Berisha del nga SPAK tregon si u përpoq të intimidonte prokurorët: Si ka mundësi, çfarë qeniesh jeni ju? U fshehën nën tavolinë kur përmenda Ramën

 

Sali Berisha zbuloi dhe detaje nga biseda me dyer të mbyllura në SPAK. Ndër të tjera për gazetarët Sali Berisha sulmoi prokurorët se po bëjnë hetim të njëanshëm duke mos hetuar Edi Ramën. 

"Kur përmenda Edi Ramën vetëm sa nuk u futën nën tavolinë.  I pyeta. Si ka mundësi. Çfarë qëniesh jeni ju! Edi Rama ka firmosur ndryshimin e destinacionit në një kohë kur nuk kishte pavarësisht nga privatizimi, ishte pronë shtetërore.

Si ka mundësi që Edi Rama firmos Urba planin përsëri e kalon të gjithë klubin në zonë dhe ju nuk përmendi asnjëherë. Rama firmos lejen e sheshit të ndërtimit dhe ju nuk guxoni ta përmendni. Si ka mundësi që Edi Rama firmos lejen e ndërtimit dhe ju mashtroni, thoni që I ka firmosur Lulzim Basha. Basha ka firmosur por ka firmosur Rama e Veliaj.

Si ka mundësi që ju injoroni Edi Ramën kur gjykata ka dënuar atë për shkelje ligji dhe e ka dënuar me 320 mijë euro, se nuk zbardhte lejen pasi e mori vesh që Jamarbër Malltezi ishte pronar dhe lejen e miratuar e bllokoi.

Gjykata e urdhëroi në të gjitha nivelet të japë leje, se ishte e miratuar. Edi Rama edhe pas kësaj conte inspektorin dhe e bllokonte. Pronarët shkuan sërish në gjykatë, e ajo e dënoi me 320 mijë euro e këta, grup i strukturuar kriminal nuk guxonte të përmendte emrin e tij" tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Afera ‘Partizani’/ Berisha me policë çohet në SPAK, sulmon prokurorët e Dumanin: Grup i strukturuar kriminal, po përdoren nga Rama (VIDEO+ FOTO)


S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen