Berisha paralajmëron protesta gjatë verës: Qytetarët nuk e presin dot shtatorin! Nesër PD mbledh kryetarët në rrethe! Nuk ka krisje të marrëdhënies me Metën

Sali Berisha njoftoi krijimin e një fronti opozitar kundër Ramës mes PD së drejtuar prej tij dhe partive të tjera aleate. Ai tha se deri në shtator demokratët do të jenë gati për të protestuar kundër qeverisë. I bindur përfundimisht ka drejtimin e demokratëve, Sali Berisha njoftoi idenë e krijimit të një fronti opozitar mes PD, partive të tjera të opozitës dhe shoqërisë civile si bashkim kundër Qeverisë. Mjeti që do të përdoret, sipas Berishës janë protestat, për të cilat shtatorin e sheh të largët.

I shqetësuar u shfaq sërish për  vendosjen në krye të shtetit të Bajram Begajt, ndërsa marrjen e presidencës prej tij vetëm me votat e socialistëve, e sheh si rikthim të monizmit. Në këtë pikë, nuk ndjen keqardhje se ishte i vetmi ish president i paftuar nga Begaj për ta këshilluar për detyrën në krye të shtetit. Për të startuar përgatitjen për protesta, Sali Berisha do të mbledhë të shtunën kryetarët e degëve të partisë, të zgjedhur prej tij.

Sa i përket marrëdhënies me Ilir Metën, tha se nuk ka krisje ndërsa shtoi se nuk ndihet i keqardhur që nuk ishte në takim me Bajram Begajn si ish presidentët e tjerë pasi sipas Berishës, presidenti i ri nuk do të dëgjojë këshilla prej tij.

"I bëjmë thirrje miqve të Shqipërisë në Europë e SHBA të ndërpresin mbështetjet për regjimin monist të Edi Ramës", tha Berisha duke shtuar se PS ka marrë të gjithë pushtetet, gjë që sipas tij nuk ka ekzistuar që në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës.

“Sot në Shqipëri për herë të parë pas 31 viteve, të gjitha pushtetet janë në duart e një force politike dhe një njeriu të vetëm. Kjo ndodh në çdo nivel të pushtetit ekzekutiv, gjyqësor, në pushtetin vendor apo çdo institucion apo agjensi shtetërore të pavarur. Sot si asnjëherë më parë prej rënies së regjimit komunist, cdo ministër, drejtor është përfaqësues i vetëm një force politike, asaj të PS. Sot njëlloj si në të shkuarën, të gjitha institucionet e larta shtetërore të konsideruara si të pavaruara si presidenti i republikës, KLSH, drejtori i SHISH, ILDP, drejtues të konkurrencës, energjisë etj janë të emëruar e votuar vetëm nga PS.

Kurrë ndonjëherë që nga diktatura e Enver Hoxhës nuk ka ekzistuar një gjë e tillë. Sot, të gjithë drejtuesit e komisionit parlamentar janë deputetë të PS në tërësi. Janë bërë me dhjetëra orë transmetimi, debatesh e lajmesh të lidhura me zgjedhjen e presidentit të ri me të cilën u firmos në mënyrë përfundimtare vendosja e monizmit, por nuk u bë në asnjë moment debat. PD i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të ngrihen në mbrojtje të idealeve demokratike. Zgjidhja është sot më shumë se kurrë në duart e qytetarëve shqiptarë.  PD konsideron jetike krijimin e një fronti opozitar të përbërë nga të gjitha partitë opozitare, shoqëria civile etj të gatshëm për tu përballur me regjimin e Edi Ramës, i bëjmë thirrje të angazhohen me potencialet e tyre. I bëjmë thirrje miqve të Shqipërisë në Europë e SHBA të ndërpresin mbështetjet për regjimin monist të Edi Ramës”, tha Berisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:18
Berisha hedh akuza ndaj Ballës: Do ja them në parlament, prokuroria i ka provat! Të tregojë si e shpërbleu Dumanin

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj Taulant Ballës duke thënë se Prokuroria i ka të gjitha provat për bashkëpunimin e kreut të grupit parlamentar të PS dhe Nuredin Dumanit. 

“Berisha nuk flet pa prova dhe fakte. Garantoj se do t’ja them në sy në parlament. Dumani ka disa javë që ka filluar të flasë. Unë ju them se do t’ja them në Parlament. Nuk ka nevojë t’ja jap unë prokurorisë, i ka të gjitha në dosje. Mund të thuash pse po i fshehë Prokuroria sepse i ka në dosje. Do të them shumë të tjera. Unë do t’ja them në Parlament sy më sy. Atij dhe cilitdo. Ka opozitë të vërtetë. Çdo gjë dhe shumë të tjera. Ai duhet të tregojë si e shpërbleu Dumanin për ta shpëlarë nga akti i vendosjes së revoles…

Ata tregojnë që po e ka vendosur, dyshojnë sepse ky i ka kërkuar të marrin pjesë në fushatën e  tij elektorale dhe ai i ka thënë jo. Revolen ia kanë vendosur në një vend që e shihnin të gjithë. Për revolen e fshehur, pesë vetë janë në burg për këtë. Edhe kuptohet që revolen e kanë vendosur. Po si do e shihnin në një vend të dukshëm një revole krimi? E kanë zor për të gjetur një revole? Se s’mund ta hidhte ai në Shkumbin. Drejtësia vonon, por nuk harron. Kështu që Tao se ka punën mirë. Ka probleme me drejtësinë. Do ketë, jua them unë juve. Ka dhe probleme të tjera ai. Do i bëj publike, por kur do i gjykoj unë. Ai gradualisht do të shkojë atje ku e meriton. Ka problem, është njeri me shumë probleme”, tha Berisha.

