Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha

Në një kohë që nota mesatare e nxënësve që mbarojnë gjimnazin për të vazhduar studimet e larta në universitet është e ulët, kreu i Partisë Demokratike ka premtuar heqjen të mesatares për pranimin në universitete.

Në një konferencë për media ditën e sotme, ai u shpreh se studentët do marrin 200 euro çdo muaj.

‘Po të shkosh të marrësh të gjithë gjimnazet periferike, e kanë nën 6.5 mesataren. E privon arsimin nga njëri nga funksionet bazë që është edhe lufta kundër varfërisë. E privon nga funksion, midis të tjerash. Ndaj këto kohë që kanë mbetur, le të jenë kohë beteje për të vërtetat që ne besojmë.

Betejë për t’u dhënë shqiptarëve sistemin arsimor më cilësor të mundshëm në kushtet e këtij vendi. E njëjta gjë për shëndetësinë, por sot jemi te arsimi.

Ndaj dhe i ftoj edhe gjimnazistët, të mos harrojnë se në vitin e ri universitar, pa mesataren e partisë. Të hapura dyert. Dhe jo vetëm kaq, po minimumi jetik do aplikohet për çdo student, 200 euro. Karta e studentit do të pasurohet me një seri lehtësirash të tjera. Ne, siç kam deklaruar këto ditë, do të fusim gjerësisht në përdorim kartën e konsumatorit për të rikthyer TVSH-në pensionistëve, rrogëulurve dhe atyre që janë në nevojë. Por studentët nuk mund të mos jenë përfitues si këta të tjerët.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligji për kanabisin do shkojë për votim në Parlament, përplas mazhorancën me opozitën tek ‘Shëndetësia’, Vokshi: Votuat kundër minimumit jetik, na sillni këtu kanabisin

Ligji për kanabisin do shkojë për votim në Parlament, përplas mazhorancën me opozitën tek ‘Shëndetësia’, Vokshi: Votuat kundër minimumit jetik, na sillni këtu kanabisin