TIRANE - Ish-Kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje për protesta studentëve me pretendimin se tarifa e studimeve të nivelit “Master” është rritur ndjeshëm.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha shprehet se tarifat e studimit në Master shkencor apo profesional, janë 2-5 herë më të larta se në të gjitha vendet e Evropës.
Në këtë konteskt, ish-kryeministri thekson se vazhdimi i studimeve “Master” është kthyer nga qeveria aktuale, në një privilegj për pakicën, duke shtuar se në këtë mënyrë universitetet janë shndërruar në një mollë të ndaluar për të varfrit e vendit. Për këtë, Berisha u bën thirrje studentëve për protesta, nisur edhe nga ajo e zhvilluar ditën e sotme nga studentët e Universitetit Politeknik në Tiranë.
Më poshtë postimi në rrjetet sociale i Sali Berishës:
Protesta studentore si qëndrim frymezues ndaj padrejtësive! Te dashur miq, prej disa ditësh studentët po protestojnë:
- Kundër rritjes së tarifave universitare që nominalisht janë më të larta se në 96% të vendeve, kurse realisht janë 2-5 herë më të larta se në të gjitha vendet e Europës
- Kundër shndërrimit të masterit në privilegj për pakicën dhe ndëshkuar shumicën e studentëve tanë, duke përmbysur kështu sistemin europian të Bolonjës
- Kundër antirefomës për kalimin mbi supet e familjeve shqiptare të të gjithë faturës së shkollimit të femijëve të tyre me sistemin e kreditimit duke i zhytur në borxhe gjithë jetën
- Kundër shndërrimit të universiteteve në mollë të ndaluar për të varfërit e vendit. Protesta studentore është rruga e vetme për të qëndruar ndaj padrejtësive.
Studente dhe studentë, të reja dhe te rinj, bashkohuni në protestë për të ardhmen tuaj! Shembulli i studentëve duhet të frymezojë çdo qytetarë. Studentët do fitojnë! Sb
Ditën e sotme, studentë të Universitetit Politeknin, zhvilluan një protestë në hyrje të këtij universiteti kundër rritjes së tarifës së studimeve në nivelin “Master”.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com