Berisha paralajmëron: Do dalin përgjime të komunikimeve të fshehta të qeveritarëve me bandat! Ka emra ministrash, drejtorësh e prokurorësh

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se do të publikohen përgjime të politikanëve shqiptarë duke komunikuar me bandat. Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, Berisha u shpreh se përgjimet janë kryer nga disa shtete të huaja, ndërsa komunikimet janë bërë nëpërmjet aplikacionit SKY ECC. Sipas Berishës, të përfshirë janë ministra të niveleve të larta, por shtoi se nuk i kishte emrat.

"Informoj shqiptarët se hetimi i fundit i kryer nga disa shtete, Itali, Belgjikë, Gjermani, Francë e shtete të tjera, pas zbulimit të një aplikacioni që përdornin bandat shqiptare dhe qeveritarët për komunikime të fshehta, themelet e narkoshtetit po dridhen. Ju garantoj se në ato përgjime ka emra ministrash drejtorësh , prokurorësh gjykatësish e shumë të tjerë. E mirëpres si një zhvillim pozitiv në betejën kundër narkoshtetit. SKY ECC është aplikacioni. Janë zbërthyer, e di si do dalin, lere mos e pyet. Ju garantoj që janë mera ministrash të të gjitha niveleve, unë nuk i kam emrat", tha Berisha.

"Sky ECC” është një aplikacion komunikimi i cili përdoret nga grupet kriminale por që së fundmi është arritur të thyhet nga autoritete.

Berisha mund t'i referohet një operacioni ndërkombëtar ku u përfshinë autoritetet ligjzbatuese të 7 vendeve që çoi në shkatërrimin e një prej rrjeteve shqiptare të trafikut të kokainës në Europë. Operacioni ka nisur që në tetor të 2021 ndërsa janë vënë në pranga rreth 110 persona.

Ata dyshohen se e importonin kokainën nga Amerika Latine nëpërmjet porteve të ndryshme europiane, organizonin dhe transportonin ngarkesat nëpërmjet avionëve, anijeve, makinave, e kamionëve dhe drejtonin tregun. Spanja dhe vende të tjera të Bashkimit Europian u përdorën për të pastruar të ardhurat nga tregtia e tyre. Operacion u bë i mundur pikërisht falë informacionit të marrë nga hakimi i shërbimit të kriptofonit Sky ECC

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lci: 17/02/2022 12:47

    Pergjimet dolen dhe per ILIR METEN! dhe ja mbylle ti, me gjygjtaret tuaj privat qe komandoheshin nga ti o non grata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?