Ora 13:04
A u prishën marrëdhënien me Metën?! Përgjigjet Berisha: Nuk ka krisje

 

Aleanca politike me Metën për Sali Berishën nuk ka krisje pas përplasjes për firmën që Presidenti hodhi nga Stambolli për shkarkimin nga detyra të kreut të ri të shtetit, Bajram Begajt.

Ish-Kryeministri tha sot në konferencë për mediat se Kushtetuta në germë nuk ndalon firmosjen e dekreteve jashtë vendit por se ai nuk di raste që ndodhin.

“Të themi të vërtetën, Presidenti mund të mos e firmoste raundin e katërt, por të pestin s’e digjte dot. Duhet të ushtronte detyrimin kushtetues, pastaj ndërhyjnë mekanizma të tjera. Kur kishte check and balance ndërhynin mekanizma të tjera. Ai nuk mund të mos ushtronte kushtetutshmërinë. Është rast unik në historinë vendeve të tjerë. S’ka ndodhur kurrë që të marrësh një ushtarak aktiv dhe ta emërosh president republikës. përveç në rastin e Juntave. S’ka ndodhur asnjëherë!’, tha Berisha.

Ora 13:02
I dha urdhër demokratëve për të mos firmosur 'Investimet Strategjike'? Berisha i përgjigjet Bardhit: S'do jetë e largët dita kur të kuptohet qëllimi i tij

 

Sali Berisha iu përgjigj akuzave të deputetit Gazment Bardhi, i cili tha në Kuvned se ish-kryeministri kishte urdhëruar demokratët që të mos firmosnin për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike.

“Të besosh trillimet e Gazment Bashës është sikur të besosh Lulzim Bashën. Njësoj! Nuk bllokojmë ne, por mund t’ju them se Ali Basha dhe Gaz Basha po i shërbejnë me besnikëri të neveritshme Ramës. Mbajeni mend këtë që ju them. S’do jetë e largët dita kur të kuptohet qëllimi i këtyre”, tha Berisha.

Ora 12:47
Përplasja mes anëtarëve të Rithemelimit, Berisha: Nuk jam në favor të asnjë lobimi! Kokalari zgjodhi vetë të tërhiqet në jetën e saj

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për përplasjen mes Belind Këllicit dhe Evi Kokalarit, të dy anëtarë të Rithemelimit duke thënë se nuk është në favor të asnjë lobimi.

“E kam thënë dhe para jush nuk jam në favor të asnjë lobimi as negativ dhe as pozitiv. Por siç e thatë ju vetë unë duhet të jem realist. Sot në kohën e smartphonit varet nga secili. Këlliçi është një bashkëpunëtor shumë i çmuar dhe ka dhënë kontribut të veçantë në të gjithë ecurinë e PD në përpjekje për rithemelimin. Nuk jam për asnjë lloj lobimi. Sqaroj se Evi Kokalari ka kontribut të çmuar por ajo vendosi vetë të mos kandidojë dhe të tërhiqet në jetën e saj dhe të ndjekë karrierën e saj në partinë republikane me sa di unë”, tha Berisha.

Ora 12:42
Ndiheni i keqardhur që nuk ishe në takim me Bajram Begajn?  Berisha: Është normale! Nuk kërkon këshilla nga unë se nuk merr atë që pëlqen

 

Sali Berisha ka folur për takimin e Bajram Begajt me ish presidentët duke thënë se është normale që nuk ka kërkuar takim me të sepse do të merrte këshilla që nuk do t’i pëlqenin.

“Qëndrimi im ishte publik ndaj zgjedhjes së tij. Ju besoj e keni parë. E konsideroj normale, ai nuk kërkon këshilla nga unë se nuk do të merrte atë këshillë që i pëlqente se zgjedhja e tij u shndërrua në firmosjen e regjimit monist në Shqipëri. Vërtetë mori postin e presidentin por monizmi për shqiptarët është mënxyrë”, tha Berisha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bardhi ndjek live nga telefoni fjalimin e Berishës, batutë dhe me Mediun: Ju pritëm sa ju pritëm, filluam pa ju...!

Bardhi ndjek live nga telefoni fjalimin e Berishës, batutë dhe me Mediun: Ju pritëm sa ju pritëm, filluam pa ju...!