Berisha prish marrëdhëniet me shoqatën 'Vatra', Evi Kokalari 'hidhet' në sulm: Janë marrë peng nga Rama

Evi Kokalari

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha duket se i ka prishur marrëdhëniet me shoqatën shqiptare 'Vatra' në Amerikë, që jo pak herë kanë dalë në mbrojtje të Berishës, madje edhe pas shpalljes së tij 'non grata' nga SHBA.

Prishjen e këtyre marrëdhënie e reflekton më së miri edhe emigrantja Evi Kokalari, e cila është një prej ithtarëve të Sali Berishës. Me një postim në Facebook, Kokalari akuzon funksionarët e kësaj shoqate se janë blerë nga kryeministri Edi Rama.

"Duket qartë që drejtimi i Vatrës është marrë peng nga instrument të Ramës, që bie në kundërshtim me parimin anti-komunist dhe patriotik që Vatra ka mbajtur që në fillimet saj.

Personalisht, kam kohë që kam shprehur pakënaqësine time për Elmi Berishën, madje e kam quajtur një gabim që Vatrës do ti kushtoj, dhe shoh që të tjerë nga komuniteti po e kuptojnë këtë tashmë.

Ironia më e thellë është kur sheh Bahri Omarin në foton kryesore të faqes së tyre në median sociale, ndërkohë që drejtimi që Vatra ka marrë, është komplet në mbështetje të atij që po instalon monizmin në Shqipëri", shkruan ajo mes të tjerash.

Berisha e ka 'përdorur' gjithmonë shoqatën 'Vatra' për interesat e tij, por nuk dihet ende se çfarë çoi në prishjen e marrëdhënieve të ngushta mes tyre.

J.SH./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gora: 01/12/2021 05:31

    po po nje gje po ju vajti shtrember ja hidhni fajin Rames ,po kure nuke jeni ju te zote mire ja u bene hyy plera

    Përgjigju
  • Iris: 01/12/2021 02:05

    Koka-Q-anon,VATRA nuk eshte marre peng nga Rama,por kohet ndryshojne,brezi i Nolit e Konices ka ikur me kohe,po keshtu dhe brezi i te arratisurve ka ikur,ose eshte ne ikje e siper.Tani ka ardhur brezi i ri qe nuk pyet shume per komunistet e ballistet dhe nuk mahnitet nga aura e zvjerdhur e fallso e Berishes,pasi e njohin me mire.

    Përgjigju
  • DELIRANT KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 30/11/2021 21:37

    Ore po ku i gjeni kto figura karagjoze të skaduara si evi koko karri që na i nxirni nëpër medje. Po kjo është turp i pa par me kto figura të skaduara që hiqen si politikane kanalesh të ujrave të zeza. Prandaj dhe Shqipri halle madhe është në ktë gjēndje se figurave të tilla u jepet vëmndje. Në një koh që figura si kokokarri dvlejn as për pastruse wc je.

    Përgjigju
  • Soba: 30/11/2021 19:01

    Padyshim qe eshte mare peng nga Rama, se nuk mudesi te jesh kunder Berishes , asnje nuk mund te jete kunder Berishesh. O Zot …

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që Basha e Berisha të garojnë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme vendore?



×

Lajmi i fundit

John

'Dita do të jetë me perspektiva të shkëlqyera për romancën tuaj'...Mësoni çfarë thotë horoskopi për ju sot