Berisha-Ramës: As me 3 jetë nuk 
bën dot sa Basha, të palosi në 2011

Berisha-Ramës: As me 3 jetë nuk <br />bën dot sa Basha, të palosi në 2011
TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha është kthyer në mbrojtësin e liderit demokrat Lulzim Basha ndërsa mbajti fjalën në sallën e Kuvendit në seancën e kësaj të enjteje. Deputeti demokrat ka listuar njëra pas tjetrës arritjet e Bashës në postet e ministrit që ai ka mbajtur përgjatë qeverisjes së djathtë. Berisha i kujtoi Ramës humbjen përballë Bashës në zgjedhjet lokale të 2011-ës për Bashkinë e Tiranës.

“Dhe tre jetë të kesh ti nuk i bën dot ato që ka bërë Lulzim Basha. Në fund të fundit të ka palosur në 2011”, tha ish-kryeministri.
 
Në takimet elektorale për prezantimin e kandidatë për kryebashkiak kryeministri Rama ka sulmuar mungesën e projekteve nga ana e demokratëve në pushtet, e në këtë kontekst deputeti Berisha pa të arsyeshme të radhisë  
 
“Po pse për opozitën shkon në fushata te qytetare? Po je kryeministër ore shkon për qytetarët. Se i kujton budallenj, ata janë më të mençurit se të gjithë ministrat këtu. Po për Bashën, ishte ministër thotë ça ka bërë? Ka qenë ministër i Punëve Publike ishte promotor jetik për Rrugën e Kombit mësoje. Ishte ministër i Jashtëm, ishte promotor  i anëtarësimit në NATO. Ishte Ministër i Punëve të Brendshme bëri vizat, në një kohë kur ti nuk ke shitur as tre tablo të tuat, kur zhduke sipërfaqet e gjelbërta të kryeqytetit”, tha Berisha.
 
Sipas Berishës, është mazhoranca aktuale ajo që ka mungesë projektesh, duke theksuar se shumica e rrugëve kanë qenë të nisura nga ish-qeverisja e djathtë.  
 
“Nuk keni shtruar rrugë se bleni palma, o palmaxhinj. Mos qeshni se është për të qarë se shkon palma 6 mijë euro në një kohë kur pronari e shet 400 euro. Se aty dalin para më shumë. Si mor nuk keni një projekt të filluar dhe të përfunduar. Shkon e thua do ndërtojmë rrugën Korçë-Qafë Plloc? Po kush e filloi këtë rrugë more zotëri, e filluam ne. Rrugën e Arbërit a e gjetët në sirtar kontratën me kinezin?”, tha deputeti demokrat.
 
Ardhja e ish-kryeministrit Berisha në sallën e Kuvendit rastisi në të njëjtën kohë me mbërritjen e shefit të mazhorancës Edi Rama. Por ndërsa Berisha vijonte të fliste në foltoren kryeministri është larguar e ky moment nuk mundi të shpëtonte pa komentin e zotit Berisha.
 
“Ike? ka frikë nga fjala jo nga unë, e vërteta atë e tmerron”, përfundoi ai.


(VIDEO: Fjala e Berishës)

Diskutimet gjate seances plenare

Ora 14:45 Bushati: Kam gjetur qarkore për një sërë diplomatësh të emëruar nga Berisha
Kam mbajtur shënime sot dhe kam mësuar shumë gjëra që nuk i dija se paska diplomaci territoriale, shëndetësore, thashethemore. Do kisha preferuar qe sot të kishim një debat por diplomacinë energjetike aq më tepër kur rryma e jugut është mbyllur dhe sot TAP ka një rëndësi edhe me të madhe. Do kisha dashur të flisnim dhe për diplomacinë e aktorëve të tretë në rajon, për vijat e kuqe që duhet të kemi. Po opozita jonë nuk do që të flasë për këto gjëra. Kur unë kam ardhur në zyrën e ministrit të Jashtëm kam gjetur një sërë qarkoresh për diplomatët tanë që shërbenin në vende të ndryshme të BE. kishte qarkore pafund për të gjithë ata që ka mburrur Berisha se i ka zgjedhur vetë. Kam gjetur edhe qarkore ku ndërtoheshin procese gjyqësore se si dhe kujt duhej t’i vihej faji, kam gjetur qarkore ku i bëhej një interpretim punës së Arben Ristani, se si duhet numëruar vota në kutinë e gabuar. Kam gjetur qarkore ku tentohej që të transformohej një sallë gjyqi ku secili bën akuza dhe askush si merr mbrapsht.

Ora 14:30 Paloka mazhorancës: Mos prekni xhepat e shqiptarët se do përballeni me aspak qetësi dhe aspak dashuri me shqiptarë
Deputeti i Pd Paloka gjatë seancës së sotme plenare ka reaguar së pari ndaj kryeparlamentarit Meta lidhur me replikat e sotme në seancë me Jozefina Topallin duke i kërkuar të mos përdorë mikrofonin dhe pozitën e tij  për të shprehur duftet.Paloka  ka shprehur edhe shqetësim lidhur me fushatën zgjedhore duke akuzuar të majtën se po blen votat dhe kryeministrin se injoron hapur kandidatët e opozitës.

paloka

"Del Rama shan kandidatët e opozitës dhe thotë votoni kta se ata të pd janë burra të mirë po sduhet ti votoni sepse se duhet ti mbushni xhepat kryeministrit thotë edhe po votuat kandidatët e Pd ne do jua bllokojmë fondet"- shtoi Paloka
 
Gjatë fjalës së tij Paloka tha se Rama pret 21 qershorin që ti bëjë dy dhurata shqiptarëve njërën që e ka thënë vetë dhe një që është publikuar në media.

“Rama pret 21 qershorin të japi dhuratat per shqiptarët: E para është reforma e ujit..çfarë do të bëjë? Do rrisi çmimin ,do i presi ujin atyre që do ta paguajnë dhe atyre që duan të lahen e nuk rrinë dot pa pirë ujë doti fusi në burg. Dhe e dyta legalizimet falas i ka në sirtar këto vendime për shqiptarët. E nxorrën në  media kush nuk do paguajë paratë për legalizim do ti bllokohet shtëpia , kto janë dhuratat që i presin shqiptarët”- tha Paloka

Së fundmi Paloka shtoi se nëse mazhoranca do të prekë lirinë e votës dhe do të blejnë votat e shqiptarëve nëse do të guxojnë do të përballen me aspak qetësi dhe aspak dashuri me shqiptarët.

Ora 11:59 Vokshi: Rama-Beqaj vjedhin fondin e ilaçeve përmes recetave false
Deputetja e PD Albana Vokshi ka bërë një denoncim që sipas saj përbën skandalin më të madh të ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Sipas Vokshit, ISKSH-së i është shkaktuar një dëm ekonomik prej 1.5 miliard lekësh të fshehur nga kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë.
Vokshi ka pohuar se kjo skemë vjedhjeje aplikohet përmes recetave false pikërisht me kartën e Shëndetësisë dhe ka nisur tre muaj para marrjes së pushtetit nga qeveria Rama.
vokshi

Në  Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, ose në ISKSH, plot 1.5 miliard lekë është dëmi ekonomik që është mbajtur i fshehur nga kryeministri dhe ministri por vetë grupi i kontrollit të kryeministrit thotë se dëmi llogaritet të jetë edhe më i madh. Pëmes recetave false vidhen ilaçet që duhej të shkonin për njerëzit në nevojë. Vjedhja ka nisur tre muaj pasi qeveria juaj erdhi në pushtet. Vjedhja u bë pikërisht me kartën e shëndetësisë, skemën e rimbursimit të barnave. Iu deshën tre muaj  për ta realizuar. Kryeministri në vend që të bënte batuta me gratë dhe për gratë , duhej të ishte sot në Parlament sepse prej një muaji në zyrën e kryeministrit gjendet raporti me vjedhjen që është dhe skandali më i madh i parë ndonjëherë”.

11:51 Balla-Pollos: Mos u merr me familjen se s’ja di rëndësinë
Gjatë fjalës së Pollos, Balla i është kundërpërgjigjur se ‘deputetët që kanë konflikt interesi me këtë çështje nuk mund të flasin

Deputeti i opozitës u mor me shumë gjera. Por kritikoi dhe familjen dhe martesën. Deputet që kanë konflikt interesi me këtë çështje nuk mund të flas.”, tha Balla.



11:49 Beqaj: Pollo flet skiç
Ministri Beqaj e akuzoi deputetin Pollo se ai flet skiç pasi nuk e di fare se si është situata
 
Mesa duket parafolësi ka ikur skiç ose po i lexon skiç ato që i kanë shkruar. Ndjej që spitali opstetrik ka vetëm një autoambulancë e cila nuk punon prej vitesh e megjithatë shpenzon karburant. Meqë po flasim për këtë spital, janë gjetur 100 milion lekë shpenzime për ilaçe të skaduara si dhe dhjetëra mijëra dollarë të tjerë të çuara dëm. Këtë e kam thënë atë ditë, e them dhe sot, por ka dhe gjëra të tjera



11:45 Pollo: Beqaj inspektime në terren për të gjetur kleçka

Deputeti demokrat Genc Pollo ka akuzuar ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj se ai ka filluar të inspektojë Tiranën me qëllimin që të gjejë për Erion Veliajn një gabim të doktor Kosovës duke u ndalur edhe tek spitali obstetrik.
 
Ministri ka nisur të inspektojë Tiranën që të gjejë një kleçkë për të kapur një gabim të Halim Kosovës që më pas atë t’ia përdorëVeliaj në Fushatë. Ka filluar të merret dhe me gratë tani duke shkuar në spital gjasme për inspektime”

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë