Berisha: Rama e Meta dorëzuan
dosje për njëri-tjetrin në BE

Berisha: Rama e Meta dorëzuan<br />dosje për njëri-tjetrin në BE
TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, mendojnë se kanë ende armiqë të jashtëm.

“Leksioni bajat paranojak i Rames: "Fajin e ka Europa që nuk beson gënjeshtrat tona", largon më tej statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Kurse për Metën faijn e ka Hollanda sepse Berisha është bërë me hollandez se Basha”, e quan ish-kryeministri Sali Berisha.

“Këtyre zotërinjve ora iu ka mbetur tek armiku i jashtëm!”, thotë ai në Facebook.
 
“Të dashur miq, ju duhet ta dini se Rama dhe Meta kanë depozituar dosje për njëri-tjetrin në kancelaritë kryesore të Europës. Gjatë lobimit për statusin e vendit kandidat partnerët, ndër të tjera, ju dhanë si dhuratë për festat e fundvitit edhe kopjen e akt-akuzës së dorëzuar nga bashkëkryetari tjetër. Por megjithë këtë ata bërtasin "Fajin e ka Europa" sepse ata padisin njeri-tjetrin, natyrisht edhe Berisha, sepse loboi sa mundi për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë”, përfundon mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berishën në Facebook.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK