DOKUMENTI/ Berisha prej vendimit të Zhukrit sillet si kryetar, por në Gjykatën e Tiranës figuron ende Basha! Të gjithë, përveç ish-Kryeministrit, presin Apelin
Luzlim Basha dhe Sali Berisha
TIRANË- Ndonëse Sali Berisha sillet si drejtues i PD dhe e ka marrë të mirëqenë faktin se sipas tij Komisioni i Rithemelimit është një organ legjitimin dhe vendimet e tij janë të detyrueshme për zbatim, në Gjykatën e Tiranës rezulton ende Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike. Komisioni i Rithemelimit prej datës 25 marsit ka marrë kontrollin e selisë së PD-së, por gjykata nuk e njeh atë ligjërisht. Shqiptarja.com ka siguruar dokumentin, i cili mban datën e sotme dhe Gjykata e Tiranës sqaron se partia drejtohet nga Basha.
Gjykata e Tiranës ende nuk ka regjistruar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri i cili njohu ndryshimet statutore të Sali Berishës, pasi vendimi i tij është apeluar nga PD dhe ende nuk është dhënë një vendim i formës së prerë. Pritet që Gjykata e Tiranës të japë një vendim nëse do të pranohet apo jo ankimi i Enkelejd Alibeaj.
Kjo mund të jetë edhe arsyeja sepse diplomatja amerikane Yuri Kim e njohu publikisht Enkelejd Alibeajn si kryetar në detyrë i Partisë Demokratike.
Nga ana tjetër, Komisioni i Rithemelimit thotë se ky ankimin është i pavlefshëm, pasi nënkryetarët dhe kryetari i PD-së janë shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Madje, Sali Berisha ditën e sotme sulmoi ambasadoren amerikane Yuri Kim hapur për faktin se ajo e quajti një ditë më parë Enkelejd Alibeajn kryetarin në detyrë të PD-së. Berisha deklaroi se Kim po shkel Konventën e Vjenës si edhe Kushtetutën e Shqipërisë. Duke e quajtur Kim guvernatore dhe jo ambasadore, Berisha tha se nuk e përcakton ajo kryetarin e partisë.
Kujtojmë që Gjykata e Tiranës më 25 mars regjistroi ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.

Dokumenti që tregon se Luzlim Basha drejton Partinë Demokratike
SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tjetër JO për negociatat nga BE, mendoni se Rama ka të drejtë me gjuhën e ashpër ndaj liderëve të Brukselit?
-
PO
84.8%
-
JO
11.9%
-
NUK E DI
3.3%
Vota total: 4783
Lajme të tjera
-
Berisha ‘harron’ bashkimin e PD: Opozitën e drejtoj me Metën
24 Qershor, 16:33
-
Frrok Çupi: Mirë se po bëjnë vetëvrasje, por pse marrin të tjerë me vete?
24 Qershor, 16:19
-
Vilat e ‘bllokmenëve’ të rinj në Lalz dhe trauma e rinisë për pasurim të shpejtë
24 Qershor, 12:34
-
Samiti i BE-së, Berisha: Rama dëshmoi se është rreshtuar me Ballkanin e Putinit, ishte si vasal i Vuçiç
24 Qershor, 11:17
-
Kërkesa e PD për heqjen e mandatit të Xhaçkës, shtyhet mbledhja e Këshilli të Mandateve! PS: Të lexojmë dokumentacionin! Alibeaj: Kërkoni ta hiqni nga vëmendja
24 Qershor, 10:47
-
Kronika e së enjtes dhe rrëfimi për Babon! Nga mjaullimat e Braçes, tek lozonjari Pandi e ne të opozitës, që ua bëmë 8 me 2
24 Qershor, 10:13
-
Të gjitha ‘krimet’ e Belind Këlliçit
23 Qershor, 18:51
-
Problemet e 'Shtëpisë së Lirisë' 3 muaj pas 'suksesit' të Shkodrës
23 Qershor, 18:00
-
Gjenocidi serb dhe Investimet strategjike shkaktojnë debate në Kuvend! Balla: Berisha, bashkëpunëtor i Millosheviçit! Bie propozimi i PD-së për Komisionin
23 Qershor, 08:10
-
Mero Baze: Gjysmë ore pro evropian!
22 Qershor, 18:56
-
Tritan Shehu në Report TV: Jam kundër negociatave me grupin e Alibeajt! Pas 24 korrikut bashkëpunojmë ngushtë me Metën
22 Qershor, 17:49
-
Skeda/ Qeveria Rama 6 vendime në 7 vite për rritjen e pagave të ushtarakëve, Berisha u hoqi ushqimin para se të largohej nga pushteti në 2013
22 Qershor, 15:53
Me vjen mire qe po i jetoj keto dite e qe po shoh sesi po cmendet Sali Sheqere Berisha.
Përgjigju