Berisha prej javësh bllokon foltoren e Kuvendit, Rama porosi deputetëve: Do votohet rendi i ditës! Balla: Shkarkim i Nikollës? S'merret parasysh

Teksa ish-Kryeministri Berisha dhe deputetët e tij e kanë bërë ‘zakon’ që të bllokojnë foltoren e Kuvendit në ccdo nisje të seancës plenare, duket se mazhoranca e ka gjetur zgjidhjen.

Gazetari i Report Tv, Ermal Qorri, ka mësuar se në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar socialist kryesocialiste Rama i ka dhënë porosi deputetëve se nëse PD bllokon kuvendin do votohet rendi i ditës pavarësisht nëse bllokohet foltorja. Do të ndiqet taktika që u përdor  herën e fundit për të mos bojkotuar punimet.

Për këtë çështje ka folur në konferencën për shtyp edhe kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Ai tha se nëse nuk do ketë më zhvillimin normal, kuvendi duhet të veprojë. Sa i përket kërkesës për shkarkimin e krye parlamentares Nikolla, Balla tha se kjo kërkesë nuk meriton të merret në konsideratë.

“Këta mund të kërkoj shkarkimin e qeverisë, shpërndarjen e parlamentit, por e para është që nuk gjej argument të kërkosh shkarkimin se kryetarja e kuvendit, në kushtet që në të gjithë veprimtarinë e vet edhe në rastin e seancës së fundit ka zbatuar rregulloren e Kuvendit. Rregullorja e Kuvend përcakton qartë sesi disponon me vendimmarrja e kryetarit i kuvendit në momenti që bllokohet foltorja dhe po ashtu në kushtet që kuvendi e ka të pamundur të përmbyllë atë që është detyrimi i vet themelor, në këtë rast është miratimi i çështjeve që kanë në rendin e ditës.

Dua tua bëj të qartë që as një lloj kërkese e kësaj forme nuk miratohet dhe nuk vlen të merret as në konsideratë. Do mundohemi që diskutimet të zhvillohen dhe në këtë frymë përpjekje për të vazhduar punën normalisht. Situa e krijuar është qesharake. Më datë 16 janar ishte përcaktuar se do kishte nga një fjalë vetëm nga kryetarët e grupeve, çohet dikush topin e kam unë, foltoren e kam zënë nuk e lëshoj më. Si ta zgjidhim këtë çështje. Situatë qesharake. Ajo që ka rëndësi është që kush mendon dhe pretendon se merr peng kuvendin e ka gabim”, tha  Balla.

Dosja e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal ishte dje ‘kali i betejës’ i opozitës dhe u kthye në një ‘mollë sherri’ në Kuvend mes opozitës dhe maxhorancës. Debatet dhe kaosi i krijuar në Kuvend çuan deri në mbylljen e seancës dhe përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Nga ana tjetër, grupi i Alibeajt njoftoi se do të kërkojë shkarkimin e Nikollës.

Para nisjes së seancës, 16 deputetë nga grupi i Berishës kërkuan që të ndryshohet rendi i ditës dhe të futej në diskutim takimi i kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e FBI-së, në praninë e Agron Nezës, person i cili akuzohet se i ka dhënë McGonigal 225 mijë euro dhe nuk i ka deklaruar. Kërkesa e këtij grupi u rrëzua nga votat e maxhorancës.

E kthyer tashmë në një ‘zakon’ thuajse të përjavshëm, Berisha dhe deputetët e tij bllokuan foltoren dhe vijuan komunikimin live me ndjekësit në rrjetet sociale. Deputetët e Berishës krijuan kaos duke përplasur duart mbi tavolinë, ndërsa ish-kryeministri nuk pranoi të largohej nga Foltorja pavarësisht paralajmërimit të Nikollës.

Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Edi Paloka nuk do jenë në punimet e Kuvendit, përfshirë mbledhjet e komisioneve dhe seancës plenare, për 10 ditët e ardhshme pasi u përjashtuan. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:25
Komision Hetimor për çështjen ‘McGonigal’? Balla: Po ndryshojmë ligjin! Firma e ‘non grata-s’ nuk merret parasysh

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka thënë sot edhe një herë se firma e Sali Berishës nuk do të merret parasysh në asnjë rast. I pyetur nëse do të ketë një komision hetimor për çështjen e dosjes së agjentit të FBI, Balla tha se mazhoranca po merret me ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore.

“Lidhur me komisionet hetimore ne kemi ngritur një komision të posaçëm për ngritjen e komisioneve parlamentare dhe që lidhet me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Janë plot 6 të tilla dhe që duhet të adresohen edhe nga Kuvendi i Shqipëri. Që nga viti 2004 deri më sot në vitin 2022 nuk janë future në legjislacion vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sa i përket kësaj çështjeje mund të them që kemi të bëjmë me një rast të veçantë, që çdo parlament do të zgjidhte të njëjtin parim. Kemi një person ‘non grata’ nga SHBA që është turpi këtij Kuvendit dhe ne me vendimmarrjen tonë politike nuk do ta marrim në konsideratë firmën e tij”, tha ai.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë