Berisha-Ramës: Kur do lodhen
vrasësit së lari hesapet në vend?!

Berisha-Ramës: Kur do lodhen<br />vrasësit së lari hesapet në vend?!
TIRANË - Berisha përmes rrjetit social “Facebook” i kërkon “miqve” të tij virtualë që t’i drejtohen me një pyetje kryeministrit Rama se: Kur do të lodhen vrasësit së lari hesapet në këtë vend?!
 
Ish-kryeministri Berisha teksa thekson se Rama inkurajoi krimin me deklaratën e tij se vrasjet janë larje hesapesh mes krimineleve te dorës së parë, teksa shton se “Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të pyesim Edvinin, që premtoi se për 300 ditë do vendoste rendin, edhe për sa kohë nuk do lodhen vrasësit së lari hesapet, që në Shqipëri të vendoset rendi???”
 
Sipas Berishës statistikat tregojnë një bilanc lufte pasi në 24 orët e fundit ka 7 të vrarë dhe të plagosur të moshave nga 4 - 50 vjeç.
 
“Ky është bilanc lufte. Rama loz basketboll ne Vlore kurse zëdhënësi i tij për rendin bën pushime ne jahte ultraluksoze me 170 mijë euro java, ose thuajse 30 mijë euro dita”- shkruan Berisha në rrjetin social “Facebook”.

berisha fb
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'