet e politikës amerikane kanë vazhduar vit pas viti. Në 2009 del në skenë “Patton Boggs” dhe më vonë “Podesta”. Dy kompani që, sipas “Sunlight Foundation”, vetëm për periudhën 2011-2013 kanë marrë nga qeveria shqiptare rreth 2,4 milionë dollarë për shërbime lobimi.

pagesat per podestan

“PODESTA” FUSHATË PËR PD

Shkrime kundër Edi Ramës se financoi ilegalisht Obamën
Shkrimet kundër Ramës janë botuar në një portal interneti konservator amerikan, “Daily Caller”, midis 29 majit e 18 qershorit 2013, pak para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri, që u fituan nga koalicioni i qendrës së
majtë i Ramës me diferencë të thellë teksa fitoi 84 nga 140 vende në Kuvend. “Daily Caller” e akuzonte Ramën se ka financuar ilegalisht PD të Obamës nëpërmjet një biznesmeni shqiptaroamerikan, për të siguruar një mundësi që të dilte në fotografi me presidentin amerikan më 8 tetor 2012. Sipas Aktit Federal amerikan të Fushatave Zgjedhore, ndalohet çdo i huaj të kontribuojë apo të shpenzojë para për zgjedhje në shkallë shtetesh, federate apo lokale në SHBA, direkt apo indirekt

Redaksia Online
(e.s/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren