Pavarësisht pompës së madhe që po përpiqen t’i japin datës 7 korrik si ditë e demonstrimit të madh anti-Rama, e gjitha është në kuadër të vërtetimit të tezës se tashmë PD është e Berishës.
Ashtu si të gjitha aksionet e mëparshme edhe ky miting është pjesë e operacionit mediatik për të treguar që tashmë PD është e Berishës. I tillë ishte kongresi i dhjetorit, zgjedhjet në PD, gjyqi i Gon Zhukrit, votimet e marsit ku nuk u morr vesh sa ishin vota të PD, sa të LSI dhe sa të PS. I tillë është edhe mitingu i 7 korrikut.
Ky miting përkon edhe me muajin e daljes së Metës nga presidenca.
Por koalicioni, realisht nuk kërkon të tregojë forcën kundër Ramës. Ky i fundit në terma elektoral, nuk i trembet fare opozitës. Në këtë moment një ballafaqim elektoral do ta nxirrte opozitën me këpucë të kuqe dhe këtë e dinë shumë mirë edhe dy krerët e saj.
I vetmi qëllim i këtij mitingu është për t’i nxjerrë frikën vetes dhe mobilizuar militantët. Sikurse kësulëkuqja këndonte nga frika e ujkut në pyll, edhe Berisha&Meta thërrasin mitingun për të parë që nuk janë vetëm. Vetëm se ujku i tyre nuk ka ndërmend t’i hajë. Të paktën jo këtë vit.
Nga viti që vjen, në lokalet e radhës do të shikohet sesa është pesha reale e tyre, pasi secili do të luftojë për votat e tij, sikurse makina elektorale e PS do të ndezë motorët për të bërë një luftë serioze me dy kundërshtarë që i ka dërmuar pesë herë rresht. Ku i dihet! Derisa ka ndodhur që bëhesh nuse dy here, edhe Berisha me Metën kanë shpresë të bëhen nuse për herën e gjashtë.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.7%
-
Të gabuar
14.1%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6570
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor, 09:32
-
Sot protesta e opozitës/ Zbardhet ‘skenari’, PD do bllokojë rrugët, policia: Është vepër penale, do ketë pasoja! Do jetë dhe Berisha
23 Dhjetor, 07:51
-
Simon Hadaj: Çfarë di Dumani që e tmerron Sali Berishën?
22 Dhjetor, 18:11
-
11 Maji/ Berisha bën gati alibinë: Rama s’bën zgjedhje, por fasadë
22 Dhjetor, 15:24
-
Mbyllja e Tik Tok, Berisha: Edi Rama vendosi ta ndalojë, aksionet e tij kanë rënë në mediat sociale! Do hapet pas zgjedhjeve, vazhdoni postoni
22 Dhjetor, 15:20
-
Në 1995 e quajti spiun i sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunëtor i Ramiz Alisë' - Berisha para dhe pas vdekjes së Azemit
22 Dhjetor, 13:59
-
Mero Baze: Pse Flamur Noka po betohet se 'nuk merret peng'?
21 Dhjetor, 20:38
-
Ylli Pata: Pse Berisha zgjodhi të bllokojë rrugët para Krishtlindjeve?
21 Dhjetor, 18:24
-
Protesta e opozitës të hënën/ Zbardhet ‘skenari’, rrugët do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
21 Dhjetor, 17:51
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
Kur Sali Berisha thoshte në Parlament: Nëse dëshironi ua sjell edhe këtu Damir Fazlliç
21 Dhjetor, 11:11
-
Berisha non-grata, Alexander Kasanof për VOA: Përcaktim për të ndihmuar reformën në drejtësi dhe SPAK
20 Dhjetor, 18:35